Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, falënderoi Rusinë për dërgimin e raketave të sofistikuara për mbrojtjen ajrore.
Vuçic, gjatë vizitës në një aeroport ushtarak pranë Beogradit, tha se është i impresionuar nga ajo që mund të bëjnë sistemet ruse tokë-ajër.
“U jemi mirënjohës miqve tanë rusë që kanë rritur në mënyrë dramatike kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Vuçic.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi.
Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pas gjashtë ditësh stërvitje, ndërsa Vuçic tha se qeveria e tij e ka blerë sistemin Pantsir-S.
“Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishim S-400, askush nuk do të guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçic.
NATO-ja ka bombarduar Serbinë në vitin 1999 për të ndalur dhunën në Kosovë.
Serbia mban lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë, edhe pse thotë se synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Beogradi është zotuar se do të mbetet jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’iu bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, në lidhje me luftën në Ukrainë.
Rusia ka kontribuar në ushtrinë e Serbisë me aeroplanë luftarakë, helikopterë sulmues dhe tanke.
Në një tjetër zhvillim të premten, Serbia nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik, të udhëhequr nga Rusia.
Ta gezoni kete mikun e Frances ne BE. Doni ta beni edhe pjese te NATO-s.
Ketyre u ka ngel ora ne 1913. Por historia po punon per shqiptaret, shqiptaret nuk po punojne per Shqiperine. Turp i madh per ne.
E rren mendja kete trapin. Keshtu mburreshin dhe kur u bombardun nga NATO sepse prodhonin aviona e raketa.
O Qytetar i thjeshte , ke bere nje koment brilant , qarte , shkurt dhe bukur , kot nuk e thosh Konica : shqiptaret , te keqinjt e vetes se tyre , dhe ne gershetim me qendrimet e fuqive te huaja perbejne nje koteil vdekjeprures per Shqiperine dhe shqiptaret ….tung
VUCIC!
Sikur të kishte gjyshja herdhe, do i thonim GJYSH.
Kufiri ndëshqiptar është toka jonë dhe ne kemi tashti sistem tokësor prej disa qindra mijëra luftëtarësh.
Dal or hor se ka horror!
Diletant qe nuk merr vesh as nga ushtria as nga politika.
Mbajtja e nje sistemi te tille ne gjirin e NATOs, do do ta vinte Serbine e izoluar, ne nje presion politik, ekonomik por edhe ushtarak te jashtezakonshem per kembet e saj, e njejta gje sikur te kishte nisur nje program te pasurimit te uranit per tu paisur me arme nukleare.
Ne kuptimin e sigurise serbe nje sisitem i tille e minon ne vend ta forcoje, sepse i versul NATOn. Pastaj nje sistem i tille ne duart e Serbise ne rast lufte nuk ka asnje shans, per shkak se lufta elektronike e NATOs eshte jashtezakonisht e avancuar. Nje sistem i tille eshte i palejueshem vetem per shkak te spiunazhit qe mund te kryej ne periudhe paqe, ne mes te nje hapsire ajrore te dominuar nga NATO.
Uroj qe ta marrin dhe te vazhdojne me kete lloj budallalleku irritues, sfidues dhe te trashe ballkanas, nqs duan qe rrethinat Beogradit te jene kufijte e serbise se neserme!