Ra ky tërmet dhe na ndërgjegjësoi

28 Nëntor 2019, 15:00Blog TEMA

Nga Urim Tuski

Na ndergjegjesoi se, askush nuk ka imunitet ne fakeqesi te tilla natyrore.

Na ndergjegjesoi per pamundesine e te berit shtet, edhe pse kemi 107 vjet qe perpiqemi, serish mbetemi nje shtet kartoni.

Na ndergjegjesoi qe, populli ne momente te tilla fatkeqesie eshte nje dhe i vetem, duke shprehur solidaritet nga te kater anet e globit.

Na ndergjegjesoi per shume gjera qe i kemi bere shkel e shko dhe tani po na bien ne fytyre!

Na ndergjegjesoi per paaftesine tone per t’i bere balle fenomeneve te natyres.

Na ndergjegjesoi qe, ata qe qeverisin (ne çdo kohe) me shume kane menduar per veten e tyre sesa per t’i sherbyer qytetareve!

Na ndergjegjesoi per energjine e harxhuar studiove televizive, duke u marre me analizimin e kotesise!

Na ndergjegjesoi per sfidat qe ka njeriu dhe shoqeria ne perditshmeri, te cilat i tejkalojne retorikat e ndezura patetike te politikes!

Na ndergjegjesoi per driteshkurtesine qe na karakterizon, e qe gjerat i bejme per te kaluar radhen!

Na ndergjegjesoi qe ndasite politike nuk jane gje tjeter, veç perdorimit qe i ben politika qytetareve!

Na ndergjegjesoi per dashurine ndaj atdheut, e demonstruar nga ata qe jane larg!

Na ndergjegjesoi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje