Kjo është grabitja më e bujshme në Gjermaninë e perfeksionit

25 Nëntor 2019, 16:48Bota TEMA

Një nga muzetë më të mëdhenj të historisë në Evropë “The Green Vault” në Dresden, u grabit të hënën në mëngjes ku hajdutët morën një koleksion me vlerë më shumë se një miliardë euro, tha policia.

Një koleksion bizhuterish antike u vodh, raporton Deutsche Welle.

Muzeu strehon një nga koleksionet më të mëdha të bizhuterive, dhe sipas policisë, hajdutët kanë mundur të veprojnë në pjesën historike të muzeut, në seksionin ku ruhen thesaret.

Deri më tani, nuk është njoftuar saktësisht se çfarë është marrë nga koleksionet.

Sipas gazetës gjermane Bild, ka pasur një ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në muze dhe ka shumë të ngjarë të bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm, si pjesë e skenarit të vjedhjes.

2 komente në “Kjo është grabitja më e bujshme në Gjermaninë e perfeksionit”

  1. Zeni says:

    Jane skifteret albaneze, nga Shijaku!
    Ndoshta edhe nga Lezha, por jane shqiptare!
    Megjithate, duhet te pranojme se ne banden e tyre mund te kete edhe ndonje te huaj!

  2. Bledi says:

    Eshte dora e Ilir Metes
    E ka pasion grabitjen e thesareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje