Marash Kumbulla vazhdon të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm te Hellas Verona.
Megjithëse 19-vjeç, mbrojtësi kuqezi po aktivizohet rregullisht në Serinë A, madje duke gjetur edhe golin e parë në Itali pak ditë më parë.
Ndërkohë, për të ka interesim nga shumë skuadra elitare në Itali teksa padyshim emri më i madh është ai i Juventusit.
Mesa duket, nuk bëhet fjalë vetëm për një spekulim mediatik duke qenë se gazetat në Itali raportojnë se skautët e Juventusit, po e ndjekin mbrojtësin shqiptar dhe po planifikojnë një operacion karshi tij.
Në ndeshjen e fundit ndaj Sasuolos, skuadra e tij u mund 0-1 ndërkohë që Kumbulla ishte ndër më të vlerësuarit. “Marash Kumbulla bëri një paraqitje shumë të mirë dhe e konfirmoi veten si një nga më të mirët.
Juventusi po e vëzhgon dhe po monitoron performancën e tij dhe po studion mundësinë për ta kaluar në Torino në merkaton e ardhshme. Për më tepër, 19-vjeçari ka idhull Xhorxhio Kielinin”, shkruajnë mediat italiane për të.
Cdo gje qe fluturon haet. Juventusi mesa duket dashka gjysmen e lojtareve te europes.