Shqipëria bashkë me shtetet afrikane Sierra Leonen dhe Laon kryesuan listën globale të vendeve më të korruptuara sipas këndvështrimit të biznesit të evidentuar nga anketa e Ndërmarrjeve e Bankës Botërore, e cila zhvillohet në një interval 6 vjeçar.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore që i referohen anketave të tre viteve të fundit nga 2016 në 2019 në vende të ndryshme shihet se Shqipëria kryeson listën globale ndër vendet e anketuara, ku 36.1 për qind e bizneseve kanë pohuar se janë ndeshur me praktika të korrupsionit. ( shih grafikun bashkëngjitur).
Shqipëria vjen e treta pas Sierra Leones dhe Laos ku përkatësisht 46.1 dhe 40.3 për qind e bizneseve kanë pohuar se kanë bërë pagesa korruptive.
Në këtë renditje Shqipëria ishte në mesin e vendeve afrikane, ku shumica e të cilave ishin në një pozicion mjaft më të mirë. Madje edhe në Bolivi dhe Kolumbi, që janë vende ku dominojë kartelet e drogës dhe krimit, duket se bizneset kanë marrëdhënie më korrekte me qeveritë e tyre.
Në Europë bizneset e Qipros dhe Turqisë kanë raportuar nivele të ulta korrupsioni me përkatësisht 0.2 dhe 1.4%.
Përqindja e bizneseve në Shqipëri që kanë pohuar se kanë paguara tarifa korrupsioni është rritur ndjeshëm që nga viti 2013, kur u bë anketa e fundit, ne te cilën bizneset që aplikonin praktika korrupsioni përbenin afërisht 20 për qind të të anketuarve.
Anketa e ndërmarrjeve që kryhet nga Banka Botërore në bashkëpunimeve BERZH prodhon tregues të rëndësishëm të cilat vihen në themel të kërkimeve për klimën e biznesit në vende të ndryshme të botës.
Vrojtimi i Ndërmarrjeve është anketim i kompanive që përfshin një varg të gjerë çështjes biznesi si aksesin në financë, korrupsionin, infrastrukturën, krimin, konkurueshmërinë, dhe njësitë matëse të performancës. Rezultatet e vrojtimit përdoren për të informuar, dhënë përparësi dhe gjurmuar në kohë reforma të rëndësishme që i mundësojnë kompanive të rriten. Kampioni i këtij vrojtimi përbëhet nga pronarë të bizneseve dhe manaxherë të lartë nga 377 kompani që veprojnë në sektorë dhe rajone të ndryshme. intervistat janë kryer përgjatë periudhës janar-maj 2019.
Megjithatë zyra e Bankës Botërore në Shqipëri sqaroi se ndryshimet në perceptime janë shpesh të vështira për t’u kuptuar dhe interpretuar pasi ato shpesh nxiten edhe nga aspekte përtej përvojave të drejtpërdrejta, aspekte që Vrojtimi i Ndërmarrjeve nuk i mat.
Për më tepër, vrojtimi vë në dukje se firmat janë bërë më të drejtpërdrejta në shprehjen e ankesave për të gjitha aspektet e operacioneve të biznesit të tyre. Ky është një zhvillim pozitiv pasi paraqitja e ankesave ndihmon në identifikimin e çështjeve që duhen adresuar. Lista e pengesave kryesore që bizneset hasin në veprimtarinë e tyre ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që nga viti 2013, por taksat dhe shkalla e lartë e informalitetit kanë mbetur në krye të listës ndër vite.
shtet me kancer
Sa shume komente ne kete artikull….
Besoj se do jete dora e meres ,shpresoj ….
perndryshe i bie qe ketu komentojne vetem antaret e ps-s
Oburra dhe pak qe tja kalojme dhe sierra leone qe te mos kete me goje makron me fol
Korrupsionin ne Shqiperi e ka mbrojtur Edi Rama,se si ka shkaterruar shtetin ligjor,ka rrenuar administraten vendore e qendrore dhe i ka mbyllur popullit shqiptar rruget per t’u snkuar dhe denoncuar padrejtesite,korrupsionin etj!
Rama ka pranuar vete kete gje duke krijuar fantazmen kanceroze te “bashkeqeverisjes me qytetaret”,qe eshte tallje me qytetaret!
Per korrupsion vendi yne eshte akoma me keq se c fare jane te shkruara ne leter Shtet pa shtet (mcm) merr cfare te marresh
Nje shtet i korruptuar,qe te grabit,te ben padrejtesi,por nuk ke asnje rruge se ku te ankohesh pervec gjykates!
Pse na kerkojne te votojme,kur me pas vota jone nuk ka asnje vlere per ne vetem per te certifikuar pushtetin fallco te mafies?
Kjo qenka demokracia qe na premtuan ne 90-ten dhe i beri shqiptaret te marrin rruget neper bote!
OHE SA MIRE ME QENE SHQIPTARE.KJO ISHTE DEMAGOGJIJA E TE QENIT SHQIPTARE , TE PAKTEN NE SHQIPRI.TE GJITHE SHFRYTZUAN KOHEN KURE KETA NJERZE E KONSIDERONIN VETEN SHQIPTARE TE VESHUR ME PETKUN E POLITIKARIT. NUKE MJAFTONTE VETEM KORRUPSIONI ,PORE FILLUAN LUFTEN MESE BANDAVE TE PERKRAHUR NGA POLITIKAN TE NDRYSHEM.NUKE KA NEVOJE TI PERMENDESH ME EMRA .MJAFTON NJE KONTROLL TE BEHET NE PASURITE E PATUNDESHME. DHE EREDITAJA FINANCIARE FAMILJARE. SICE U VEPRUA ME PROKURORET GJATE VETINGUT.
CFARE MENDIMI KA KRYEMINISTRI I SHQIPRISE,SE NDRYSHE FLETE DHE NDRYSHE VEPRON. ASHTU SICE KANE BERE EDHE TE TJERET NE KETO VITE TE TRANZICIONIT.
Rama thote se per korrupsionin,fajin e ka drejtesia e korruptuar!
Kjo thenie e tij eshte njelloj sikur te thuash se fajin per rrugacerine e femijve te tu nuk e ke ti si prind,qe nuk i ke edukuar,kontrolluar etj,por komshinjte apo lagja!
E dime qe drejtesia ka qene e korruptuar,por Rama kurre nuk ka pranuar qofte edhe nje here te vetme se cfare pergjegjesie ka ai si kryeminister apo qeveria e tij,qe ka lejuar korrupsionin tek rrogtaret e administrates se tij?
Rama kurre nuk ka pranuar se viktimat e vetme te korrupsionit jane vetem qytetaret e thjeshte,pra jane ata qe duan e mund te denoncojne te korruptuarit,por Rama ne vend qe te krijonte kushte qe qytetaret te priten,te degjohen dhe t’u zgjidhen ankesat sipas ligjit,ai ka sajuar fantazmen
kanceroze antidemokratike te te ashtuquajturen “bashkeqeverisje me qytetaret”,qe eshte jo vetem nje mashtrim i madh,por edhe nje mjet per mbytjen e zerit te qytetareve,seleksionimin e denoncimeve per korrupsion dhe nje reklame per te huajt qe nuk provojne mbi kurriz padrejtesite e ketij shteti korruptiv e antipopullor!
E keqja me e madhe eshte se per kete menxyre antipopullore kane heshtur jo vetem nderkombetaret,por edhe media ne vend qe e ka trajtuar bashkeqeverisjen vetem sipas fjaleve telegrafike dhe mashtruese te Rames!
Pranohet se ka korrupsion,por Rama asnjehere nuk ka publikuar ndonje denoncim nga qytetaret,jo se nuk ka,por se ato seleksionohen nga rrogtaret e Rames dhe vete Rama!
Une personalisht i kam denoncuar ketij kryeministri disa here se Bashkia e Tiranes,nepermjet UKT vjedh qytetaret me taksa vendore te pa ligjeshme,por ai ne vend qe t’ua jape vartesve te tij kete informacion per ta verifikuar me eshte pergjigjur mua se “UKT nuk varet nga qeveria” dhe se “Keni gabuar adrese”!
A eshte vete kryeministri mbrojtes i korrupsionit,apo vete padroni i tij?
Habitem se si organizmat europiane ku ben pjese Shqiperia , media,Avokati i Popullit,KLSH dhe prokuroria e pergjitheshme kane heshtur pasi Banka Boterore publikoi para 3 muajsh raportin e saj,ku denoncohej qeveria shqiptare se “Ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane informale dhe se 37% e te punesuarve punojne ne te zeze”!
Ky raportim duhet te ngrinte ne kembe te gjithe sensoret vendore dhe nderkombetare qe monitorojne Shqiperine,sepse shifra te tilla vertetojne jo vetem pa aftesine totale te qeverisjes,mungesen e plote te kontrollit,shkaterrimin e shtetit ligjor dhe korrupsionin gjigant!
Keto shifra vertetojne se gati 50% e bizneseve informale jo vetem bejne kontrabande me import-eksport,por edhe u jane shmangur padeses se taksave e tatime etj,se nuk kane derdhur kontributet per sigurimet shoqerore e shendetesore duke i bere nje dem kolosal arkes se shtetit,aq sa per pagesen e pensioneve,shteti derdh nga buxheti miliarda leke ne muaj,kur ato mund te perdoreshin per nevoja te tjera!
Gjithashtu mijra punonjesve nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni si dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
Nga ana sociale ky skandal krijon nje traume te rende sociale duke humbur perfundimisht besimin tek shteti!
Ne se sajesa kanceroze e Rames e quajtur “bashkeqeveroisje me qytetaret ” do te ishte kaq e sukseseshme,sic e reklamon pa pike turpi cdo jave vete Rama,atehere si ka mundesi,qe keta mijra punonjes qe punojne ne te zeze,qe nuk u paguhet rroga e plote,nuk u derdhen kontributet etj nuk qenkan ankuar qofte edhe nje here tek kjo “bashkeqeverisje”?!
Si mundet,qe me keto shifra kriminale,mijra rrogtare te shtetit,juriste,drejtues,kontrollore ,te ashtuquajtur zyera anti korrupsion etj nuk paskan mundur te verifikojne keto skandale financiare,por i gjeti BB me pare?
Mire keto,por edhe pasi BB publikoi raportin,qeveria jo vetem nuk beri asnje analize te hollesishme,duke nxjerre shkaqet,fajtoret dhe percaktuar rruget e ndreqjes se tyre,por vetem pas 2 muajve,krejt ne heshtje shpalli te ashtuquajturin ALKSION per lufyen kunder informalitetit ku u kapen vetem disa lokale qe shwrbenin pa kupona etj.
Ne fund te AKSIONIT (se pikerisht puna me aksione ka bere qe bizneset te punojne hovarda) u deklaru se derdhjet nga bizneset u rriten me 13 %,kur sipas BB duhej te rriteshin me 50% sepse aq ishte edhe shifra e informalitetit!
Pse heshti prap media,KLSH,Avokati Popullit,Prokuroria etj?
Dhe habiten pastaj pse ka korrupsion,varferi dhe pse ikin shqiptaret neper bote!
Shtet me kancer cfar pret ket shtet kane ndertu kto kriminela e drogaxhit e poshter