Nga Astrit Patozi
Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e dha pushim deri të hënën, me gjithë situatën dramatike, që po kalon Shqipëria, pas ngjarjeve politike të fundit. Por problemi qëndron se ne e kemi të pamundur të jetojmë dhe të flemë të pashqetësuar, kur na thuhet se kushtetuta është në rrezik.
Deri tani, gjestit qetësues të Presidentit, që shkoi të hante hurma të papara Elbasani për weekend, i është përgjigjur vetëm Lulzim Basha, i cili ka një javë që ka ikur nga Shqipëria dhe ende nuk ka njoftim se kur do të kthehet. Nuk thotë kot fjala e urtë popullore se “miku i mirë njihet në ditë të vështira”.
Gjithë ne të tjerët jemi duke vrarë mendjen se cila do të jetë zgjidhja vendimtare për shpëtimin e kushtetutës dhe nuk ka burrë nëne që të presë i qetë deri të hënën. Që do të thotë se po na mbeten në fyt hurmat e Elbasanit, sado të buta dhe të shijshme qofshin.
E para, se kemi hallin si do të shkojmë deri tek referendumi, pasi në kushtet kur secili shqiptar ka një kushtetutë të vetën, te cilën e lexon dhe e interpreton si t’i dojë kokrra e qejfit, kemi frikë se e drejta do t’i takojë në fund atij që ka në dorë shkopin e policit.
Por edhe po ta zemë se e kaluam me sukses pengesën e parë, mbetet problem i madh se cila do të jetë pyetja e referendumit, në mënyrë që populli të marrë realisht fatet e veta në dorë për të shpëtuar një herë e mirë nga përdhuesit e brendshëm dhe nga “palaçot” ndërkombëtarë, që i kanë nxirë jetën për 30 vjet rresht.
Ndaj edhe do të ishte më mirë një fund i tmerrshëm sot, sesa një tmerr pa fund, deri të hënën. Unë për vete jam që tani me Presidentin e Republikës, pa e pritur fare të hënën, i cili thotë se e keqja kryesore për Shqipërinë filloi me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës.
Mbetet vetëm që të pres dy ditë të tjera thjesht për të parë se si do të formulohet pyetja magjike, që do t’i kthejë Shqipërisë sovranitetin dhe lirinë e munguar, pas kaq e kaq përpjekjesh dhe sakrificash të heronjve dhe dëshmorëve të saj në kohën e demokracisë.
Ky thote:-jane pjekur gorricat se me hahen mua.Te henen ne presidence do dhiten me hurma elbasani,sa tu shkoje barku pizgw.
E keqja e Shqiperise filloi qe ne 1990-ten,kur qeverisjen e vendit e moren spiunet e Ramiz Alise e te agjenturave te interesuara per zhdukjen e shtetit shqiptar!
O tito, duhej ti jepje nje keshille presidentit te mos haje shume hyrma se kane tanine dhe e bejne kaps, menje fjale shqip nuk dhjet lirshem duhet te beje klizem qe te dhjese rehat, pordhi kali ne dere ta hanit, keshtu edhe presidenti beri nje pordhe ne elbasan dhe e publikoi ne fb
Bravo Patoz,
Nje e tallur spektakolare, humor i kendshem me kete katunar primitiv qe na u be President.
E kupton edhe Macoku im se ky palo hajdut primitiv,
kerkon te trazoje shqiptaret dhe te fitoje kohe te dale nga gropa qe ka hapur vet…
Ky palaco duhet larguar urgjen se do tu grabis akoma para shqiptareve me keto pordhet qe perhap cdo dite.
Largojeni sa me pare!
Mundesisht neser…
Cdo dite qe kalon eshte humbje kohe me kete karierist delirant!
Po eshte i paster le te pres gjykimin dhe te ankohet ku te doje,
por duhet te vihet para fakteve dhe te largohet nga posti qe e perdor per interesat e tij dhe diskretiton shqiptaret ne syte e botes…
Per ta bere me te qarte fytyren e ketij shemtire:
Lexoja para ca kohe se nje katundar skrapalli i varfer,
per te leruar token kish mbrehur ne parmende ne nje krahe Gomarin dhe ne krahun tjeter Lopen…
Te ardhurat e tij nuk i kalonin 300 leke ne dite…Per gjithe familjen prej 4 pjestaresh…
Dhe hajde gjyko kete Like Kokekatrorin qe ne ditelindjen e tij nga oreksi i madh donte te festonte si Sheik me nje torte prej 64 metrash katrore!!!..
E turpshme perball atij Skrapalliut qe leron token duke mbrehur ne parmende Lopen dhe Gomarin ,
te dy kafshe shtepijake qe qe nuk jane per ate pune…as Lopa as Gomari per tu mbrehur ne Parmende….
POR HALLI E DETYRON…
Zhduku more fshtar se na e shpife tu dale 3 here ne dite te tv.
Mos mendo se duke four shume fiton popullaritet,
Vetem se na ca trapin me idiotesite tuaja pre fshatari injorant dhe medioker.
Nuk shpeton dot edhe sikur te flasesh 24 ore ne dite.
Iliri me hurma elbasani,lulushja me hurma arabie dhe shqiptaret te lumtur me demokracine se i lene te llapin se ai soc na e preu gjuhen
Z.Patozi.Per mua deri te henen eshte kohe shume e gjate.Meta duhet te kishte dhene d/heqjen qe te premten ne darke.Por jo.Ai nuk ju dha pergjigje as dy deklaratave- bombe Amerikane & Europiane.Dhe kur shkoi ne tualet u kujtua dhe nga FB ju pergjiq sipas menyres se tij.
-Amerika-sidomos po mban shenim nderimet e tij Hitleriane dhe Musoliniane.
-Edhe une po vras mendjen deri te henen se cila do jet pyetja per Referendum dhe si do e zhvilloi Meta referendumin:
1-Per ndryshimin e Kushtetutes se re..duke hedhur posht investimin Amerikan e Gjerman te deritanishem
2-A mund te zgjidhet presidenti Meta nga populli perseri..
3-A mundet qe gocat e presidenteve te jene Zonja te para..
4-A lejohet qe presidenti ta ket gruan opozitare…dhe vet te qelloi me shkelma maxhorancen legjitime..!
5-Kur opozita braktis mandatet a duhet te paguhet..
6-A duhet te ket ambasador ne Shqiperi..
7-A do krijoi polici te veten Meta qe te suguroi qendrat e votimit..!? Se nuk besoi qe KM Rama do i siguroi ato…
-Deri te henen do jap ndonje teme tjeter per referendum
se mos iken per xibrak zoti president???
3 rrjeshtat e fundit me pelqejne me shume nga ky shkrim….! ?