Tifozat Kuq e Zi kujtojnë stadiumin “ Qemal Stafa” përmes një koreografie gjigande me shqiponjë

17 Nëntor 2019, 21:38Sport TEMA

Në atmosferën e stadiumit të ri Kombëtar, nuk mund të mungonte edhe koreografia nga Tifozët Kuq e Zi, në momentin e fillimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës.

Tifogrupi, i cili asnjëherë nuk mungon në mbështetjen dhe thirrjet për ngjyrat kuqezi, sërish nuk ka zhgënjyer pritshmëritë me idenë e koreografisë së tyre.  Nga shkallët e sektorit të tyre është shpalosur një shqiponjë gjigante, teksa në sfond është stadiumi i vjetër Qemal Stafa.

Një mendim edhe për impiantin e vjetër, i cili gjithashtu në vetvete mbart shumë histori si nga ndeshjet e zhvilluara aty, por edhe nga vetë tifozët të cilët kanë kujtime në shkallët e Qemal Stafës.

1 komente në “Tifozat Kuq e Zi kujtojnë stadiumin “ Qemal Stafa” përmes një koreografie gjigande me shqiponjë”

  1. Kodra says:

    Stadium te cilit Rama i vuri kazmen ne vend qe ta rikonstruktonte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje