SHBA reagon për debatin mbi Gjykatën Kushtetuese: Çështja të çohet në Gjykatën e Venecias

21 Nëntor 2019, 09:24Politika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas debatit të krijuar së fundmi, për Gjykatën Kushtetuese.

Ajo thotë se reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të rëndësishme të SHBA-së në Shqipëri, dhe se reforma nuk duhet të ngecë për shkak të interpretimeve të ndryshme.

Ndaj ajo kërkon që çështja të çohet në Gjykatën e Venecias.

“Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi.

Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi.

Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara.

Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor.

Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias.

Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit.

Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat.”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës.(TemA)

1 komente në “SHBA reagon për debatin mbi Gjykatën Kushtetuese: Çështja të çohet në Gjykatën e Venecias”

  1. shqip says:

    Thoni ju. Po ç’thone ata pa, ( IM, SB )? Do gjejne prape ndonje marifet. Jo eshte perkthyer keq nga anglishtja, jo jemi shtet sovran “hajvan”, jo po presidenti i ka te qarta detyrat kushtetuese, ne nuk do ta leme Ramen te kapi gjithe institucionet , e pa mbarim deri sa ti mbaroje boja. Keta vetem burgu i kthen me kembe ne toke. Po pse ore, per çdo germe qe eshte e bardha mbi te zeze do i drejtohen Venecias? Do qeshin pak ata burrat ne Venecia. Po eshte shkruar shqip, as kete gjuhe nuk e kuptojne shqiptaret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje