Tottenhami ka emëruar Jose Mourinhos në stolin e klubit londinez, pasi largimit të Mauricio Pochettinos.
Kontrata e teknikut luzitan me klubin anglez është e vlefshëm deri në vitin 2023.
Mourinho ishte dhe afër disa ekipeve të tjera përfshirë dhe Arsenalin, por edhe Borussia Dortmund e Bayern Mynih. Në fund vendosi për Totenham.
Ndërkoh Pochettino u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe pse vetëm 6 muaj më parë kapi kulmin e karrierës pasi çoi Spursat në finale të Champions League, dhe pse e humbi atë ndaj Liverpool.
Duke komentuar emërimin e “Special One” në stol, presidenti i Tottenham, Daniel Levy, tha:
“Me Jose kemi marrë një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll. Ai ka një përvojë të pasur, mund të frymëzojë ekipe dhe është taktikisht i shkëlqyer.
Jose ka fituar trofe në çdo klub që ka drejtuar si trajner. Ne besojmë se ai do të sjellë energji dhe besim në dhomën e zhveshjes”.
Vetë portugezi tha se ishte i lumtur për këtë aventurë të re:
“Jam i entuziasmuar që bëhem pjesë e një klubi me pasuri kaq të mëdha dhe tifozë të tillë pasionantë.
Cilësia më emocionon si në ekipin e parë, ashtu edhe në akademi. Puna me këta lojtarë është ajo që më tërheq më shumë”.