Logjika qesharake e Muçit (Metës) për zhbërjen e reformës në drejtësi

21 Nëntor 2019, 12:43Blog TEMA

Nga Endri Kajsiu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Besnik Muçi, që Presidenti Ilir Meta e dekretoi për në Gjykatën Kushtetuese.

“Besnik Muçi ka deklarim të pamjaftueshëm për apartamentin 57 m2 dhe kredive te marra tek te afërmit, babai, xhaxhai, vëllai dhe motra. Është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë. Nuk deklaroi saktësisht edhe pasurinë tokë bujqësore në Pogradec. Provat e administruara konsiderohen se janë të mjaftueshme, prandaj Besnik Muçi nuk mund të gëzojë besimin e publikut për të qëndruar në detyrë.”, ishte argumenti i KPA për shkarkimin e Muçit, duke e nxjerrë përfundimisht nga sistemi si shumë të tjerë përpara tij, të cilët kishin fshehur pasurinë, kishin papastërti të figurës apo mungesë profesionalizmi, ose të gjitha bashkë.

Por, pas vendimit, Muçi i ka ‘habitur’ të gjithë kur është shprehur se nuk largohet nga Gjykata Kushtetuese dhe se nuk e njeh vendimin e Vettingut. Absurdi i qëndrimit të tij si njeri i ligjit mesa duket lidhet me luftën që Ilir Meta po bën me SHBA-BE kundër reformës në drejtësi, por nuk mbaron me kaq.

Sipas logjikës së Muçit, i bie që Shqipëria të ketë anëtar të Gjykatës Kushtetuese (më tej edhe të SPAK e BKH) njerëz që janë shkarkuar nga Vettingu për pasuri të fshehura, lidhje me kriminelë apo të paaftë profesionalisht, të cilët nuk duhet të njohin reformën në drejtësi duke vazhduar kështu të bëjnë atë që kanë bërë këto 30 vjet me drejtësinë.

Kjo në fakt është fiks ajo që Ilir Meta, Sali Berisha me kompani, duan. Bllokimi i reformës në drejtësi ose kapja e saj për t’i shpëtuar të shkuarës së tyre është beteja që po luhet nën rrogoz, duke shpallur armiq edhe SHBA-BE.  E në këtë betejë ‘te vjetrit’ e politikës që kanë bërë ç’kanë dashur me këtë vend, kanë  përfshirë edhe gjyqtarë e prokurorë që i kishin emëruar vetë dje dhe sot i përdorin për të shantazhuar dhe bllokuar reformimin e drejtësisë.

Logjika që çdokush që është shkarkuar nga Vettingu mund të vazhdojë detyrën në organet e drejtësisë është në fakt logjika e zhbërjes së reformës në drejtësi. Pavarsisht hallit që Ilir Meta ka me Gjykatën Kushtetuese e cila sapo të krijohet do të vendosë për fatin e tij, logjika e zhbërjes së reformës në drejtësi dukshëm është e papranueshme nga SHBA-BE dhe shqiptarët. Ndaj çdo lëvizje e Metës në këtë logjikë veçsa tregon hallin e tij të madh, por nuk duket se ka gjasa t’i japë atij rezultatet që kërkon.

3 komente në “Logjika qesharake e Muçit (Metës) për zhbërjen e reformës në drejtësi”

  1. Babale says:

    Ore keta gringot, me ke duan ta kruajne keta, se s’po i marre vesh, me Ilir Meten!? Po keta nuk e dine qe Likja eshte nga Ciornajavoda ! Po te fale Likja!? Jo gringot te vine ketu, po edhe UFO-t te vijne, Likja nuk pyet. He ti Nikoll Lesi, pse rri si buf, pse nuk flet !? Dil e bej nje berihaj edhe ti , se po nuk dole sot, per kur te do Likja, neser per te ngren pshesh!? V.F.L.P.

  2. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Vetem ne gje i jap te drejte ketij besnikut hajdut,qe te gjithe jane te korruptuar(politikan e drejtesi),por ky maskara te justifikoj pasurine e tij dhe te denoncoj me fakte shoket e tij dhe ke politikan ka perkrahur ne kirrupsion…

  3. Ben says:

    Tani eshte tregove qe kurre nuk ke pjerdhur per ligjin por vetem per pasurite tuaja! Mjere ai popull ne dore te kujt ka rene. Nuk u luftua korrupsioni qysh ne fillim dhe tanight po e kuptoni se sa e veshtire eshte ta luftoni tani. SHQIPTARE! Mos pranoni Korrupsionin me se ai eshte shtet si puna e kancerit. Perhapet shpejt dhe eshte e veshitre per ta luftuar kur eshte ne mendjen e te gjithe Shqiptareve. Pasojat e korrupsionithe nuk pyesin se i.kujt partie je! Te gjithe do ta vuani ku te keni ca me.shume e ca me pak. Por me shume do ta vuajne femijet tuaj qe kudo qe do shkojnë nuk do jene mire se ashtu.Jane edukuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje