Fryma e ligjit dhe reforma në drejtësi

24 Nëntor 2019, 19:32Blog TEMA

Nga Minella Aleksi 

Reformën në drejtësi në studiot televizive pandërprerë vazhdojnë ta quajnë një dështim i planifikuar.

Flamurtarët e paepur të këtij përcaktimi fatal janë gazetarët. Tani është edhe institucioni më i rëndësishëm i vendit.

Në këtë vorbull opinionesh të të gjitha llojeve për një gjë nuk po pyesin gazetarët tanë: Kaq të degraduara qënkan institucionet amerikane sa nuk arrijnë dot që të kenë kontroll mbi njerëzit që kanë në Shqipëri.

Mirëpo në institucionet amerikane dëgjon të thuhet herë pas here:”Drejtësia nuk është çështje juridike, është çështje njerëzore”. Kjo thënie më ka shtyrë që të thellohem e të kuptoj një sjellje të shtetit amerikan në vitet 30të.

Në ato vite Amerika lëngonte nga padrejtësia shoqërore. Institucioni i drejtësisë gërryhej nga korrupsioni. Shoqëria e zhytur në depresion, Mungonte shpresa. Mos vallë shteti ishte i pazoti që të eleminonte një gangster simbol si Al Kapone?

Në popull nuk besohej as atëhere kur gazetat njoftonin për gjyqin që do i bëhej Al Kapones. Përballja me faktet do e shkatërronte atë. Qytetarëve amerikanë u duhej shembulli i gjyqit të Kapones, si dritë shprese në fund të tunelit.

Në mendjet e patriotëve të vërtetë amerikanë përpunohej tjetër projekt. Atëhere u artikulua shprehja: Është fryma dhe jo forma e ligjit që e mban gjallë drejtësinë.

Paqja shoqërore dhe drejtësia janë dy anë të së njëjtës medalje. Al Kapone duhej të shërbente si model i përballjes me ligjin. Gangsteri amerikan do të dënohej nga ligji i taksave. Shoqëria amerikane duhej të ndërtonte frymë drejtësie që jepte shpresë në popull dhe siguri në përparimin ekonomik. Demokracia është një udhëtim, nuk është një destinacion. Aplikimi i këtij koncepti garanton pavarësinë e institucioneve amerikane.

Presidenti Trump është nen hetim nga Kongresi këto ditë mbi bazën e principit: “Një president nuk mund të mbrojë një komb nëse nuk mban përgjegjësi ndaj ligjeve të tij.” Ligji edhe mund të flejë por asnjëherë nuk vdes.

Njerëzit janë gjithandej njëlloj, me ambicjet dhe instiktet gllabëruese, të pangopur për pasuri, Vetëm dhuna e ligjit i bën të ndryshëm, Shteti është një qerre që e kap ose i hipën vet në të lepuri. Modelin e frymës së ligjit kishte si qëllim ekzekutimi me gjyq i Sadam Huseinit nga trupa e gjyqtarëve irakian.

Popujt kanë përjetuar gjyqe të mëdha nën frymën që drejtësia nuk është çështje drejtësie por është çshtje njerëzore. Nën këtë frymë janë gjykuar ish drejtus shtetesh me sjellje gangsterësh, si krerët e nazizmit, Milosheviçi etj.

Prandaj zotërinj gazetarë dhe ju moderatorë kukuvajka, mposhteni padurimin, largojuni disa ditë ekraneve dhe do të kuptoni që stili i zbatimit të reformës në drejtësi po krijon modelin e dhunës së ligjit.

Të qytetarëve të barabartë përpara ligjit. Nuk ka lindje që të vijë pa dhimbje dhe pa hemoragji.

3 komente në “Fryma e ligjit dhe reforma në drejtësi”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    ????

  2. Feniks says:

    Kush qenka fryma kur per kete ju nuk flisni fare?
    Si krijohet,zhvillohet,mbrohet dhe zbatohet kjo fryme?
    Kush eshte i interesuar ta nxise kete fryme?
    Po media per 29 vjet vazhdon vetem te konstatoje gabimet,fajet dhe krimet e qeverisjeve dhe drejtesise ne vend qe te filloje te nxise frymen e shkaqeve te kedsj humnere te padrejtesise ,qe burimin e ka vetem tek sistemi politik korruptiv,qe udhehiqet nga diktati i sundimtarit e jo nga nje STRATEGJI KOMBETARE TE ZHVILLIMIT, i hartuar dhe miratuar me referendum popullor!?
    Cfare fryme ekziston sot kur shteti ligjor eshte shkaterruar dhe ligjin e ben vetem kryeministri?
    Per cfare fryme mund te flitet kur
    projektohen dhe zbatohen rruge super luksoze me shpenzime katastrofike pa iu nenshtruar nje metodologjie shkencore,kur vendi ka mijra halle te tjera me te nguteshme?
    Cfare fryme te kerkojme kur qytetarin shqiptar shteti e trajton si skllav,aq sa sot nuk gjen dot nje rrogtar te te prese qe te ankohesh per padrejtesite qe na bejne zyrtaret e tij te pa afte dhe te korruptuar!
    Per cfare fryme te flasim kur vete kryeministri ua ka mbyllur gojen qytetareve te ankohen duke i grumbulluar ankesat vetem ne kryeministri,gje qe nuk ndodh ne asnje vend te botes?
    Si kerkojme frymen kur sot nuk ekzistojne fare sindikatat e puntoreve apo shoqatat e idh ushtarakeve,te blera apo te goditura nga nja shtet qe nuk te degjon se cfare hallesh ke?
    SE FUNDI, si mund te kete fryme per drejtesine kur nuk del njeri ,grup njerezish intelektuale idealiste qe te marrin persiper realizimin e ketij objektivi kombetar per krijimin e nje shoqerie te zhvilluar qe te mos mbetet deri tek buka e gojes?
    Nuk mund te kete fryme kur ate e luftojne partite politike dhe qeverite e tyre?
    Mjaft me konstatime,se edhe femijet e kane kuptuar se per 29 vjet e gjithe klasa politike ka deshtuar dhe as te mos pretendohet se ata mund te ndeshkojne veten per krimet e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje