Ndërsa në Tiranë është duke u zhvilluar Konferenca e 41 Ndërkombëtare e Data Protection, e cila ka sjellë në kryeqytet edhe përfaqësues të kompanive gjigante të hi-tech si “Microsoft”, “Facebook” apo “Mastercard”, qeveria e Shqipërisë ka përgatitur një ligj që do të sjellë rregullimin e tregut tonë dixhital.
Projektligji për “Tregjet Financiare të bazuara në Teknologjinë e Regjistrave të Shpërndarë” pritet të dërgohet shumë shpejt në Parlament, duke rregulluar një sektor që në vitet e fundit ka marrë një hov zhvillimi edhe në vendin tonë.
Shfleto ligjin – http://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/223
Ligji i ri përcakton metodat e licensimit të operatorëve vendas apo të huaj, duke i hapur rrugë regjistrimit të kompanive që operojnë me teknologjinë më të avancuar të “Blockchain” edhe në vendin tonë.
Një teknologji e tillë e pahakueshme përdoret aktualisht edhe nga kripto-monedha më e famshme në botë, “Bitcoin”, por “blockchain” është një teknologji që mund të gjejë aplikime në shumë fusha.
Sipas ekspertëve, deri në vitin 2030, shumica e transaksioneve tregtare në botë do të realizohen përmes teknologjisë së “blockchain”, e cila për herë të parë fut konceptin e një kontrate të vetënegociueshme dhe vetëzbatueshme nga ana e biznesit.
Në fjalë të tjera, në momentin e dakordësimit të një kontrate, mbi bazën e kësaj teknologjie ajo bëhet “smart” dhe si e tillë, e vetëekzekutueshme.
Aktualisht, teknologjia “blockchain” po gjen një përhapje të madhe jo vetëm në fushën e tregtisë, por edhe në shëndetësinë e avancuar, “E-Learning”, energjinë e rinovueshme, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e bujqësisë, etj.
Projektligji i hartuar në përputhje me modelet më të avancuara në botë dhe rekomandimet e Bashkimit Europian, synon që duke hapur tregun shqiptare ndaj kësaj teknologji inovatore, të nxisë formimin e start up shqiptare në fushën e hi-tech, duke rritur punësimin, veçanërisht tek të rinjtë.
Një qëllim i dytë i këtij ligji është përshpejtimi i revolucionit dixhital, sidomos përsa i përket pagesave dixhitale, të cilat falë rritjes së transparencës dhe gjurmueshmërisë shërbejnë për të luftuar direkt evazionin fiskal apo fenomenin e pastrimit të parave.
O budallej bitcoin po vjeth leket dhe eshte perze nga gjithe bota ju da ta pranononi ne shqiperi.
Patrioti….
E ke idenë që bitcoin nuk është në asnjë vend të botës ,po vetëm në internet.
As në Shqipëri nuk do të futet .Një miku im që ka këmbyer Euro me Bitcoin në cilin shtet i ka ?
Shumë keqbërës kërkojnë që të paguhen në Bitcoin se nuk duket rruga se nga vijnë dhe ku shkojnë.
Lexo psk më shumë.