U bë e njohur për lëvizjen klimatike, Greta Thunberg refuzon shpërblimin monetar: Nuk na duhen çmime por që politika të na dëgjojë

30 Tetor 2019, 15:05Bota TEMA

Aktivistja adoleshente për mbrojtjen e mjedisit Greta Thunberg ka marrë së fundmi një vendim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ajo ka refuzuar të pranojë një çmim prej 40,000 paundësh, që i është dhënë së fundmi nga Këshillit Nordik 2019.

Në një postim të sajin në mediet sociale, Thunberg shprehet se njerëzit nuk kanë nevojë për çmime por për njerëz në fuqi që dëgjojnë shkencën.

Unë aktualisht po udhëtoj nëpër Kaliforni dhe për këtë arsye nuk jam në gjendje të jem i pranishëm sot me ju. 

Dua të falënderoj Këshillin Nordik për këtë çmim.

 Është një nder i madh. 

Por lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime. 

Ajo që na duhet është që politikanët tanë dhe njerëzit në pushtet fillojnë të dëgjojnë shkencën aktuale, më të mirë në dispozicion.”, shprehet ndër të tjera ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje