Momente të errëta për Xhakën, përplaset me tifozët

28 Tetor 2019, 09:24Sport TEMA

Prej disa ndeshjesh, Granit Xhaka është caktuar kapiten i skuadrës Arsenalit, por ky vendim i trajnerit Emery nuk është pritur mirë nga tifozët e “topçinjve”.

Për të shkuar edhe më keq për futbollistin me origjinë shqiptare, skuadra është duke koleksionuar disa rezultate radhazi negative.

Kulmi i përplasjes mes tifozëve me kapitenin e tyre ka ndodhur në barazimin 2-2 të së dielës me skuadrën e Crystal Palace.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 60 dhe ndërsa ai po linte fushën e lojës, tifozët e kanë vërshëllyer atë. Mesfushori nuk e ka duruar një situatë të tillë dhe ka reaguar ndaj tyre, ndërsa më pas ka hequr bluzën tejet i nxehur dhe është larguar menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Ky veprim i Granitit është kritikuar edhe nga trajneri Emery pas ndeshjes. “Ai ka gabuar, por do të flasim brenda për atë situatë. Dua të jem i qetë, por ai vërtet gaboi me atë veprim”, ka thënë Emery pas ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje