Ministrja Xhaçka në Samitin e NATO-s në Londër, pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar

3 Dhjetor 2019, 15:43Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u nis për në Londër, ku do të marrë pjesë, në përbërje të delegacionit zyrtar shqiptar,  në samitin e NATO-s që mbahet në kryeqytetin britanik në datat 3 dhe 4 Dhjetor.

Menjëherë pas përfundimit të punimeve të Samitit, Ministrja Xhaçka do të kthehet në Tiranë, ndërkohë që po ruan një komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Aktualisht, 1.26% e Prodhimit të Brendshëm Bruto GDP i është dedikuar mbrojtjes dhe 14.42% e fondit për mbrojtjet përdoret për modernizimin e Forcës së Armatosur.

Sic mund të shihet edhe në listën e publikuar në faqen zyrtare të NATO, Shqipëria ka një përqindje më të lartë të buxhetit, krahasuar me vend më të zhvilluara e me kontribut më të gjatë në Aleancë.

Buxheti dedikuar mbrojtjes, që prej vitit 2014, kur është marrë zotimi në samitin e Wellsit ka pësuar një trend konsistent, duke ndaluar rënien dhe filluar rritjen.

Prej vitit 2017 qeveria ka miratuar planin kombëtar për të respektuar investimet në sektorin e mbrojtjes.

Ky plan përcakton zotimin politik dhe financiar, në të njëjtën frymë me zotimin e Wellsit, që në vitin 2024, Shqipëria të arrijë  2% te GDP për mbrojtjen.

Renditjen e vendeve sipas GDP dedikuar mbrojtjes mund ta gjeni ne linkun zyrtar te NATO-s:

https://www.nato.int/cps/en/natohq/news_171356.htm

1 komente në “Ministrja Xhaçka në Samitin e NATO-s në Londër, pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar”

  1. Kalec Dega says:

    Ministrja shqiptare: “Besoj se degjuat per termetin”?
    Kreu i NATOS: “Po , po me telefoni Rama”. “Turqit dhe Katari do ndertonin 500 pallate, me tha”.
    Ministrja : “U demtuan dhe u shemben shume pallate e shtepi, ne Durres, ne buze te detit”.
    Kreu i NATOS: “Rama me tha se me shume do investohet ne bunkere si ai ne Surrel”.
    Ministrja e Kotit: “Shqiperia do rilind ne NATO”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje