Shkarkimi i Ilir Metës, emergjencë kombëtare

21 Nëntor 2019, 20:00Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Edhe sikur deri tani të kishte mbetur ndonjë grimcë “shprese” se kreu i shtetit në detyrë po bënte ndonjë shaka pa “kripë”, që sot e tutje, me deklarimet, reagimet, xhestikulacionet, dhe plot shkaqe të tjera, ai ka krijuar bindjen tek çdo shqiptar, se shkarkimi i tij është kthyer në emergjencë kombëtare. Shkarkimi sa më parë i Ilir Metës, do të kthente sigurinë, shpresën dhe besimin se ky vend bëhet, se ky vend nuk lëviz nga rruga e tij euroatlantike, dhe se politikanëve si kreu i shtetit në detyrë, u duhet treguar vendi.

Deklaratat e tij zyrtare para medias në derë të Presidencës, etiketimet e tij si “palaçot ndërkombëtarë, servilat e kryeministrit” apo dhe sulmet e paprincipta ndaj ambasadorëve veçanarisht të SHBA dhe vendeve të BE, përbëjnë një turp të madh dhe një skandal shtetëror, që i duhet dhënë fund sa më parë nga ky Parlament me largimin e Ilir Metës. Kreu aktual i shtetit (në fakt prej muajsh nuk është më i tillë) ka treguar me fjalë dhe me vepra se nuk ka më qëndrueshmëri llogjike dhe politike, dhe kjo mjafton të kujtojmë dhe dëgjojmë deklaratat e tij të përditshme mbi qeverinë, kryeministrin, Parlementin, drejtësinë, duke mos kursyer as ndërkombëtarët.

Takimet e dy ditëve të fundit me krerët e partiçkave ish-opozitariste, apo dhe takimet me ish-presidentët e vendit, ku më i veçanti spikati ai me Doktorin dhe Nishanin, ishin një papjekuri e plotë politike, e një njeriu që me pahir kërkon të pengojë, por dhe ozurpojë organet më të larta të sistemit të drejtësisë. I ndjerë si kurrë më parë, sidomos pas takimit me Doktorin, Ilir Meta ka shpalosur në derën e Presidencës synimin e tij për të krijuar me çdo kusht dhe çmim, imponim dhe destabilizim, krijimin e një situate të “ndezur”, ku finishin e ka arritur duke sulmuar hapur SHBA dhe BE. Tashmë Ilir Meta ka dalë ballazi ndaj partnerëve tanë historikë dhe stradegjikë, tashmë Ilir Meta ka dalë hapur kundër çdo ambasadori dhe vendi që ai përfaqëson, duke i shpallur “luftë” të hapur atyre, dhe duke (mos) e ditur fundit e saj.

Shkarkimi i Ilir Metës nga sot është emergjencë kombëtare, dhe kjo duhet të jetë obliguese veçanarisht për Parlamentin e vendit. Shkarkimi i tij do të lehtësonte dhe rehabilitonte imazhin negativ që kreu i shtetit, dhe një celulë agjitatorësh pranë tij, po i veshin vendit dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë. Duke përdorur fjalorin më vulgar të keqpërdorimit të postit dhe pozicionit si “kryetar shtetit”, Ilir Meta ka organizuar të tjerë personazhe të ish-partisë tij LSI, në sulmet ndaj ambasadorëve. Nuk ka ndodhur kurrë më parë (me përjashtim të 1996 kur Doktori tentoi tu tregojë dhëmbët amerikanëve) në Shqipëri që një kryetar shtetit të mbyllë derën për ambasadorët e OSBE, SHBA dhe vendeve të BE, nuk ka ndodhur kurrë më parë që një kryetar shtetit , (madje as në kohën e Doktorit president) tu imponohet me dhunë verbale, (dhe të paralajmërojë revolta popullore) strukturave më të larta të organeve të drejtësisë për emërimet e njerëzve të tij.

Shkarkimi i Ilir Metës nga sot është emergjencë kombëtare për 1001 arsye, pasi ky njeri po tenton që me ikjen e tij, të prishë imazhin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA dhe BE. Për hir të Muçit dhe Xhaferrlarit, kreu i shtetit ka për borxh të “ndezë gjakrat” e politikës dhe të izolojë vendin nga ndërkombëtarët, si dikur bënte Enver Hoxha. Shqiptarët dhe politika e përgjegjshme e këtij vendi, nuk duhet të tolerojnë dhe vonojnë shkarkimin e një presidenti në ikje, shkarkimin e një presidenti, që merr “irade” nga një ish-president që dikur e ndezi flakë vendin, duke rrezikuar të kalonte në luftë civile. Çdo minutë e Ilir Metës në Presidencë, është kosto për vendin, çdo deklaratë dhe sulm i tij ndaj ndërkombëtarëve, veçanarisht ndaj SHBA , gjithsesi është kosto për fatet e integrimit të vendit në BE, ndaj dhe shkarkimi i tij, është nga sot emergjencë kombëtare.

6 komente në “Shkarkimi i Ilir Metës, emergjencë kombëtare”

  1. ore po kishte rreshqitur fare ky mo ??/

    si e leshonte gojen ashtu per amerikanet dhe europianet ?/
    i ka thene mendjes pirdhu me duket.

  2. M says:

    Po kjo eshte loja aaaaa
    Me te njejten taktik , pasi i provoi te gjitha taktikat e tjera te lena ne dilem qe mos te dukej foto- kopje e vicidolit qe beri te 101 dhe as era nuk e preku dhe ska per ta prekur ne kete jete , mbase pas vdekjes mund ti jipet ndonje denim ligjor po sa para bene per ata qe mbajne shpresen tek drejtesia, pra sic mori garancine se nuk i preket as edhe nje qime edhe ketije e vetmja rruge qe i ngelet eshte te mare ndonje garanci te shpetoje nga drejtesia e te shpetoje miliardat , te tjerat jane lojraaaa ( dhe ta shikojme nuk do ta besojme qe do shpetoje pa lagur)

  3. Agim says:

    Rama eshte bashke me meten, salen e lulin. Nuk pritet ndonje shkarkim te ilirit vetem nese amerika jep urdher Rames.
    Te gjithe hajne me nje sahan. Pse vonohet Spaku, bkh apo gjykata speciale. Pse ngaterrohet politika me gjykaten kushtetuese. Nje eshte arsyeja. Te gjithe keta politikane I kane ndyer duart me vjedhje te pasurise kombetare. Drejtesia mind te vonohet nga keta palaco por nuk e ndalojne dot.

  4. Shqiponja says:

    O M , ti as shikon , as degjon , as beson , ku jeton ti or mik ?? Ore mos ke rene ne koma ?? Cdo me thene :dhe ta shikojme , nuk do ta besojme , me pak fjale , po e rasen brenda dhe e shikon pas hekurave ne Rec , ti nuk do ta besosh ?????? Paske shku per lesh hahahahahahaha ore qenke fantastik fare , me nxore gjumin …….

  5. xhoxhi says:

    Ilir meta po luan me zjarin.Lufta me Amerikën që po shpall do ti hajë kokën.Kështu trimërohej Sadam Hyseini,Kadafi,etj etj por në fund përfunduan në litar ose me plumba kokos.Gabimi i amerikanëve është sepse lejuan Berishën,Nanon ,Metën,Bashën,Ramën deri këtu sa të bëhen hajdutë e kriminela për vëndin e tyre.Ka tre vjet që ska asnjë gjykatë dhe sot vijmë vërdallë ta shkarkojmë ose jo Ilir kapedanin.Fillimisht duhej ngritur gjykata kushtetuese dhe ajo e lartë dhe duhej regulluar kushtetuta që mos varej fare nga presidenti dhe Rrama zgjedhja e anëtarëve.Tani njri firmos tjetri çfirmos e kështu punë nuk mbarojnë kurë.Iliri duhet të mendohet mirë kur del kundër amerikanëve sepse ata pos ike kur të thonë të heqin kokën me hir e me pahir.Edhe Millosheviçi u tregua trim por e dimë të gjithë se si përfundoi.Prandaj të dogjohen të huajt dhe të vihet në rrugë paksa të mirë drejtësia..Shkarkimi duhet bërë urgjent për Ilir Metën…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje