Të gjitha rrugët të çojnë në Romë.. por, e dyta në botë për radhët e trafikut!

14 Nëntor 2019, 14:15Bota TEMA

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, thotë një shprehje e njohur, e mbase kjo shpjegon pse Roma është qyteti i dytë në botë për radhët e trafikut.

Sipas një studimi të kryer në rang global, në Romë, çdo shofer humbet mesatarisht  254 orë në vit, duke ‘pritur’ në trafik.

“Nëse Roma qan, Milano nuk qesh” shkruan Ilsole24ore, duke thënë se edhe Milano është nga qytetet e para në listë, me mesatarisht 226 orë në vit duke pritur në radhët e trafikut, për secilin shofer.

Stafetën në këtë studim, në fakt, e mban Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë, me 272 orë të çuara dëm në trafik për çdo shofer gjatë 1 viti.

Vendin e tretë e zë Dublini, në Irlandë, me 246 orë të në vit të shpenzuara dëm për secilin shofer, brenda një 12 mujori.

1 komente në “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë.. por, e dyta në botë për radhët e trafikut!”

  1. h says:

    Shyqyr qe jemi ne tirane dhe skemi fare rradhe trafiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje