A kanë zënë mend shqiptarët?

30 Nëntor 2019, 21:00Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Përpos hallit të madh që ka zënë qindra e mijëra familje në Durrës, Thumanë, Laç, Tiranë dhe fshatra, p asi tragjedia natyrore ishte dhe do të mbetet edhe për muaj të tëra një kujtesë e hidhur, ajo çfarë po ndodh me sehirxhinjtë e kësaj panorame trishtuese, është edhe më banale. Nuk po mbetet portal, faqe on-line dhe faqe të tjera mediash, ku “komentuesit” mediokërr, qejflinjtë e sherreve edhe në kohë të tilla, specialistët e zanatit më të paguar, shpifësit dhe nxitësit e përjetshëm të urrejtjes, po luajnë me humbjet dhe solidaritetin e shqiptarëve dhe krejt botës.

Ata nuk po ndalin edhe në kohë të tilla,(kur duhej të përhapnin fjalë dhe mesazhe optimizmi) shpifjen, kanibalizmin mendor dhe shpirtëror, duke marrë dhe nëpërkëmbur gjithçka hyjnore, gjithçka njerëzore dhe gjithçka shqiptare. Këta mercenarë të qelbur deri në llum, nuk po kursejnë as mediat dhe gazetarët e tyre, ata që kanë disa ditë që punonjnë dhe japin informacione pranë vendeve ku ka ndodhur tragjedia. Hijenat e paguara nga çakallët e pashpirt, nuk po kursejnë askënd që jep urime, ndihma, askënd që solidarizohet me qeverinë dhe kryeministrin, askënd që ndihmon pa asnjë interes shtabet e emergjencës, por po merren me përgojime shtazarake, duke shpalosur hapur ekzaltimin e tyre për gjithçka ka ndodhur.

Ka ardhur dita, që vampirët e portaleve, të marrin dënimin e merituar, ka ardhur dita të veprojë ligji, ka ardhur dita që shqiptarët dhe ata që pësuan dramën e madhe, të shohin se si vepron ligji, dhe jo hakmarrja primitive, ka ardhur dita që Shqipëria të veprojë si bota e qytetëruar, duke lënë pas formën dhe mënyrën më të keqe të zbatimit të ligjit.

Ata që po llapin portaleve dhe po lënë komentet e tyre të zeza faqeve on-line të mediave, kanë marrë urdhër, dhe janë paguar për një mision të veçantë, por që fatmirësisht nuk do tu funksionojë. Ata kanë marrë përsipër, të hedhin baltë mbi këdo që drejton gishtin mbi shkakun e tragjedisë , për të fshehur pas gishtit vampirin e parave të shqiptarëve.

Ajo ç’ka ngjau në Durrës, Tiranë e gjetkë, kërkon ndalje të gjatë, kërkon analizim urgjent dhe konkret, kërkon emra dhe mbiemra, dhe kjo bëhet, o sot o kurrë. Nuk është momenti të merremi me “sajdisje” dhe inate personale , por është koha ti tregojmë botës së qytetëruar që u solidarizua shpirtërisht me ne, se jemi të vendosur të ringrihemi mbi gërrmadhat e atyre që fituan thasët me para, dhe se ligji nuk do të kursejë askënd. Me një shpejtësi rrufe, kryeministri Rama , ka bërë me dije se ligji i ri , do të ndëshkojë cilindo që ka shkelur ligjet, normat, kushtet teknike dhe ka fituar para të paligjshme, dhe jo pak por 7 deri 15 vjet burg.

Ata që shijuan tranzicionin me para qyl, ka ardhur koha ti derdhin në arkën e shtetit dhe të përgjigjen për çdo shkelje. Qethja e madhe, duhet të nisë nga poshtë -lart, nga ata që merrnin 1 hyrje për çdo pallat, duke u ngjitur deri në majë të piramidës së dikurshme. A kanë zënë mend shqiptarët thua ? Derisa ligji të veprojë, kjo mbetet ende një hamendësi dhe shpresë e kotë, aq më tepër kur shtegu për hijenat e dikurshme është akoma i hapur…..

7 komente në “A kanë zënë mend shqiptarët?”

  1. Treni says:

    Eshte turp te thuhet “a kane vene mend shqiptaret”!
    Cfare kane ne dore shumica e shqiptareve fukarenj,kur edhe per nje ankese te vogel apo te madhe nuk i degjon njeri?
    Ky kryeminister ka varrosur zerin e qytetareve duke u tallur me te gjithe se gjoja me keto ankesa po merrej vete kryeministri me fantazmen e ashtuquajtur “bashkeqeverisje me qytetaret”!
    Si mund te dije hallet kjo qeveri kur asnje zyrtar nuk ben pritje populli ,nuk merren fare me ankesat e popullit!
    Si t’i dije hallet e vendit nje kryeminister kur vete thote se “nuk lexoj shtypin”!
    Si mund te njohe realitetin ky kryeminister kur ky matrapaz ka PRIVATIZUAR te gjitha sherbimet shteterore duke rritur dukshem edhe koston e tyre,qe e paguajne qytetaret dhe vete shteti eshte bere thjesht nje TAKSIDAR OTOMAN?
    Si ta njohe gjendjen ky kryeministet kur edhe kur e informojne me shkrim qytetaret i injoron ato sikur eshte pjese e mafies korruptive?
    Si mund ta njohe realitetin ky kryeminister kur cdo gje e ka perqendruar vetem ne koken e tij ndersa ministra e te tjere poshte tyre jane thjesht ushtare?
    Si te kete fonde per termetin ky kryeminister kur nuk ka patur nje fond te pa prekshem per kete qellim?
    Si te mos kete fond per te zhdukur pasojat e termetit,kur mijra shtepi dhe shtesa kati te pa legalizuara,me siguri shumica pa projekte zyrtare te licencuara dhe te ndertuara me puntore krahu anonime,qe nga termeti jane prishur te para dhe shteti tani duhet t’i demshperbleje padrejtesisht ne kurrizin tone?
    Ka shume gjynahe ky kryeminister i pa afte dhe babai i korrupsionit!
    KURRE NUK BESOJ SE RAMA DO NDREQE SITUATEN!

  2. e drejta e c´do njeriu says:

    nuk zejne men shqiptaret joooooooooooo se nje pjes e madhe jane popull i prishur i shthurur te pafe njerez qe bojne gjynafe me tonelata dhe nuk pendohen , >>”Nëse shfaqet kurverija dhe kamata në një qytezë, atëherë është dhënë leja nga ZOTI I LART për shkatërrimin e saj.” “Toka dridhet kur njerëzit bëjnë gjynahe në të, si rrjedhojë, ajo dridhet nga frika se Zoti i Madhërishëm e shikon atë. o ju njerez kthehuni me pendim te sinqerte tek Krijuesi juaj dhe lerini gjynahet. “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” “Çdo e mirë që të gjen ty o njeri, është prej Zotit tend, kurse e keqja që të godet, është prej vetes tënde.” “Ne të gjithë i dënuam për gjynahun e vet: disave u dërguam furtunë, disa i goditi një zë i tmerrshëm, disa prej tyre i gëlltiti toka dhe të tjerët i përmbyti uji. Zoti juaj nuk u bëri atyre padrejtësi, por ata i bënë padrejtësi vetvetes.” “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim begati nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë. “A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve (vendbanimeve) se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë natën, ndërkohë që flenë?! A janë të sigurt banorët e qyteteve se nuk do t’iu vijë dënimi Ynë ditën, ndërkohë që argëtohen?! A janë të sigurt ata nga të papriturat e Zotit te tyre? Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen të papriturave të Zotit.” per ate qe ka dy pare mend ne koke reflekton dhe i kthehet rruges se drejte me nderime dhe Zoti ju ruajte e ju udhezofte.

    1. Nick says:

      Plaç ne vend!!!

  3. MH says:

    Sa asht vala e nxeht nuk ka shqiptare qe nuk ka zene mend.Po ama sa te ikun nxehtesia e vales perseri i njejti avaz,zanat do funksionoje.

  4. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Ata qe nuk kane mend nuk zen mend….
    Turcelinjte jane mesuar me dyndjet dhe plackitjet barbare…

  5. Kola says:

    Faji i shqiptareve eshte qe e kane shitur vehten lire, nje vote per nje thes miell, per nje birre apo nje dopjo raki, etj. Keshtu, keshtu pushtetaret tane medioker, vhedhes prej 30 vjetesh shijne, hedhin valle ne kurriz te popullit.

  6. shqiptaret dhe vecanarisht durrsaket nuk zene mend o njeriiii

    durrsaket duhet te kishin rrjepur te gjalle ata qe kane ndertuar ato pislliqe

    durrsaket jane torrollaker, llap llap kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje