Ilir Meta kërkon takim me opozitën jashtë parlamentit para 20 nëntorit

16 Nëntor 2019, 16:17Politika TEMA

Ilir Meta, kërkon një takim me krerët e partive politike të opozitës të cilët dogjën mandatet në shkurt të këtij viti.

Në letrën e drejtuar ndaj tyre, Presidenti kërkon që ky takim mundësisht të bëhet para datës 20 nëntor.

“Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019.

 Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera” thuhet në letrën e Presidentitdrejtuar kryetarëve të partive të opozitë politike.

Më herët zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, paralajmëroi inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme.

2 komente në “Ilir Meta kërkon takim me opozitën jashtë parlamentit para 20 nëntorit”

  1. Kadavra says:

    Sidomos takimi me nard ndoken dhe vangjelis maje plehut do jete shume frutdhenes

  2. likefloriri says:

    Keto takime likja i ka shume te nevojtojshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje