Nga Ben Andoni
Një masë e madhe opinion-bërësish nuk rreshtin me stigma; të tjerë, politikanë janë përshfaqur në foto të ndryshme teksa prisnin në sallën e nisjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit; kurse të tjerë me deklarata… por nga jashtë vendit.
Një syresh, që ka shfrytëzuar sipas tij dhe kongresin e një partie greke, dërgoi mesazhe sesi struktura të PD-së, fare spontanisht ishin grumbulluar për të ndihur! Pa përfolur këto realitete dhe zgjidhjet individuale të bën përshtypje largimi i shumë njerëzve dhe sesi po e shfrytëzojnë frikën dhe pasigurinë e fatkeqëve.
Të tjerë nuk e kanë ndërprerë edhe në ditët e fundit gjuhën e urrejtjes, teksa të paktën më i kthjellëti dhe me sa duket njeriu që po mendon realisht të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit ka treguar arsyen normale. Lulzim Basha i kanë vënë fre kinseve të shumta, që nuk janë vetëm te PD por edhe te formacionet e tjera, qoftë edhe te PS për realitetin ku ndodhet Shqipëria.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama në këtë logjikë, kur ka caktuar ministrin Çuçi si kokën e operacioneve, duke ditur qejfmbetjet e ndryshme të protagonizmit, është shprehur se: “Të gjithë që jeni ulur këtu në tavolinë jeni të detyruar të jenë në këmbë dhe në funksion të drejtuesit të operacionit. Mandati i Çuçit është fuqiplotë dhe për këtë temë ai është ministri fuqiplotë, të gjithë të tjerët janë në funksion. Çuçi është komisar fuqiplotë, duhet të ndiqen të gjitha ato që kërkohen, një për një”.
Në një sens tjetër por brenda kësaj logjike, lideri i Opozitës, duket se ka rikuperuar të gjithë atë periudhë apatike kur ka porositur: “Mos e përdorni politikisht fatkeqësinë e madhe”. Ky ka qenë urdhri i Lulzim Bashës për strukturat e PD, duke shtuar se:”Të gjithë pranë njerëzve, të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi”. Madje, pas ngritjes së grupeve të koordinimit për të 6 zonat e prekura më rëndë nga tërmeti, Basha ka kërkuar prej tyre “…të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa, të përpiqemi t’u vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi.
Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t’u vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj, duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë”, thuhet qartë në udhëzim.
Problemi është sesa këto grupime partiake do të mund të rakordohen me strukturat kryesore të Emergjencës, një fakt që do ta shikojmë me kalimin e kohës.
Ndërkohë, një apel mbetet për njerëzit e panikut dhe dënglaxhinjtë e internetit, që kanë marrë sytë e këmbët dhe janë shpërndarë sa më larg. Nga ana tjetër, Tirana është fatmirësisht në normalitet, kërrusur nga shqetësimi për shqiptarët e dëmtuar; të ardhmen e vendit që do të ndikojë tek secili, për shtëpitë e veta dhe paniku normal post/tërmet, por brenda një situate krejt të kontrollueshme.
Kuptohet përveç disa personazheve që këto momente po u mjaftojnë të na tregojnë helmin që e mbajnë prej shumë kohësh.
Është e vërtetë se drejtimi i Edi Ramës pa një opozitë të vërtetë përballë vetes, lë shumë për të dëshiruar, por në këto momente mbi të qëndron një barrë që e kanë kaluar fare pak njerëz, të këtij tagri, para tij. Askush nuk mund të thotë në këto momente (për të mos thënë se është e tepërt) sesa i zoti do të jetë ai ta përdorë këtë situatë për zgjedhjet e tjera, por një gjë është e kuptueshme: Askush nuk i merr për kapital politik gjërat që bëhen në këto momente. Këto momente kanë brenda konfirmimin e stadit sesa Shqipëria është në gjendje të ringrihet me resurset dhe strukturat institucionale që ka ngritur dhe një lider bën diferencën nëse është burë shteti apo jo. Ka qenë pak herë përballë këtyre situatave, por ringritja ka shënuar epoka, kurse ata që duan të bëjnë të kundërtën dhe zhurmuesin është thjesht për t’u dhënë keqardhje.
Ndaj, ju zhurmues partiakë, kthehuni në Shqipëri dhe nëse keni mundësi ndihni sa të mundeni! I lini justifikimet me kongreset dhe aktivitetet sepse atje bëhet edhe pa Ju. Po ashtu njerëz të PS-së, qoftë dhe hatërmbeturve që fshihen gjithnjë pas buzëqeshjeve shtirake kur flet kryeministri, është koha të tregoni sesa bashkëpunues jeni. Dhe, lini protagonizmin fals! Nuk është e vështirë, thjesht, hiqni maskat dhe i lini ca kohë në shtëpi. Rikthejuni ndoshta kur do t‘ju duhet të bëni sërish politikën e sharjeve. (Homo Albanicus)
Hiqe edhe ti masken Ben Andoni!
Shkruaj nje here, se pse i eshte dashur Rames fantazma kanceroze e te ashtuquajtures “bashkeqeverisje me qytetaret”!
Vetem ndertimi paska miliona halle,pa le te tjerar,por Rama ua ka mbyllur nje populli te tere gojen per t’u ankuar ne administraten jashte loje te bashkive dhe qeverise se askush nuk ben pritje populli,askush nuk merret me ankesat e qytetareve,por te drejtojne tek portali fantazem ose ne gjykate!
Edhe per nje fjale goje njerezit u dashkan drejtuar gjykates !
I kam shkruar kryeministrit se “bashkia r Tiranes vjedh qytetaret me taksa te paligjeshme me fakte konkrete,por ky kryeminister i pa pergjegjshem me pergjigjet mua se “ke gabuar adrese”!
Dikur njerezit i shkruanin Enver Hoxhes letra,qofte edhe anonime dhe brenda javes vinin persona qe verifikonin ankesat!
Rama ka ndertuar nje shtet diktatorial antiligjor,antidemokratik!
Pse nuk funksionojne sindikatat,shoqatat etj?
BB raportoi para 3 muajsh se ketu 50 % e bizneseve jane informale dhe 37 % e te punesuarve punojne ne te zeze!
Kjo do te thote se nuk ekziston shteti ligjor por ai rrumpalle i shallvareve e atleteve,se gjysma e bizneseve bejne kontrabande,nuk paguajne taksa e tatime,nuk derdhin kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore,duke i bere nje dem kolosal arkes se shtetit,por edhe punonjesve qe nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe se nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
Askush nuk shkroi per keto krime shteterore!
Prandaj lerini lojrat e fjaleve se edhe ne kete fatkeqesi shohim nje shtet rrumpalle,ndersa media mbeti duke shoqeruar mbrockullat e Rames!
E pate se si lypnin buke pas kangjellave njerezit!
Po te kishte plane te detajuara te perballimit te emergjencave cdo gje fo funksiononte normal!
Jane gjalle kuadrot qe perballuan termetin e 1979 por askush nuk eshte kujtuar te konsultohej me pare me ata heronj se nuk jane te korruptuar!
Si nuk paska leke qeveria kur paska 500 milione euro per 17 km rruge fushore? Kur nuk ka leke,pse ka projektuar tunelin e panevojshem ne Balldre kur ka fushe kudo?
Tuneli duhej per te dy fishuar koston e rruges dhe fitimin korruptiv!
Shkruaj per keto Ben Andoni e jo per lojra fjalesh!
Lexoni Migjenin e madh per te kuptuar se media,shkrimtaret ,artistet,njerezit e urte te popullit kurre nuk duhet te mbrojne qeverite,por perhere t’i kritikojne ne cdo rast dhe te jene ne krah te popullit!
Great post and success for you..