Meta bisedë telefonike me Komisionerin e Ndihmave Humanitare: Do aktivizojmë sa më shpejt ndihmat për Shqipërinë

26 Nëntor 2019, 11:09Kronika TEMA

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një bisede telefonike me Komisionerin për Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides.

Gjatë bisedës telefonike, Komisioneri Stylianides ka pohuar se do të angazhojë sa më parë ndihmat humanitare për Shqipërinë, kjo në bazë të kërkesave të autoriteteve shqiptare.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi një bisede telefonike me Komisionerin per Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides.

Komisioneri Stylianides i shprehu Presidentit Meta ngushellimet si dhe angazhimin e tij dhe te Komisionit Europian per te aktivizuar sa me shpejt ndihmat humanitare per Shqiperine ne baze te kerkesave specifike te autoriteteve shqiptare”, bën me dije Presidenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje