Njësia amerikane që vrau Al Baghdadin, as Pentagoni nuk e pranon që ekziston!

29 Tetor 2019, 09:11Bota TEMA
Njësia amerikane që vrau Al Baghdadin, as Pentagoni nuk e pranon

Forcat speciale që ndoqën dhe vranë liderin e Shtetit Islamik, Al Bagdadi janë një njësi shumë sekrete, të cilën as Pentagoni nuk e pranon që ekziston.

Delta Force është një ekip i formuar me komandantë amerikan të cilët janë rekrutët më të mirë dhe luftojnë sipas mënyrës së tyre.

Në qarqet ushtarake ata njihen thjesht si “Njësia” dhe merren me misionet më të vështira dhe më të specializuara në botë.

Delta Force është përdorur rregullisht në misioni luftimi përreth botës si në Afganistan, Siri, Somali dhe Libi.

Së bashku me Ekipin e 6 të Navy Seal, “Njësia” ka punuar për lokalizimin dhe eliminimin e krerëve më të lartë në hierarkinë e ISIS.

Deri tani Delta Force ka mbajtur një profil më të ulët se Ekipi 6 të cilët rrëmbyen faqet e para të lajmeve botërore kur vranë Osama Bin Laden në vitin 2011.

Në fakt, Pentagoni normalisht nuk e pranon ekzistencën e Delta Force, diçka që iu përshtatet qartë të dy palëve.

Delta merret me shpëtimin e pengjeve, antiterrorizmin, si dhe operacione të drejtpërdrejta e misione speciale zbulimi në lidhje me “personat më të kërkuar”.

Është e njohur si një nga njësitë më të përparuara në botë kur bëhet fjalë për trajnime dhe pajisje me teknologji të lartë veprimi.

7 komente në “Njësia amerikane që vrau Al Baghdadin, as Pentagoni nuk e pranon që ekziston!”

  1. Delta says:

    Nuk e dine hajvanet e Temes qe botojne kero gomarlleqe. Se dynjaja e dine shume mire çfare eshte Delta Force

    https://www.businessinsider.com/inside-delta-force-the-secretive-army-special-forces-soldiers-2019-10

    1. Moni says:

      Mire kete, por e perkthejne “komandante” ne vend te “komando”. Dhe shumesi ben amerikanë dhe jo amerikan.

  2. Ec e pirdh, ?‍♂️? ? says:

    Pentagoni e mohon egzostencen, gazetarja pijanece e Kristalit te Temes, e gjeti!! Hajde gazetari hajde.

  3. Uski says:

    A ka akoma njerez ne planet qe ju besojne perrallave te shtepise se bardhe. Al Baghdadi nuk u vra fare. Eshte duke shijuar shampanjen diku ne long island bashke me trumpin, bin ladenin dhe gjithe hienat tjera. Duke festuar per mjerimin e muslimaneve!!

  4. Kollodoku says:

    Shife foton 3, oooo tema.
    Ata jane te gjithe me uniform ushtarake amerikane me flamur por jo me pullat e njesive dhe gradat qe kane per te mos u identifikuar.
    Si nuk i njef pentagoni? Kush e tha kete?
    Seals, delta, rangers, green beret jane njesi speciale.
    Nuk mendoj qe amerikanet pranuan zyrtarisht qe ben kete aksion nga nje njesi qe nuk eshte e tyre.

    1. Medet says:

      Po keshtu eshte kur nuk di te perkthesh o lali. Dalin shprehjet pa kuptim ne shqip.
      Po argateve te keqpaguar te gazetave shqiptare keto gjera nuk ia pret kollodoku

  5. Delta says:

    Ke te drejte o Moni. Po kushti i parre qe te te botojne shkrimet ke Tema eshte te mos njohesh shqipen. Se anglishten e thajne te gjithe tani. Po kjo shqipja e nallkuar na i ngaterron kalamajte. Mero i ngrati nuk ka parà as per nje korrektor stazhist nga fakulteti i Gjuhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    高級 ダッチワイフ あなたのファンタジーのためのBTSセックスドール男性と女性のための男性のセックスドールあなたのセックスドールを処分する方法は?6EYE 165cmFカップの写真とレビュー

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje