Dëshmia e grimierit të RTSH: Natën e vdekjes Enverit iu bë operacion sekret ne morg

9 Nëntor 2019, 09:25Politika TEMA
Dëshmia e grimierit të RTSH: Natën e vdekjes Enverit iu bë

Memorie.al publikon intervistën e Edmond Lakos, një nga  piktorët grimier më të njohur të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili në prillin e vitit 1985 u thërrit urgjent në Ministrinë e Punëve të Brendëshme ku një njeri i Sigurimit të Shtetit e mori dhe e dërgoi në morgun e Tiranës ku ndodhej trupi i pajetë i diktatorit Enver Hoxha. Cilat ishin porositë që iu dha Sulo Gradeci grimierit Lako dhe dy kolegëve të e tij dhe si e rregullonin ata fytyrën e prishur të udhëheqësit komunist gjatë gjithë atyre ditëve që zhvilloheshin homazhet…

Nga Dashnor Kaloçi

“Në Drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme na priti një person i Sigurimit, i cili më mori me makinën e tij dhe menjëhërë më çoi në morgun e Tiranës, te godinat e spitaleve që ishin rrethuar me ushtarë të shumtë të Gardës së Republikës.

Sapo zbritëm, aty u takova edhe me një koleg timin, të quajtur Valter, të cilin e kishin marrë nga Kinostudio. Pas kësaj erdhi dhe na takoi Sulo Gradeci, i cili na tha: “Po pse, vetëm  ju të dy keni ardhur, duhet edhe një grua”. Pas atyre fjalëve u nis menjëherë makina që më kishte sjellë aty, dhe pas pak minutash ajo solli edhe Zhaneta Petushin, grimieren tjetër të Radi-Televizionit Shqiptar.

Pas kësaj ne të tre na shoqëruan duke na futur brenda morgut, ku në një nga tavolinat e tij gjendej trupi i pajetë i Enver Hoxhës, të cilin e kishin mbuluar me një çarçaf të bardhë dhe vetëm koka i dukej. Aty Brenda morgut ndodheshin dy-tre infermiere dhe disa civilë të Sigurimit të Shtetit që komunikonin me radio me shefat e tyre.

Nga ata që na dhanë udhëzime dhe nga ndihmës mjeku personal i Enverit ne mësuam se një kirurg i njohur me origjinë nga Shkodra për gjithë natën kishte kryer operacionin plastik në fytyrën e Enverit. Ai i kishte tërhequr lëkurën e pjesës së mbrapme të qafës, me qëllim që t’i eleminonin rrudhat e fytyrës dhe ato të qafës.”

Njeriu që dëshmon për Memorie.al është mjeshtri i grimit,  Edmond Lako, një nga piktorët-grimier më të njohur të Radio Televizionit Shqiptar, i cili tregon historinë e rrallë  që ai ka përjetuar për disa ditë në prillin ‘85-ës, kur u thirr për të bërë grimin e fytyrës së pajetë të Enver Hoxhës.

Zoti Mondi, është e vërtetë që ju jeni marrë me rregullimin dhe keni bërë grimin e fytyrës së Enver Hoxhës, ato ditë para se të kryhej ceremonia e varrimit të tij dhe pse u caktuat ju për këtë?

Po, është krejt e vërtetë se unë jam marrë me atë punë dhe ajo mu ngarkua mua, pasi në atë kohë unë punoja si piktor- grimier në Televizionin Shqiptar.

Kur dhe si e mësuat lajmin e vdekjes së Enverit?

Paraditen e 11 prillit të vitit 1985, kur dhe u përhap lajmi për vdekjen e Enver Hoxhës, unë isha në shtëpi dhe nuk dija gjë për këtë lajm. Në orën 9.00 ra dera e shtëpisë dhe ishte shoferi i drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, Kiço Noga, i cili më tha urgjent duhet të shkoja me të në Televizion, ku na priste drejtori Virgjil Kule.

Shoferi i drejtorit ua tregoi lajmin e vdekjes së Enverit?

Jo, ai ai nuk më tregoi gjë, unë e mësova kur shkova në Televizion nëpërmjet drejtorit Kule.

Çfarë ju tha drejtori juaj ?

Virgjili më tregoi shkurtimisht për vdekjen e udhëheqsit Enver Hoxha dhe pastaj më tha se së bashku me shefin e administratës, të shkonim menjëherë në magazinë dhe të merrnim veglat e punës më të mirat që kishte aty dhe pajisjet e tjera të nevojshme që përdoreshin për grim.

A ju informoi drejtori se për çfarë duheshin ato vegla?

Po, Virgjili më tha: ”Mondi , do të bësh shumë kujdes , se ata kanë vendosur që ta rregullojnë”. Këto ishin fjalët e vetme që më tha drejtori Kule dhe nuk ishte e vështirë që ta kuptoja se për çfarë bëhej fjalë.

Çfarë ndjet në ato çaste kur drejtori juaj, Virgjil Kule, ju komunikoi për të shkuar e për të bërë grimin e fytyrës së trupit të pajetë të Enver Hoxhës?

Për të qenë i sinqertë, nuk mund ta mohoj dot faktin se, kur m’u komunikua ajo gjë, pata një tronditje. Por këtë gjë e pata përbrenda në koshiencën time, pa e shprehur atë nga ana e jashtme. Stepja ime, nëse mund të shprehem kështu, në momentin e mësimit të atij lajmi kishte të bënte me faktin që, pasi ke ëndërruar për ta parë ose takuar një ditë udhëheqësin e vendit tënd, papritur të thonë që ai ka vdekur. Dhe ç’është më e keqja, të të caktojnë që të shkosh dhe të punosh mbi trupin e tij të pajetë.

Pse deri në atë kohë nuk ju ishte dhënë ndonjëherë rasti për ta parë nga afër Enver Hoxhën?

Enver Hoxhën e kisha parë dy herë krejt nga afër, por për ta takuar nuk më ishte dhënë rasti asnjëherë. Të dyja ato here që e kisha parë Enverin nga afër, kisha qenë me xhirime në pikën turistike të Volorekut në Pogradec, diku aty afër kampit të kuadrove, dhe Enver Hoxha me njerëzit që e shoqëronin na kaloi fare pranë. Hera e dytë ka qenë në Virua të Gjirokastrës. Dhe aty ai na kaloi fare pranë, por pa na takuar dhe pa na përshëndetur.

Pasi more porosinë nga drejtori i TV-Shqiptar, Virgjil Kule, dhe veglat e punës, ku shkuat?

Pas marrjes së atij urdhëri, unë së bashku me shefin e administratës së Televizionit , shkuam në këmbë tek Drejtoria e Dytë e Ministrisë së Punëve të Brendëshme.

Kë takuat aty dhe ku shkuat më pas?

Në drejtorinë e Dytë të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, na priti një person që duhej të ishte i Sigurimit. Xhemali u kthye për në Televizion, ndërsa unë me personin që na priti, hipëm në makinën e tij dhe menjëherë shkuam në morgun e Tiranës, te godinat e spitaleve që ishin rrethuar me ushtarë të shumtë të Gardës së Republikës, të cilët ishin të armatosur me armë.

Kush ju priti aty dhe kë takuat më pas?

Sapo zbritëm, unë u takova me një koleg, të quajtur Valter, i cili punonte në Kinostudio. Dhe ai, ashtu si unë, ishte thërritur për të njëjtën gjë. Pas kësaj erdhi dhe na takoi Sulo Gradeci, i cili na tha: ”Po pse vetëm ju të dy keni ardhur, duhet dhe një grua. Pas kësaj ai iu drejtua njerëzve të tij, duke u thënë që të shkonin dhe të sillnin urgjent Zhaneta Petushin, me të cilën ai kishte njohje. Pas pak ajo erdhi menjëherë.

Kur ju shkuat, trupi i Enverit ishte në morg?

Trupi i Enverit e kishin sjellë në morg që një ditë para, kur akoma nuk ishte shpallur lajmi i vdekjes së tij.

Kishte njerëz të tjerë brënda morgut, aty ku ndodhej trupi i Enverit?

Kur ne hymë brënda, gjetëm dy-tre infermiere dhe disa civilë të Sigurimit, të cilët hynin e dilnin duke komunikuar me shefat e tyre.

A kishte pësuar dëmtim fytyra e Enverit dhe, a filluat menjëherë nga puna për të cilën iu kishin thirrur?

Fytyra e Enverit nuk kishte pësuar asnjë dëmtim, por kishte ndryshuar ngjyrë. Ndoshta kjo gjë, vinte nga rezonimi i ngjyrave dhe dritë-hijeve të atij ambjenti ku ndodhej. Aty në morg, ne nuk bëmë asnjë veprim, sepse Sulo Gradeci me ndihmës-mjekun, diskutuan gjatë, dhe thanë se aty në morg nuk kishim kushte optimale për të punuar ne. Pas diskutimeve që bënë ata me njëri-tjetrin, Sulo, na mori edhe mendimin tonë, duke na thënë që do të ishte më mirë që ne të punonim te salla e Kuvëndit Popullor. Atë mendim të tyre, e përkrahëm edhe ne, pasi Sulo na tha se gjatë transportit dhe ndërrimit të temperaturave të ambjenteve, fytyra e Enverit do të pësonte ndryshime, çka do ta çonte dëm punënë tonë.

Çfarë u bë më pas me trupin e tij?

Pasi u vëndos që neve duhet t’i bënim grimin, jo aty por te salla e Kuvëndit Popullor, u sollën rroba dhe infermieret së bashku me Zhaneta Petushin, filluan ta vishnin me kostum.

Ku shkuat ju, më pas the çfarë u bë me trupin ?

Pasi ne dolëm jashtë në oborrin e morgut, Sulo Gradeci, na tha që të shkonim dhe të prisnim në gadishmëri në godinën e RTSH-së, sepse pas dy orësh do të vinin përsëri dhe të na merrnin për të shkuar te salla e Kuvëndit, ku do të fillonim nga puna për atë që ishim thirrur.

Kë takuat në sallën e Kuvëndit, dhe a ju dhanë ndonjë porosi?

Aty na priti Sulo Gradeci me shoqëruesin e Enverit, Beharin. Ata na thanë që të fillonim menjëherë nga puna dhe të bënim të pamundurën, që fytyra e Enverit të dukej sa më e kuruar. Ndërkohë që ne, ishim në pritje për të filluar punën, Sulo me njerëzit që e shoqëronin, filluan të diskutonin për problemin e frigoriferit që duhej aty për ta mbajtur të pa prishur trupin e tij.

A e kishin sjellë aty frigoriferin?

Po po e kishin sjellë që në mëngjes, dhe bashkë me të kishin sjellë dhe disa nga specialistët më të mirë të frigoriferave të Tiranës, sepse aty doli një problem që dukej se nuk e kishin parashikuar. Frigoriferi që kishin sjellë, ishte më i shkurtër se trupi i tij. Dhe ngaqë nuk e nxinte dot atë, Sulo, urdhëroi specialistët që të gjenin pjesë të tjera frigoriferike për ta shtuar atë.

A kishit emocione në ato momente që filluat të punonit mbi fytyrën e tij, dhe a ju mbikëqyrnin, për punën që po bënit?

Unë fillova i pari, që të bëja grimin, ndërsa Valteri me Zhanetën më ndihmuan sepse grimi, zgjati rreth dy orë. Gjatë kohës që punoja, kisha mjaft emocione dhe isha i mbuluar në djersë. Herë pas here më dridheshin edhe duart. Gjatë gjithë kësaj kohe që ne punuam aty, na vëzhgonte me kujdes Suloja me njerëzit e tij.

Çfarë ju thanë kur mbaruat punën?

Kur përfunduam grimin, dhe po fusnim në çantë veglat e punës, Sulo na tha se kishim bërë një punë mjaft të mirë. Pas kësaj ai na porositi që të shkonim nëpër shtëpi, dhe të rrinim në gadishmëri, për t’u paraqitur aty në çdo rast që do të na kërkohej. Ata na thanë, se na kishin marrë adresat e shtëpive tona, dhe gjatë asaj kohe që ne ishim duke punuar, shoferi kishte shkuar për t’i mësuar adresat se ku ndodheshin. Para se të dilnim, Sulo, na dha disa porosi, duke na thënë se për gjithshka kishim parë, dëgjuar, dhe bërë aty, nuk do t’ia tregonim asnjeriu.

Po të nesërmen kur, u paraqitët tek salla e Kuvëndit Popullor?

Që në orën 7 të mëngjesit, erdhi makina dhe më mori në shtëpi. Bashkë me dy kolegët e mi Valterin dhe Zhanetën, nga ora 8 filluam nga puna përsëri duke bërë grimin e fytyrës së Enver Hoxhës.

Sa kohë punuat, atë ditë për të bërë grimin mbi fytyrën e tij ?

Atë paradite, ne nuk punuam shumë sepse sa bëmë një rifresikm të lehtë të toneve që i kishim dhënë fytyrës së tij, pasi gjatë natës ato ishin zbehur sepse frigoriferi, kishte pasur problem, dhe gjatë asaj kohe që ne punonim, rridhte vazhdimisht ujë. Kështu që nga ky problem i mos-funksionimit mirë të frigoriferit, ishte e nevojshme që hera-herës, të ndërhynim për të punuar mbi fytyrën e tij.

Cili ishte vlerësimi për punën tuaj, a ju përgëzoi Nexhmija apo Sulo, për atë që kishit bërë?

Ne punuam deri në momentet e fundit, që do të mbyllej arkivoli, dhe Sulo na falenderoi për punën e bërë, duke na sjellë përgëzimet e Nexhmijes dhe Pranverës.

Kur u bë marrja e maskës për fytyrën dhe për dorën e Enver Hoxhës?

Proçesi i marrjes së maskës u bë nga skulptori i madh Montaz Dhrami, kur u mbyllën homazhet, dhe pritej që të vinin vetëm njerëzit e familjes, për të fundit herë, para se të fillonte ceremonia e varrimit.

Memorie.al

25 komente në “Dëshmia e grimierit të RTSH: Natën e vdekjes Enverit iu bë operacion sekret ne morg”

  1. Te paharuara jane veprat e Tij, uzinat..kantjeret…shlollat…universitet…kultura…etj..etjj…sado qe ti z..Kulaç mundohesh ta perlyesh…

    1. Flm says:

      Pa haruar dhe veprat e tjera kampet tortures dhe shfarosjes Shqiptaresh si Spaci, Burreli, Qaf Bari, te Tepelenes …
      Pa harruar qe “buken” dhe “gjakun” e Shqiptareve e bente qindra mijera bukere dhe armatime per te mbrojtur pushtetin e vet gjasme mbronte atdheun nga pushtusi Amerikan.

      1. Antonio says:

        Lavdi vepres se ndritur te partise se punes me ne krye komandantin legjendar Enver Hoxha

      2. zhaku i pamposhtur says:

        Fatkeqësisht po i bashkohem mendimit të këtij grekofilit ‘flm’..

      3. taras bulba says:

        Vetem per nje gje i heq kapelen , qe ca katundar te rendomte dhe te zgjebosur si flm u thau zoren , i beri te hanin tere jeten e tyre buk misri dhe dhall te thartuar , e ashtuquajtura “bobota “ne greqisht .
        Beri dhe gabime , nje nder gabimet qe se la te mbijetonin ca karaputana si mamaja e flm -se te bente bajgaracin flm tja dish per nder Enver Hoxhes qelbesire e kishes . Qe te jesh ti ketu ku je , ka sakrifikuar jot eme , i eshte shqyer suma .

        1. Flm says:

          O Ta-rasa Bithes, ndajeni mendjen … minoritaret ishin te perkedhelurit (spiunet) apo viktima te Hoxhes.
          ###
          Artikull i gazetes “Nju jork post” (lexoje ne “dosier” gazeta Tema)
          “Ndaloni Hoxhen po zhduk Racen Shqiptare”.

      4. Kosta says:

        Ju shovinisteve greke ja u pati treguar vendin.Sa edhe sot pas 34 vjetesh nga vdekja fizike e patriotit te pakorruptueshem Enver Hoxha ndiheni keq kur degjoni emrin e tij.

        1. Flm says:

          Artikull i gazetes “Nju jork post” (lexoje ne “dosier” gazeta Tema)
          “Ndaloni Hoxhen po zhduk Racen Shqiptare”.
          ###
          Ndajeni mendjen … minoritaret ishin te perkedhelurit (spiunet) apo viktima te Hoxhes

      5. xx says:

        Ku qendron rendesia e ketij lajmi.Historikisht te vdekurin edhe pse i varfer,e lajme,i veshim rroba te reja te cilat i kemi parapergatitur dhe e vendosim te vdekurin ashtu ne menyre sa me te te rregullt.Per Enver Hoxhen qe pritej te beheshin homazhe ku kjo habi per makiazh,operacion etj?Shume njerezve nuk u behet utopsi mbas vdkjes per te gjetur ndoshta shkakun e vdekjes.Ndonje dite Kaloci do na” tregoje” se si shkonte ne tualet ENVERI.

  2. TT says:

    Foto qe te vjen per te vjelle,Hengri mire Enveri me klanin e tij ,por edhe vdekja shume e peshtire,Popull Trap a i besohet nje njeriu per gjysmen shekulli…Enveri me kelyshet e tij dhe familjen e tij vampire jetonin ne nje zone qe vetem Shqiperi nuk ishte,ata jetonin me cdo gje me bollek dhe me Roje,njerezit jashte bllokut ishin sklleverit e tij.keta duhet te digjeshin si familje Po sali komunisti i fali.

  3. Ore mir Grimin e morem vesh ne ,
    sepse ishim ne merak gjate gjithe ktyre 30-vjeteve se si qysh kush ja beri XhaVerit Grimin
    (ca thua .,nete te tera pagjym )
    oRE Dashnori Kominist ,

    po Genitalet e Bythen , dmth ,kupton ti ,e kam fjale per,
    nashi kto pune keshtu e kan ,

    kush ja perkedheli per her te fundit Diktatorit Komnist ?
    dmth kush ja lauuuuuuuu mo ?

    Pastaj edhe dicka tjeter ,me ze te ulet mos a degjojne ;
    Thone se ,
    Xhaverri e la amanet popllit komonist ,
    qe mbas vdekjes se tij , te Kendonin kengen e Lala Gjonit :
    SIEDHE THOTE TEKSTI :
    ( Sa te jet Lala Gjoni (dmth Xhaveri) hani qener ,pini ,bastarde e kendoni !
    kur te Vdese Lala Gjoni ,
    merri trastat e Botes buk kerkoni ,
    qisni byth e pidh perjashta ,

    e Koqet e mia mos m’i mbuloni i qisni ashtu perjashta ,
    i mbuloni vetem me bujashka dhe i vadisni me uj e m’paci uraten ,
    si ja vadisja u . me shurre saliut surraten )
    he a rruaci trimat e partis – shkruate e fund te Amanetit dhe firma e Diktatorit
    E. Hoxha . i bo pishman perse nuk rrojta edhe nji cik
    te ja u kisha q faren e cdo (………..) pik.

    Po presim me padurim rrefimin e radhes i nderuar kaqol ,
    e me fali Kaloq

  4. Hec e merri vesh sot kto intervista .
    Te duket se gjithcka eshte transformuar ne ate vend .
    Gjithcka qesharake .
    Asgje serioze ,ne ate sken ,

    nji Grimer mashtrues ,
    atmosfer e trishtuar por edhe mjaft e tesionuar ,
    perball tij Kufoma e Diktatorit Komuniste dhe syt mbush me lote te Sulos
    qenit besnike te Diktatorit ,
    qe shetiste ne cdo fshat per te kerkuar Dybek tundesen me qefllie te Fshatit Socialist
    dhe Sulua ky trainer i taletuar lehsish ,
    por edhe Iluzioist qe i shdronte njerzit ne qen lehes .
    Sot profesioi e Sulos e ben media e shpellarit .
    Sidoqofte Grimeri ja arriti qellimit ,
    siedhe sot qi surratin e Diktatorit te shpelles brrrisha ,
    e patinoje putatinat Grimere banore te shpelles
    me ja paraqit surrati kafshesh se shpelles miletit sa mo te dashurr !
    Grimi i Medies pastaj o nam fare

  5. Petrit says:

    Nuk denigrohet Enveri me shkrime te tilla mediokre per operacione pas vdekjes.
    Ne lexuesit e TEMA-s presim te lexojme gjera qe i interesojne ceshtjes shqiptare, te sotmes e te ardhmes sone e te femijve tane.

  6. Andrea says:

    Nuk e kuptoj perse gazetari e ke ndryshuar emrin kolegun ton, Nga Valentin, ne Valter, ,

  7. ts says:

    Te drejt ke tt por me ate cka ben pasardhesit qe polli regjimi tij tregoi se ky milet shum ftyrash i pazot te gjej e te mar ate cka i takon ,te shfrytezoj punen legjendare qe Ai i vuri te krijojn e te ndertojn nje komb te ardhur nga nje regjim feudal , e paskan pas hak kte “djall” ! Mos vall gjen justifikim per cka i ben ktij Kombi kta kelysh pasardhes ?? Cka u ndertua me aq sakrifica ,dhimbje e varferi me duart e ktij populli nen dhunen e diktatures ,qe sot mendoj se krijoi dhe vendosi per her te par themelet e shtetit dhe egzistences qe na la trashegim per te gezuar nje te ardhme pa plag ,nje te ardhme ku ta gezonin femijt tan e koha te sheronte plaget e cka hoqen brezi kaluar! Asgje te mir nuk lan kta horra ,,shkaterruan ter themelet e nje se ardheme te ndritur dhe u pasuruan per 5 breza ! Femijt tan moren rrugen e mos kthimit se pasojat e krimit ,hajduteris e tradhetis qe organizoi ne menyr perfekte kryetradhtari e krimineli historik me i madh i ter kohrave qe e ktheu Shqiperin ne nje Sketerr lave krimi ,qe vazhdon ktu e 30 vjet ,,nuk le shum shpresa !…Cili pra esht antishqiptari ,????? Ajo diktatur qe femijt tan sot do e kishin haruar apo kta qe vazhdojn te na mashtrojn ,kta qe po perpiqen te rindertojn nje shtet germadh !!!!! A do ndertohet ky shtet apo kur te zbrazet keshtu si ka nisur ! Pra mos vazhdoni te na kujtoni nje te kaluar me dy pamje ate te diktatures por dhe me vepra shum te medha qe ska nevoj ti permend ,por qani ditet e cka humbem dhe a do ket kthim ,se Shqiperia pa kta lloj politikanesh ka mundesin te dal nga kjo Sketerr e ti shpetoj shperberjes ! A ka nevoj te flas per ate turp te madh kur shef gangsteret e Paramentit si haen qe ti shpetojn trofet e fituara !!! A nuk do duhej sot nje Enver qe tju shuante faren gjith ktyre ftyrave te neveriteshme qe na “udheheqin”! I rash gjat e te me falin ata qe nuk e kan aruar ate dhimbje te kaluar por mua me dhemb shum sot e nuk besoj te jem vetem !

    1. TT says:

      Dakort pjeserisht,keta qe Qeverisin sot jane te gjithe me nje menyre apo tjeter te lidhur me ate Regjim qe nga edvini,saliu,fatosi,gramozi,iliri.pra nga Populli nuk ka qofte edhe nje intelektual,apo njeri pa bindje te koleres se kuqe.asgje nuk ka ndryshuar,dje bllok sot blloqe dhe mijera skllever neper bote.

  8. BRSS says:

    KETA QE KAN 30 VJET NE PUSHTET JA KAN MAR ENVERIT PER ÇDO GJE TANI KA NGELUR QE KETE POPULL TAJA VEN DHE NJEHER NE BYTH QE TI VEJ TAMAM

  9. Kollodoku says:

    Shifini mire kto fotot me njerez qe bejn homazhe dhe qajn per ENVERIN. Ata qe e shajn sot mund ta gjejn veten ne kto foto.
    Pis milet.

  10. Shkullaku Uturaku says:

    Njoni tek foto 14 me diket si Sala i kap perdore me Tosin duke qa.

  11. luani says:

    Po mire more Dash rrota çfare donje te thonje me kete shkrim pa kuptim si gjithnje .

  12. ka rrjedhur says:

    Ja e lexuam dhe kete. Ka ndonje gje te keqe qe i kane bere grim ^para se te varrosej? na çuditet me injorancen e ketyre shkrimeve dhe tregimeve. Edhe Dashnor kaloçit do ti bejne grim para se ta varrosin qe te duket tamam ashtu si eshte dhe varrimi do ti behet me kembe qe te vazhdoje te vjedhe arkivat e ti transformoje si dashnoret kurvat.

  13. kasem gahinji says:

    shume interesante,bravo kaluc gomari.po ky budalla grimier cdo te thote,bashke me kalocin?si i sherbyen deri ne fund?apo tregon presionin qe u beri sulua.frikacak,ka frike nga e kaluara e tij dhe bije ne lojen e ndyre te kaluc gomarit qe te largoje vemendjen nga problemet e kohes .kujt i duhet sot iu be apo nuk iu be grim enverit te vdekur?o kaluc,leri keta papersonalitete.demaskoje enverin me filmiet e kohes ne ceremoni,ne homazhe ne percjellje.te siguroj,asnje nuk shkoi me detyrim.madje,luteshin te shkonin.shikoi si qajne .nuk i rrahu njri,por nga dhimbja.vetem saliu dhe ramizi e kelyshet e tyre qanin nga gazi.cfare u be me pasme figuren e tij ishte perpjekje erte gjalleruar ezen e kutit te idividit.nexhmija,kur ramizi i tha se bustin do ia ngreme prape,iu pergjegj:-enveri nuk donte ngritje bustesh.ate e bere ti.etj.nuke di sa vjec je,nese i di vargjet qe dolen”5 vjetdo me qani,5 vjet do me shani,gjithe jeten do me kerkoni.i ke pare njerezit sot:-duan arsim falas,shendetesi falas,libra shkollore me cmim te lire dhe shkolle me nivel shkencor.rinia do pune.nekohen eatij iktatorit,sa ktheheshe nga ushtria te vinte fleta e punes ne shtepi.kishte halle sa te duash.por sa ish ne gjende pune ai kishte zgjidhje.kur veproi grupi i mjekeve mbaroi puna.cdo gje filloi tatepjeten cdo gje,bashke me jeten e tij.ke lexuar sot nje shkrim per nje sondazh amerikan?njerezit aspirojne kohen e tij,ate qe ju e quani diktature.madje politizimi eshte futur edhe ne shkolla,tek 12-13 vjecaret.nj detyre shtepie elendene historise ne kl.7:-trego gjerate perbashketa te diktatures se stalinit,hitlerit dhe musoliit.ky eshte qendrim antishkencor ne lenden e historise.ate qe beri stalinienveri ne hisorine respektive te te dy vendeve,nuk e ben dot as tramp,as putin ,as makron,as fatos,as sali,as.edi.

  14. fteri says:

    Enver Hoxha ishte shum i pashëm ,ai s’kish nevojë për operacione sekrete.Ai mund të pikturohej fare mirë duke mbajtur në njërën dorë shpatën e diktaturës së proletarjatit dhe në tjetrën ,llampën e arsimit e zhvillimit Perendimor.Jon Halliday Libri ” shqiptari dinak “f.19-21
    Enver Hoxha si gjithë protoganisët e tjerë që i përkasin së kaluarës e bënë punën e vet madhështore !….
    një burrTë gjithë ,historia ,dhe vetëm historia do t’i gjykojë pa mëshir si atë dhe klasën e sotme hajdute kriminale të shqipërisë pas 90-tës.
    .Enver Hoxha ishte burr i madh sheti ,Lavdia shkon te ai që nuk e kërkon ,nuk më kujtohet se kush e ka thënë,por kjo thënje është plotësisht e vërtet.
    -U befasova kur pashë një popull të tërë që po qante dhe thash
    -Një popull mund ta mbashë të shtypur ,të ndrydhur,
    -Një popull mund ta bësh që të vuaj.
    -Por një popull të tërë nuk mund ta bësh që të qajë për TY !
    Kjo është madhështia e Enver Hoxhës ./Shkëputur nga fjala e Mandis Glezos .Hero i Akropolit -Greqi në mitingun e përmortëshëm të Enver Hoxhës ,Tiranë.

  15. american16al says:

    Sic po duket gazata tema duke botuar cdo dite informacion per Hoxhen me sa duket indirekt po kerkon reabilitimin e kesaj mostre te perbindeshme qe tjetersoji kombin shqipetare duke e edukuar me kulturen e kanibalizmit komunist dhe ateizmin e tejskajshem duke e kthyer shqiperine ne kopesht zoologjik njerezor…..
    Duket se fshatarizmi i kultures dhe jeteses se shqipetareve vazhdon dhe me sa duket do te vazhdoje gjate….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje