Në 25 nëntor ra modeli shqiptar i zhvillimit

28 Nëntor 2019, 11:49Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Në agimin e 26 nëntorit Shqipëria preku fundin e tunelit të errët ku ndodhet prej dekadash. Një model kaotik dhe krejtësisht arbitrar zhvillimi u rrëzua zhurmshëm nën rrënojat e pallateve që shembeshin, vilave private që zunë njerëz brenda dhe objekteve turistike që u kthyen në kurthe vdekjeprurëse, edhe për ata që i ndërtuan.

Në 25 nëntor patëm një zgjim të llahtarshëm nga gjumi dhe shurdhëria 30 vjeçare. Kuptuam (me shpresë, një herë e mirë), se kemi ndjekur një model zhvillimi, i cili i ka kthyer fushat, lumenjtë, fshatrat e qytetet, në hapësira gjigande ndërtimesh rrokopujë, në turma amorfe betoni e inertesh, që kanë kafshuar rëndë mjedisin, kanë pakësuar në mënyrë drastike tokat bujqësore, kanë bërë pis lumenjtë e brigjet detare, kanë masakruar parqet natyrore, zonat monumentale dhe e kanë ulur, për pasojë, standartin e jetës së shqiptarit, në ritualin e një egzistence banale.

E kemi kafshuar keq, shëmtuar dhe pa tru atdheun tonë të përbashkët. Në tërmetin më të parë serioz, e pamë se cila është fatura. E cila mund të kish qenë shumë më dramatike, shumë më afatgjatë. Qoftë me kaq, thonë plakat.

Ndërtuam kudo, pa asnjë plan, pa asnjë studim mjedisor, sizmik, hidrik, pa marrë parasysh ku hidhnim themelet e shtëpive e bizneseve, pa pyetur fare për faktin e thjeshtë se të ndërtosh mbi rërë, do të thotë të fusësh kokën në rrezik. Nëse zbret sot me avion mbi Velipojë dhe grykëderdhjet e Drinit e Matit, sheh me sy të lirë katrahurën që ka prodhuar bilancin tragjik të 25 nëntorit. Një bilanc që mund të kishte qenë shumë tragjik nëse tërmeti do të kish qenë pak më i gjatë ose pak më i fortë. Thumana ra sepse aty nuk ishte vënë dorë prej dekadash mbi pallatet e vjetra, por e gjithë ajo zonë, madje e gjithë Ultësira Perëndimore është teatri i një abuzimi të llahtarshëm me tokën, me ujin, me paratë, me logjikën dhe arsyen elementare dhe me mbi të gjitha, me jetët e njerëzve.

Nuk duhet ndërtuar mbi grykëderdhjet e lumenjve, pikërisht aty ndërtuam. Nuk ndërtohet mbi plazhe e toka me sedimente të dobëta, pikërisht aty ndërtuam. Nuk duhen bllokuar kolektorë e kanale kulluese, pikërisht aty ndodhen mijëra shtëpi të hedhura kuturu nga babëzia e vërbër për të gllabëruar diçka. Nuk duhen prerë pyje e zona të gjelbra, pikërisht atë bëmë. Një “kap ça të kapësh” gjigande 30 vjeçare, një sport kombëtar i abuzimin me ligjin, kriteret e shkencës dhe ligjësitë e natyrës.

Më tej akoma, për hir të etjes për sa më shumë para në sa më pak kohë, i ngritëm qytetet në limite të frikshme. Prish lagje të vjetra e ndërto pallate, rrafsho vila e shtëpi të ulëta e ndërto kulla. Gjej një lugë vend e hap themele grataçielash të pista alla shqiptare.

Modeli i ndërtimit në 30 vjetët e fundit është një ndër shkaqet më spektakolare të dështimit tonë si shoqëri. Ka prodhuar mbipopullim, ka shkatërruar mjedisin, ka prishur qindra mijë jetë njerëzore që jetojnë në fjetina gjigande dhe ngjitur me njëra-tjetrën. Por prej këtij modeli ka rrjedhur, në një aspekt më të gjerë dhe si pasojë direkte, edhe një model tjetër ekonomik e social i caktuar. Shihni hartën e Shqipërisë. Në një shami hundësh vend, mes Tiranës e Durrësit, jetojnë dy të tretat e popullsisë së vendit. Lagje të mbipopulluara, qytete si kuti sardelesh, trafik asfiksues. Një pjesë e shtetit është e shkretë, tjetrës po i merret fryma. Kjo është Shqipëria e sotme.

Në 30 vjet nxorrëm jashtë loje çdo oponencë të shkencës dhe mendimit akademik. Një barrierë që çdo shtet e përdor natyrshëm kundër zulmës së komercializmit dhe babëzisë së pakontrolluar për fitim. Pas vitit 2005 Shqipërisë i “dolën tepër” të gjitha institutet që ishin degë e Akademisë së Shkencave. Nuk duheshin më institutet hidrike, megjithëse përmbytemi thuajse çdo vit, as institutet sizmike, megjithëse jemi vend me risk të lartë sizmik. U shkrinë institucione që studionin tokat, ambjentin, bujqësinë etjetj.

Formulat që u gjetën për të mbushur boshllëqet që u krijuan, ishin në fakt pretekste për të zhdukur nga fusha çdo faktor që do t’i mbante dorën këtij zhvillimi monstruoz dhe pa tru që mori hov në këto dekada. Dhe që po e paguajmë sot me dramën e tërmetit që na kujtoi se në fund fiton gjithmonë cinizmi i natyrës. Të tjerët vetëm paguajnë gabimet e tyre.

24 komente në “Në 25 nëntor ra modeli shqiptar i zhvillimit”

  1. Sandri says:

    Me qesharakia eshte se u prishen vatrat e studimeve shkencore,institutet dhe vazhdoi Akademia e Shkencave te ekzistoje pas 2005, me taborrin e akademikeve, shumica pro PD-se. Dhe urdheri nga Z. Rrokopuja u dha qe keto institute te ekzistonin prane departamenteve te universitetve.
    Ja qe u dashkan edhe institutet, qe sherbejne si etalon i matjes se vlerave edhe ne fushen e ndertimeve. Keto institute te shkaterruara kane patur hartat e tokave me rrezikshmeri te larte per banim, qofte per shkaqe permbytjesh apo edhe termetesh.

    1. Sulo Pepja says:

      Rilindja prish instrutet studimore dhe i kthen ne teatro Hidroturbinash.

    2. Epiriiiiii says:

      SHqiperia ska pas MODEL Zhvillimi, ka pas thjesht Zhvillim ne Anarki derisa se fundmi Anarkia po behet Pengese e Madhe ne Zhvillim, po mer jete njerzish dhe po krijon Probleme Sociale.

    3. Greta says:

      Kush tha se Shqiperia nuk ka patur model zhvillimi?
      Lufte gjithcka komuniste,qe nga minierat,pyjet,tokat,fabrikat,uzinat,kombinatet etj! ishin komuniste prandaj i prishem!
      Dhe qe te mos shikohen krimet e ketyre 30 viteve,vazhdon mohimi i LANC-it,cdo dite botohen bemat e komunizmit,por kurre krahasimi me ate kohe ne te gjitha fushat!
      UJKU UJKU-,ulurijne antikomunistet ,qe te fshihen krimet e CSKALLIT antishqiptar!

    4. Feniks says:

      Berisha beri krim qe i lejoi turmat e babezitura te zaptonin tokat e botes dhe te ndertonin shtepi,pa projekte,pa kontroll!
      Rama e shtoi zullumin duke i legalizuar me politiken populiste ato,pa kontrolluar cilesine e projektimit dhe ndertimit te tyre gje qe ne rast prishje nga termeti demshperblimi eshte i rende per shtetin!
      Ky eshte krim i Rames dhe duhet ndeshkuar!

  2. Piro says:

    Shkrim realist. Nje baterdi ndeetimesh. Vet I Ben she vet e pasuam. Uroj te mesojne prej ketij pesimi.

  3. Qinani says:

    Kjo ishte niveli cerro alla gramoz pashko ,qe n fakt ne e bem minus zerro..dhe gramozit i festojm edhe titullin e lart ngrit mbi zerro..
    Debilizem masiv

  4. FJALE PAK E PUNE SHUME /STOP DIARRHOEA GOJORE says:

    Edhe ju i duket TANI BYTHLEPIRES dhe bythqir,,ik andej dhe bej noj pune pruduktive ,largoje noj gur or bllok ne ato ndertesa mos nxjerr diarrhoea nga goja ik mos pjerdh tani

  5. Xha Brahua says:

    I rrofshi topet Enverit…….. se per nje fije hekuri qe nuk e çoje te fuste brenda.
    Hani mut tani ??

  6. bureto says:

    Shteti komunist, i qeverisjes me dore te fort deri ne ekstrem, shpertheu si bombe shpirtrat e njerezve te etur per liri, per te drejta politike, sociale, te levizjes se lire, ekonomike (varferi e skajshme) etj, gjë që nen teorine famekeqe të te ashtuquajturit ‘leberal’ G. Pshko te rrokur e zbatuar ne rrugen e saj qeverisese nga PD, çoi ne anarkine qe pershkroi Shqiperine ne keto 30 vjet, e cila eshte koncentrati i tere asaj qe pershkruan Minxhozi. Minxhozi harron apo ben sikur, baterdine me pronat (ligji famekeq 7501) dhe ndertimet pa leje mbi to, te cilat shteti i detyruar nga ky hall i madh, per te vene pak rregull, po i legalizon, fenomen qe ende nuk ia kemi ndjere fundin e zullumit si shoqeri. Do duhen te tjera fenomene shkaterruese te natyres ose jo, qe do te na i tregojne kete. Sa per ilustrim kujtoj se çfare beri vershimi i ujrave te Liqenit Artificial te Tiranes, per shkak te nje defekti teknik. Po me tej ne rastet e digave te hidroentraleve, ujembledhsave per vaditje etj? Po te themeleve te urave nga gryerja e shfrytezimit te shtreterve te lumenjve ne menyre kriminale nga babezia per ndertime me kosto te ulte dhe fitime te medha? Te tjerat i ka thene Minxhozi. Duhet reflektim serioz nga shteti, ndryshe do te perjetojme edhe më keq se sa nga kjo tragjedi e fundit, qe pasojat me shume i pati te medha per shkakun tone.

    1. Goni says:

      Pas 90 u shkaterruan te gjithe shtreterit e lumenjve, duke u ngritur ne breg te tyre pika inertesh. Militantet e PD qe ishin pronare te shfrytezimit te tyre, bene pasuri maramendese me ane te ketij biznesi kriminal.
      Çakulli per ndertim mund te perftohet edhe nga thermimi i gureve, por joooo, keta maskarenj gjeten rrugen me te shpejte dhe te shkurter per tu pasuruar.

  7. bureto says:

    Shteti komunist, i qeverisjes me dore te fort deri ne ekstrem, shpertheu si bombe shpirtrat e njerezve te etur per liri, per te drejta politike, sociale, te levizjes se lire, ekonomike (varferi e skajshme) etj, gjë që nen teorine famekeqe të ‘terapise chok, të të ashtuquajturit ‘leberali’ G. Pashko, te rrokur e zbatuar ne rrugen e saj qeverisese nga PD, çoi ne anarkine qe pershkroi Shqiperine ne keto 30 vjet, e cila eshte koncentrati i tere asaj qe pershkruan Minxhozi. Minxhozi harron, apo ndoshta ben sikur, baterdine me pronat (ligji famekeq 7501) dhe ndertimet pa leje mbi to, te cilat shteti i detyruar nga ky hall i madh, per te vene pak rregull, po i legalizon, fenomen qe ende nuk ia kemi ndjere fundin e zullumit si shoqeri. Do duhen te tjera fenomene shkaterruese te natyres, ose jo, qe do te na i tregojne kete ne te ardhmen. Sa per ilustrim kujtoj nje episod periferik, ate se çfare beri vershimi i ujrave te Liqenit Artificial te Tiranes, per shkak te nje defekti teknik. Dhe ky nje rast aspak tragjik, por me deme, gjithsesi. Po me tej ne rastet e digave te hidrocentraleve, ujembledhsave per vaditje etj? Po te themeleve te urave nga gryerja e shfrytezimit te shtreterve te lumenjve ne menyre kriminale nga babezia per ndertime me kosto te ulte dhe fitime te medha? Te tjerat i ka thene Minxhozi. Ndaj, duhet reflektim serioz nga shteti, ndryshe do te perjetojme edhe më keq se sa nga kjo tragjedi e fundit, qe pasojat me shume i pati te medha per shkakun tone.

    1. Atdheu Grida Sumës says:

      Njerezit ishin te etur per anarki jo per liri. Qytetaria pas komunizmit emigroi dhe u integrua ne sisteme te rregullta sociale ne perendim. Vendin e zaptoi fshataresia dhe forca e saj regresive – fshataresia shqiptare ishte bartese e otomanizmit, nuk koncepton liri, vecmas anarki, ndaj komunizmi u mundua ta edukonte dhe ta kontrollonte me dore te hekurt. E paska pare drejte Enveri se cfare lloj polipi i pashprese gjenetik eshte shumica ne kete vend. Simbol i demokracise u be kafshari Berishe, nje monster rritur me bagetite dhe Pashko nje aventurier i nje cektesie intelektuale te frikshme. Pa llogaritur Mona plaçkitesen e ardhur nga hauret e fshatrave te dibres apo fshtunarin medioker e qesharak Like Floririn, nje megahajdut ordiner i permasave kozmike.

      1. Kerkushi says:

        I hongsh kaken Grides o palaço, e pastaj ik e merr noi lek te serbi o te greku. Hale muti.

  8. Opinjonisti i pa_anëshëm says:

    Ndërtime pa leje, në truall të huaj, pa projekt, pa asistencë teknike, pa bazë ligjore…….pa shumë të jera
    LEGALIZIM SHTËPIASH, PALLATESH….të paligjshme?!
    Kjo fatkeqsi natyrore tregoi nivelin e papërgjegjshmërisë POLITIKE NË VITE!
    Keqardhje dhe ngushëllime për jetët e humbura, respekt dhe mirënjohje për të gjithë ATA QË PO PUNOJNË ME HEROIZËM….përtej nacionaliteteve, janë njerëz HUMAN, FALEMINDERIT…

  9. LORA says:

    Kur qeverisjet e pas-nentedhjetes te dr.mortjes dhe
    nano-kurves inicuan dhe frymezuan dhe nxiten,si gangstere pa din e pa iman, levizjen e rrumpallhanes se lire dhe pushtimin deri te tokave prodhuese ,,,,ju gazetaria e tere nuk b’zajtet nje fjake(mos o zot revolte ) por si kodoshe u benit fresk ketyre qeverisjeve antishqiptare.
    E vetmja barriere ndaj marrezise me territorin ishin institutet inxhinerike me stafe shume te kualifikura,,,te cilat u shkrine kriminalisht dhe antikombetarisht,qe nga qeverisja e a.meksit.
    Minxhozo,qeverite shkojne e vijne,,,por stafet e specialisteve mezi ngrihen e persosen,,,por edhe ju benit sehir si hidhe shin ne rruge garantet me te shkelqyer per zhvillimin e normalizuar te Shqiperise sone,,,,pra edhe ne kete kob pushtetmbajtesish ju bete kodoshin e tyre.
    C’te gjeti sot qe e prishe zotrote kararin e kodoshllekut?Ne fakt,duke e hedhur tek te gjithe njerzit peshen e pasojave te marrezise me territorin ,je duke bere rishtaz kodoshin mbrojtes te shkaktareve me emer e mbiemer te ketij qameti.
    Dhe mos e quaj cinike natyren,,,,ajo mbetet ende bujare ndaj zullumit kriminal tri-dekadesh ndaj territorit.

    1. Kerkushi says:

      LORA, o buçe histerike, po noi fjale te mire per Edvin Sumen nuk na the kesaj rradhe, kujdes se te pret buken Endri.

  10. Malo Kanina says:

    Po të rilexosh shkrimet e tua zoti Minxhoźi gjatë gjithë këtyre viteve, nuk është e vështirë të shohësh, se ju si analist, më tepër jeni kujdesur për pushtetin se për shtetin. Tani duket, ju erdhën mënd pasi, duket, ju ka goditur si çekan në kokë kjo që ndodhi. Normalisht, ju kurrë nuk dini çfarë duhet bërë, ju nuk jeni asgjë më shumë se një konstatues i rëndomtë. Ja dhe në këtë rast ju po bëni atë që nuk duhet bërë. Flisni për të shkuarën pasi jeni një tip që nuk dini asgjë për të bërë në të tashmen. Kjo më kujton shprehjen “mëndjen tënde të parë ma pastë kali, të dytën e paça vet.” Po fol or i uruar për diçka konktete, si mund të dilet nga kjo situatë, shko dhe lëviz një gurë nga ata që janë mbi trupat e fatkeqve. Ka kohë për të analizuar të shkuarën. Por ti nuk di gjë tjetër të bësh, merr gazetat, i lexon në kafenenë ku e pi atë ťë flamosur kafe dhe vret mëndjen për shkaqet. A thua se rizbulove amerikën me këto që thua. Ky qëndrim juaji vete pas asaj që thotë Shvejku, kur bëri zbulimin e tij gjenial: “Një batalion i rrethuar nga të gjitha anët duhet pa tjetër të dorzohet.”

  11. Malo Kanina says:

    Ju e quani padrejtësisht “Modeli shqiptar i zhvillimit”, zotri! Shqiptarë kanë qënë dhe ata që ndërtuan Beratin, Gjirokastrën, apo ku di unë. Thellësisht të varfër, por edhe në komunizëm kishte një kriter të qartë ndërtimi. Kjo që ka ndodhur tek ne, mund të përcaktohet si model shqiptar i drejtimit në periudhën postdiktatoriale. Ata që kanë marrë përsipër të drejtojnë shtetin, kurrë nuk janë kujdesur për shtetin por për pushtetin. Mjafton të shohësh politikanët se sa janë ata të mobilizuar në periudha fushatash zgjedhore për të marrë pushtetin dhe cili është qëndrimi i tyre pasi e kanë marrë atë, ose më sakt qëndrimi i shërbimit ndaj shtetit. Në kohë fushatash nuk i zë gjumi, në kohë jashtë fushate nuk ju del koha për ti shërbyer shtetit, por e përdorin atë për të vjelur të mirat e pushtetit si dhe për të rrimarrë përsëri pushtetin e ardhshëm. Pra, ne jemi udhëhequr kurdoherë gjatë këtyre viteve nga pushtetar dhe jo shtetar.

  12. Buda says:

    O i biri i Beqirit, jep kushtrimin per ndihma humanitare nga te gjitha oligarket, biznesmenet, shitesit e pafund dhe nepunesit parazite ,ku jane kishat dhe xhamite? Lerinin filozofimet: O sot, o kurre!

  13. Orli says:

    Shume sakte i ke renditur z.Minxhozi por kjo katrahure e rrumpalle e organizuar me mjeshteri e ka emrin:sali vuk vicidoli “penicilina”.

  14. luani says:

    Z. Minxhozi , krahas qeverive qe kan qene tash 30 vjet ne drejtim dhe qe kane pergjegjesi ligjore dhe ato te qyteteve pra kryetar bashkishe e keshilla bashkiakesh , pergjegjesi kane edhe medjat te gjitha pa perjashtim . E them medjat se populli ato i degjon , edhe kur ngrisin ndonje problem jetik per popullin ndonje mefja çohet medja tjeter e nuk len gje pa thene me interpertime boshe e genjeshtrash per tja ulur hunden siç thot populli dhe i kemi ndare medjat ne te majta te djathta te qendres e te dreqit mallkuar , se po i merr audjencen . Po mire more z. Minxhozi a nuk munden tana medjat me u bere badhke per ndonje problem jetik per popullin dhe kur themi jetik per popullin eshte edhe per medjat . E them kete se ka kohe qe populli flet per ndertim pa leje , mbi kolektor ne rere ne fushe afer ujrave lumejve e liqeneve dhe sikur te shkojne gazetare televizore kamera nga 20 cope perdite tek ndonje ndertim pa leje jasht kushteve teknike e te qendrojne aty dite nate duke i kerkuar qeverive ndalimin e ketyre ndertimeve rromuj pa rregulla e kushte teknike . Kjo do te ishte detyra konkrete e çdo medjave qe ti sherbejne popullit . Medjat jane ato qe degjohen ato kane zerin . Medjat tek ne kan arritur deri aty qe te flasesh broçkulla te veprosh si te duash pa rregulla , kritere e ligje , kush shan me shume kush behet me antikombetare se keshtu mund te shtoj audjencen . Jo keshtu nuk bejme kurr hajer . Mendoj qe te shikohet ligji i medjave se arrihet deri aty qe çfardo te thoje e te veprojne medjat nuk i kap ligji , po une e di se ligji eshte i barabarte per te gjith , ndersa Bledi Fevziu arrin e thot o ti x person ku ke te drejte te akuzosh medjan , ky person duhet te hiqet menjehere e te proçedohet penalisht se nuk njeh detyrat e medjas .

  15. puntori says:

    intelektualete zote jane larguarne usa kanadaaustrali ose jane hequr nga puna !urgjent te kthehen inxh e mjek ekonomiste ne krye te vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje