Zgjedhjet e përgjithshme: Corbyn mban qëndrim neutral për Brexit-in

23 Nëntor 2019, 14:48Bota TEMA

Lideri i opozitës britanike dhe kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha se do të vazhdojë të mbajë qëndrim neutral për Brexit-in në rast të mbajtjes së referendumit të ri për këtë çështje, nëse ai vjen në pushtet.

Ai i tha BBC-së se nuk do të bëjë fushatë për largim apo për mbetje të Britanisë në Bashkimin Evropian, sepse kështu do të ketë mundësi që si kryeministër ta zbatojë në mënyrë të besueshme atë që e duan votuesit.

Kryeministri i tanishëm britanik, Boris Johnson, reagoi kundër kësaj deklarate të rivalit politik, duke pyetur se si laburisti Corbyn mund të qëndrojë indiferent ndaj një çështjeje të tillë jetike.

Megjithatë, ai vetë u pyet nëse mund t’i besohet kur jep premtime politike. I pyetur se a mund t’iu besohet deklaratave të politikanëve, kryeministri tha se kjo çështje është absolutisht jetike. Ai tha se rreziku më i madh për dëmtimin e besimit të qytetarëve është efekti “gërryes” i kuvendit që po përpiqet ta bllokojë Brexit-in.

Johnson e akuzoi liderin e laburistëve se i ka ndryshuar qëndrimet për Brexit-in dhe se ambicia e tij për të zhvilluar negociata për marrëveshje të re mund të jetë në rrezik, nëse ai nuk mërzitet se çfarë mendon publiku për të, shkruan “BBC”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje