Nga Andi Bushati
Në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj po përgatitej të dilte përpara gjykatës për të shqyrtuar masën e arrestit ndaj saj, Vangjush Dako u rifut në zyrat e Bashkisë së Durrësit për të marrë në duar kontrollin e situatës, pas dorëheqes së ish- drejtuesve.
Trajektorja e këtyre dy personazheve, vajzës durrsake që përfundoi në qeli, vetëm se përshkroi në Facebook tmerrin dhe ankthin e saj pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe ish-kryebashkiakut që ka dhënë leje dhe ka shpërndarë betonin e firmës së tij, për 12 vite në këtë qytet, tregon më së miri atë që po ndodh pas katastrofës në Shqipëri.
Në vend të kërkimit të përgjegjësive, po triumfon propaganda.
Kryeministri, qeveria, bizneset e mëdhenj pranë tyre, mediat që i mbështesin, po krijojnë me këmbëngulje idenë se duhet parë nga e ardhmja, se duhet harruar çfarë ndodhi, se duhen strehuar në hotele me 5 yje familjet e viktimave, se shtëpitë e tyre do të rindërtohen më të mira se më parë.
E gjithë kjo narrativë po i mbivendoset në mënyrë diabolike një tjetre: a mund të ishte shmangur një pjesë e madhe e katastrofës nëse do të ishim një vend normal?
Të gjithë specialistët që kanë folur këto ditë, bien pothuajse në një mendje, se sado i fortë të qe tërmeti i një jave më parë, ai nuk ishte i atyre përmasave sa të shkëtërronte pallate të tërë. Fakti se ngjitur e ngjitur, një ndërtesë ka rrezistuar mirë, ndërsa ajo përbri saj është shkulur nga rrënjët, tregon për gabim dhe fajësi njerëzore. Në mbi 2 mijë objektet e dëmtuara (kjo është shifra paraprake që po raportohet), pas afro gjysëm miliardi eurosh kostoje financiare, qëndrojnë emrat konkrete të kryebashkiakëve, urbanistëve, inxhinjerëve, biznesmenëve, që kanë dhënë toleruar, apo abuzuar me lejet e ndërtimit.
Por, e vetmja gjë me të cilën po harrojmë të merremi janë fajtorët e këtij krimi. Madje për të mbrojtur ata, gjoja në emër të shikimit nga e ardhmja dhe kthimit në normalitet, qeveria po spastron edhe provat e krimit nga vendngjarja, duke larguar me urgjencë inertet e godinave të shembura, pa hetuar më parë prokuroria për arsyet që sollën viktima.
Pak ditë më parë lexova një rrëfim interesant të një ish diplomati shqiptar në Turqi, i cili dëshmonte përvojën e tij personale në kohën e tërmetit të fuqishëm që preku këtë vend në 1999. Në mënyrën kaotike se si është ndërtuar, se si nuk i ka përmbajtur dot yryshet e flukseve urbane, Turqia është shumë e ngjashme me ne. Ashtu sikurse e tregon dhe romani i fundit i nobelistit Orhan Pamuk (Kjo gjë e çuditshme brenda meje), zaptimi i trojeve, ndërtimi kuturu, korruptimi i të zgjedhurve lokalë, i politikanëve dhe specialistëve, ka qenë një lëngim i gjatë.
Por ama, pasi natyra e goditi fort Izmirin me qindra qenë personazhet e kësaj kategorie që përfunduan pas hekurave. Dhe të jemi të qartë se ishte një periudhë kur pushteti në Ankara nuk qe absolut dhe kur Erdogani nuk ishte ngjitur ende në majë.
Pikërisht për këtë qasje ka nevojë edhe Shqipëria sot. Ata të cilët babëzia për para, verbëria e të mosmenduarit për tjetrin, ethet e fitimit të pamoralshëm dhe me çdo kusht, kjo fatkeqësi i rradhiti në barrikadën e kriminelëve, nuk mund ta kalojnë pa përgjegjësi.
Nëse sot ne nuk do të dimë të mbajmë këtë qëndrim, natyra do të na godasë sërisht dhe më fort, jo si fatalitet i ndonjë lidhjeje hyjnore shkak pasojë, por thjeshtë se kemi rrefuzuar të mbrohemi prej tekave të saj.
Prandaj, për këtë arsye, tani është momenti që, para se të ëndërrojmë për projektet e rindërtimit, të flasim për masat e dënimit.
Por, ky debat, në mënyrë perfide po anashkalohet nga një qeverisje që ka pasur njerëzit e saj në krye të qyteteve si Durrësi apo edhe Tirana.
Ai po degradon në një propogandë të neveritshme e cila po mbahet gjallë vetëm me akte skandaloze, si lufta ndaj mediave apo qytetarëve që shprehin frustrimin e tyre në Facebook.
Madje vetë Edi Rama, ashtu si në rastet e avionëve të drogës (mushkonja), Agron Xhafajt, Habilajve apo Ervis Roshit, është përpjekur të krijojë alibi. Ai njëherë u hakërrehet gazetarëve se shtesa katesh ngrihen ngado, e herë shpërfytyrohet nga arroganca ndaj një banoreje qé i kujton lejet me firmën e “xhuxhit”.
Deviza është e qartë, duhen shpikur fajtorë imagjinarë, për të fshehur kriminelët realë.
Pikërisht pasojë e këtij manipulimi është dhe absurdi që në të njëjtën ditë që Xhulia Aliaj përgatitej të dilte në gjyq, Vangjush Dako u rifut në bashkinë ku merren vendimet për fshirjen e gjurmëve të krimit.
Katastrofa do ishte shmange, Andi Bushati po te ishe ti normal. Ti je i çmendur bashke me shoket e tu dhe katastrofa eshte e çmendur , njesoj jeni si ai qe i kerkonte gruan kryeministrit se i i kishte humbe apo tjetri qe donte dhe qenin me vete ne hotel. Nga njera ana, Andi, ju ca me mendimet tuaja nuk jeni larg atyre qe u ka humb gruaja, por juve u ka humbe mendja dhe keni kohe. Mbase merrni ndonje raport te dilni invalide, ose shko kerko Agron Tufen dhe ti se je i perndjekur apo i pershurrur.
Po shoqja Hysnije ke te drejte.Kur do e mbledhim birone e tu japim dermen ketyre kriptokomunisteve
Duhet te denojme se pari Hysni Kapon dhe Vito Kapon, gjysherit e keti gjithollogut sepse ata ishin ne pushtet kur u ndertua me pune vullnetare. Ketu te filloje analiza dhe denimi.
Termeti ne vetvete nuk ka lidhje me Ramen, as me Berishen, Meten, etj., por pasojat shkaterrimtare kane lidhje me keq qeverisjen e tyre. Cdo qeveri e pergjegjshme, e pa korruptuar dhe e afte nuk lejon ndertime te papergjegjshme dhe i menaxhon shume here me mire situatat emergjente sikurse kjo pas termetit. Duket se Bushati sikurse Lubonja, qe ne menyren e tyre perpiqen ta shprehin realitetin, do te bien pre e sulmeve nga komentuesit, militante te Rames. Ne fakt Rama eshte njeri nga perfaqesuesit, qe ky popull ka zgjedhur me vullnetin e tij per ti keq qeverisur, grabitur dhe neperkembur. Komentuesit e shumte qe gjuajne si kacaku pas ferres, fajesojne gazetaret si shkaktaret e termeteve dhe fatkeqesive te ketij populli. Njelloj sikurse propagandon mafia e pushtetit. Por, JO!
Sakte ky komenti Bushatit qe si shume shpejte po i largojne inertet dhe po prishin pallatet e demtuara pa marre nje here leje nga gjykata. Hmmm…dicka qelbet ketu
O ANDI O PINJOLLE I HYSNI KAPOS
SA ISHTE SHUMA NE LEK QE TI DHUROVE PER TE DEMTUARIT NGA TERMETI .
O ANDI GJYSHIT ME ZERIN SI KECI NUK KE AUTORITET FARE
Shqiptar medioker.ergo gjithollog.