Kryetifozi i Arsenalit ofendon rëndë Granit Xhakën, Lacazette i jep “like”

28 Tetor 2019, 10:58Sport TEMA

Alexandre Lacazette duket se ka synuar të dërgojë një sinjal indirekt te trajnerit i Arsenalit, Unai Emery, duke i dhënë “like” një postim në Instagram, ku kritikohej kapiteni Granit Xhaka dhe spanjolli, pas barazimit zhgënjyes 2-2 të së dielës me Crystal Palace.

Granit Xhaka u zemërua fort me tifozët që e vërshëllenin, kur u zëvendësua pas 61 minutash lojë.

Ai iu përgjigj atyre me “f *** off”, pak para se hoqi me irritim fanellën e Arsenalit dhe u fut në tunelin e stadiumit.

Pas kësaj sfide të Premier League, tifozi i mirënjohur i “Topçinjve”, Troopz, i cili flet rregullisht te “Arsenal Fan TV”, postoi një mesazh mjaft të hidhur në llogarinë e tij sociale, i cili u pëlqye nga Lacazette, duke lënë të kuptohet se francezi ndan të njëjtat mendime me kryetifozin në fjalë.

Troopz shkroi: “Më vjen keq, u ngopa me këtë tani. Nuk mund të jesh duke fituar 2-0 me Crystal Palace në shtëpi dhe të barazosh. Emery, të kam mbështetur vëlla, por mjaft do të thotë mjaft. Xhaka të shkojë të “q***t”. Nuk dua ta shoh më tek Arsenali (skuadra e parë)”!  #AFC #EmiratesStadium #TimesUp”.

Pas ndeshjes, Emery pranoi se Xhaka kishte reaguar në mënyrë të gabuar, por do të merrej me mesfushorin privatisht: “Ai gaboi, por do të flasim brenda për këtë situate. Dua të jem i qetë, por, me të vërtetë, gaboi në këtë veprim. Ne po punojmë me secilin lojtar se si ta përballojnë presionin. Reagimi ishte i gabuar dhe do të diskutojmë me të”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje