Prokurorja Elisabeta Imeraj: Problemet e njerëzve shkojnë përtej korrupsionit galopant dhe asaj që shihet në media

25 Nëntor 2019, 10:04Kronika TEMA

Nga tryeza “bashkë kundër dhunës”, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dha mesazhin se problemet e përditshme të shoqërisë shkojnë përtej atyre që shfaqen cdo ditë në media dhe që lidhen me problemet e njerëzve të drejtësisë dhe asaj që trumbetohet si korrupsioni galopant.

“Në media flitet shpesh për korrupsionin, por njerëzit jetojnë dhe kanë problematika të përditshme që shkojnë përtej problemeve që lidhen me atë që quhet korrupsioni galopant.

Dhe këto probleme janë po aq të rëndësishme sa të atyre njerëzve që mbushin gazetat dhe ekranet e televizioneve përditë, ndaj edhe dhuna ndaj grave është një fenomen që duhet trajtuar më shpesh”, tha Imeraj.

Deklarata e prokurores vjen ne nje moment qe prokurore dhe gjyqtare jane nen ethet e procesit te vettingut i cili ka nxjerre nga sistemi shume perfaqesues te organeve te drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje