Një çantë e dyshimtë është gjendur sot në hyrje të sheshit Skëndërbej.
Pas dhënies së alarmit forcat xheniere mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë shpërthimin e telekomanduar të çantës së braktisur.
Në pamjet e siguruara nga TemA shihet momenti kur bëhet shpërthimi i çantës, ndërkohë që brenda saj ka pasur disa vegla pune elektricisti, si kaçavida, tela, etj.
Fatmirësisht alarmi për bombë rezultoi i rremë, ndërkohë që nuk dihet identiteti i personit që i përket çanta. (TemA)