Dëmet e tërmetit, Xhaçka: 4 mijë banorë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, intensiteti i pasgoditjeve është në rënie

29 Nëntor 2019, 10:54Kronika TEMA

Mbi 4 mijë banorë e kanë të pamundur të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të dëmtimeve të banesave nga tërmeti. Në një deklaratë për shtyp mbi situatën, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekipe shqiptare dhe të huaja në Durrës, Thumanë, Laç e Lezhë.

” Shpresojmë që kësaj situatë ti vijë fundi. Jam e bindur që shqiptarët kudo e kaluan këtë test në mënyrën me dinjitozë të mundshme. jetët e humbura 48 të identifikuara. 

Kjo ngjarje ka patur edhe kosto e pasoja materiale. Sot kur operacioni është drejt fundit, prioritet kemi garantimin e strehimit për të prekurit. 

Nëse shpia juaj është e demtuar mos rrezikoni duke bërë ekspertin, largohuni në shtëpitë akomoduese. Janë hotel, mund të zgjidhni pika të tjera, por mos qëndroni në banesa derisa të bëhet banesa. 

Sot ka nisur vlerësimi i banesave me ekspertizë të huaj dhe shqiptare. Qytetarët duhetë ta dinë se jemi në gjendje të ofrojmë strehim ushqim e veshmbathje. Jemi me ekipe kudo. Po asistojmë familjet. Në total janë 4000 banorë që nuk mund të kthehen në banesat e tyre. 

Ky numër pritet të rritet. Ka banesa që nuk janë dëmtuar shumë pore kalojën natën jashtë për shkak të frikës. Kemi ngritur kuzhina në Thumanë e Bubq duke garantuar 10000 vakte.

 Janë shpërndarë 1 mijë cadra. Po komunikojmë me mekanizmin e mbrojtjes civile evropian. Cadrat nuk do të jenë zgjidhje afatgjatë. Do të cojmë banorët në strehim të sigurt. Situata është e rëndë, por na duhet mirkuptim dhe bashkëpunim. “ tha ministrja Xhaçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje