Interi nuk kap dot kreun e Serie A, ndalet nga Parma

26 Tetor 2019, 20:05Sport TEMA

Interi nuk përfiton nga barazimi i papritur të Juventusit në Lecce dhe mbetet mbrapa kampionëve të Italisë falë rezultatit 2-2 në San Siro ndaj Parmës.

Një rezultat i drejtë, duke parë zhvillimin e pjesës së parë, ku edhe pse Interi kishte kaluar në avantazh falë një gjuajtje të Candrevës të devijuar nga shqiptari Dermaku, aksionet dhe rastet më të mira i ka patur ekipi mik.

Handanovic bën mrekullinë pikërisht ndaj mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, por asgjë nuk mundet ndaj performancës së shkëlqyer të ish-interistit Karamoh, që shënon me një predhë  dhe pak minuta më vonë jep një asist për Gervinjon.

Pjesa e dytë flet më shumë për Interin, që arrin të barazojë pothuajse menjëherë me anë të Lukakut, gol ky që u vlerësua i rregullt nga VAR, por nuk arrin më të mposhtë portën e Parmës, pavarësisht rasteve të shumta.

Me pikën e fituar, Interi ngjitet në kuotën e 22 pikëve, një më pak se Juventusi, dhe humbet një mundësi të artë për ta kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje