Mbrëmja e Halloween rezultoi fatale për një grupim të rinjsh në Kaliforni ku mbetën të vrarë 5 prej tyre pas disa të shtënave.
Përmes kompanisë Airbnb një grup i vogël prenotoi një ambjent për të festuar mbrëmjen. Ata deklaruan se do të ishte vetëm një organizim i vogël.
Vetëm pak orë pas prenotimit, ky grupim njoftoi përmes Instagramit një festë në këtë ambjent e cila mblodhi më shumë se 100 persona.
Gjatë mbrëmjes të rinjtë u konfliktuan me njëri tjetrin duke degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.
BBC raporton se 3 persona ndërruan jetë në mënyrë të menjëhershme ndërsa 2 të tjerët humbën jetën në spital. Të 5 të rinjtë ishin nën moshën 30 vjeç.
Deri më tani policia nuk ka identifikuar dhe arrestuar asnjë person, por ato gjetën 2 pistoleta në shtëpi.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Airbnb, Brian Chesky bëri të ditur me atë një postimi në Twitter se nuk do të lejohen më organizimi i festave në shtëpi.
Ai gjithashtu shpreh se do të ngrejë një grup pune që do të kryejë hetime mbi çdo organizim përmes kompanisë së tij në mënyrë që të evitojë një tragjedi të rradhës.
Sëbashku me guvernatorin Gavin Newsom, ata shprehin ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre familjeve të viktimave.
Guvernatori thirri Kongresin që të forcojë legjislacionin mbi armëmbajtjen.