Sulmohen befasisht, persona të armatosur vrasin 5 policë

22 Nëntor 2019, 22:15Bota TEMA

Autoritet e shtetit meksikan Zakatekas, bënë të ditur se persona të armatosur vranë pesë policë në një pritë të mirë-organizuar.

Policët nga qyteti Fresnilo ishin brenda në makinë kur u sulmuan befasisht nga persona të armatosur.

Ky është sulmi më i fundit ndaj policisë dhe ushtrisë meksikane që kryhet nga persona të armatosur.

Në tetor, anëtarët e narkokartelit vranë 13 policë në pjesën perëndimore të Meksikës.

Ky vend konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme për policët, që vriten shpesh nga bandat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje