Në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e mërkurë ditë zie në Kosovë.
“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e presidentit Thaçi.
Flamujt shtetëror ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
FALEMINDERIT KOSOV
I falenderoj perzemersisht vellezerit e gjakut te njejte qe na bashkon …Nderime vellezer
Feleminderit motra dhe vellezer!
Respekte vellezerve kosovare. Gjithmone na gjenden afer ne momente te veshtira!