Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, Marin Mema: Këtu jemi për diçka përtej politikës

1 Dhjetor 2019, 16:27Politika TEMA

Gazetari Marin Mema ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku në fjalën e tij, tha se e rëndësishme në këtë rast është transparenca.

Ai u shpreh se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe se duhet parë përtej politikës.

“Ky është një moment shumë i vështirë për shqiptarët. Transparenca është tepër e nevojshme në këtë rast. Ka pasur raste emergjente kur ka pasur abuzime me fondet. Ne si pjesë e këtij Komiteti do bëjmë maksimumin që të jemi pranë çdo familje që është në situatë të vështirë.

Ky Komitet është ngritur për të treguar se Durrësi e Thumana, por edhe zona të tjera janë prekur nga tërmeti e që kanë nevojë për mbështetje. Këtu jemi për diçka që shkon përtej politikës. Të ndihmuarit e shqiptarëve shkon përtej politikës. Ky moment duhet të na bëjë bashkë e për të na bërë më të fortë”, tha gazetari Mema.

4 komente në “Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, Marin Mema: Këtu jemi për diçka përtej politikës”

  1. Ton says:

    Cpune ka Marin Mema ktu se kuptoj….prape po I mbani larg specialistet?

  2. Vlora1912 says:

    Marin Djali,

    Ti je aty, thjesht dhe Vetem, qe Dikush tjeter te bej politik me Ty.

    …….
    Marin, ti je aty vetem si nje elemet i besueshem i PR te Qiverriut.

    Ti po perdoresh, nebaftesite dhe patriotizmin tend, qe Qiverriu ti shes si te besueshme perpjekjet e tij.

    ……….
    Marin Djali,
    A e di ti se cfar eshte ky komitet, ku eshte parashikuar nga ligji per raste te tilla????
    …..
    Shteti, o Marin Djali, nuk ndertohet me struktura “Ad-Hoc”, ashtu si vjen per se mbari nje te Paudhi qe e Shkaterroi Shtetiin bashk me Saleh Barbarin.
    ………
    Shteti, o Marin, ve ne funksion Strukturat sipas ligjit dhe alokon fondin rezerve per emergjencat.

    Kush eshte struktura perkatese??
    A e ke par gjekundi Haki Qakon me drejtorin e tij?
    A e di se sa eshte fondi ibQiverriut per kete emergjence o Marin?????

    Eshte zero, 000000, sepse buxhetin e sivjetem dhe te 35 viteve qe do vine,mja kemi “Taksur” llumit te PPP-ve dhe Koncesionarve….te cilet kan nga mbrapa pleho-llumin politik te te gjith krahev.
    ……
    Marin Djali,
    Me komitete Shpetimi, i zgjidhin hallet ato shoqeri qe nuk e kan krijuar ende Shtetin e tyre Funksional.

    Ne kemi 107 vite shtet, o Maaaarin.

    …….
    Ti Marin je Djel i Shkelqyer, je nje Atdhetar i Vertet,
    Por sot je thjesht nje Xhingel Pi aR-i ne duart e qiverrisjes Pirdhupalase

  3. Detari says:

    cfare pune ka nje gazetar dhe nje hoxhe aty?

    Ku jane specialistat?

    Populli qe mbeti pa shtepi te jetoj neper cadra, shumica i kane shtepite e tyre ne fshat nga kane erdhur para se te zaptonin tokat.

    Heren tjeter ti siguroni shtepite kasolle qe keni ndertuar dhe mjaft kerkuat, sju ka asnjeri borxh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje