Deina Karanxha me te bijen, te cilat humben jeten nga termeti
Nga Anila Kruti
Dhimbja është ende e madhe pas këtij post -tërmeti në zemrat e të gjithë shqiptarëve.
Histori të dhimbshme rrinë ende në kujtesën tonë.
Lotët në cep të syrit. Por ajo histori që ka prekur çdo nënë, çdo artist çdo njeri që e dëgjon është destina e pafat e piktores nga Durrësi, Deina Karanxha. Edhe tragjedianët e antikë do të qanin. Një histori familjeje me fund të shuar.
O Zot, çfarë bëre!
Duhej tërmeti të dëgjonim se Deina ishte një piktore e talentuar që premtonte në të ardhmen.
Në fakt asnjë televizion, asnjë gazetë, asnjë emision nuk ka folur për talentin e Deinës edhe pse ka hapur edhe një ekspozitë me pikturat e saj.
Deina ëngjëll më ndje!
Ndoshta ke ikur e dëshpëruar që nuk ke marrë vendin e merituar të një artisteje të talentuar. Që nuk i shite dot pikturat e tua!
Po këtu në Zulluland i bëhet reklamë lëngut me koncentrat, mishit të kalbur, farave me një okë gluten dhe vaj palme.
U bëhet reklamë të ‘mëdhenjve’ që i shohim çdo ditë në ekranet tona. Që s’kanë asgjë të madhe.
U bëhet reklamë atyre që lëpihen më shumë. Silikonit, fyleve injorantëve…
Të mëdhenjtë e vërtetë janë të heshtur në madhështinë e tyre.
Asnjë i ri i talentuar në asnjë fushë nuk promovohet nga media, apo emisionet televizive. Në asnjë…
Këtu në Zulluland me artin e fjalës merren zhgarravitësit e fjalës. Vipsat e Instagramit. Silikonet e klinikave të famshme.
Këtu nuk ka nevojë për art dhe artist të rinj!Duhet të ikësh jashtë, ose të vdesësh që të kujtohen që ishte artist i talentuar.
Denina më ndje!
Shpirti t’u bëftë dritë ëngjëll.
Termeti apokaliptik po shuhet, por tërmeti i njerëzve të ndershëm në këtë vend do vazhdojë gjatë..
Me pelqeu shkrimi , por te lutem emrin .. thuaja sic e ka DIENA . Gabime te tilla e zbehin impaktin .
Miqesisht ,