PPE aprovon rezolutën: Sa më shpejt vendim pozitiv për negociatat me Shqipërinë

20 Nëntor 2019, 19:49Politika TEMA

Partitë Popullore Europiane (PPE) aprovuan një draft-rezolutë emergjente gjatë Kongresit në Zagreb. Dokumenti fton Këshillin dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian që të marrin një vendim pozitiv sa më shpejt që të jetë e mundur për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, draft-rezoluta përmend efektet negative të mungesës së dritës jeshile gjatë Këshillit Europian të tetorit, ndërsa nxit vendet e Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë me reformat e kërkuara.

Ndër të tjera, Partitë Popullore Europiane nënvizojnë në dokumentin e aprovuar se mungesa e çeljes së negociatave krijon kushte për zgjerimin e ndikimit të aktorëve të huaj në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

3 komente në “PPE aprovon rezolutën: Sa më shpejt vendim pozitiv për negociatat me Shqipërinë”

  1. Babale says:

    Ore i thoni falemnderit Lulkes qe vajti vete ne Zagreb dhe qe ja beri 8 me 2 PPE, se kur nuk kishte per tu ber ajo rezolute! Rrofsh moj Lule, se po te jete per kete te gjatin, kurre nuk kemi per tu pranuar BE. Ah se harrova, Rama ik !

  2. shqiptari i ilirise says:

    Po Lulashi dakort ishte?!
    Apo nuk ja pordhën fare si gjithmonë?!

  3. Vlonjati says:

    EUROPA DEMOKRATE , ZOR TE PRANOJE NE GJIRIN E SAJ TEKNOLOGJINE E VJETER E TE REZIKSHME ,,,, KOMUNIZMIN ,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje