Një akuzë absurde kundër Edi Ramës

20 Nëntor 2019, 12:01Blog TEMA

Nga Enver Robelli

Akuza se Edi Rama QËLLIMISHT e ka postuar një hartë të rajonit me Kosovën brenda Serbisë duket e fryrë dhe më shumë hamendje. Po thuhet se Rama këtë e paskësh bërë për t’i provokuar shqiptarët e Kosovës – duke aluduar se ende janë «pjesë e Serbisë». Kjo është jo më shumë se akuzë fluturuese. E pabazë. E padrejtë. Absurde. Sikur të zemërohej mileti ynë digjital aq egërsisht për disa harta të tjera, ku Kosova nuk ekziston fare, sikur të mllefosej për shumë shërbime në internet, ku Kosova nuk figuron fare, sikur të shtrëngonte grushtin ndaj atyre politikanëve që Kosovën nuk po arrijnë ta fusin as në Interpol – punët do të ishin më mirë.

Edi Rama ka bërë jo pak gabime ndaj Kosovës, por nuk është në interesin e asnjë shqiptari që Kosova të bëhet pjesë e lojërave të ndyra politike në Shqipëri dhe kryeministri i Shqipërisë të portretohet me të njëjtat ngjyra siç portretohen politikanë serbë të tipit të Vuçicit, Daçicit etj. Akuzat paushalle, britmat «tradhtar, tradhtar» mund të kenë efekt argëtues dhe polarizues, jo më shumë. Dhe dëmi, përkundër argëtimit, nuk do të jetë i vogël.

Pak histori: në vitin 1994 Sali Berisha i pati instrumentalizuar Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin në fushatën e referendumit për ndryshimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Berisha dëshironte të bëhej njëfarë autokrati me letra. Rugova e kuptoi sherrin dhe praktikisht i shkëputi raportet me Berishën. Më vonë edhe Demaçi, ndonëse ky lejoi që më 1996/97 të përdoret nga Berisha për të shtyrë popullin e Kosovës të mbështesë demonstratat e opozitës serbe kundër Sllobodan Millosheviqit.

Nuk ishin ato demonstrata për rrëzimin e Millosheviqit, por vetëm për korrigjimin e rezultateve të manipuluara të zgjedhjeve lokale. Çfarë pune kishte Kosova me to? Asnjë. Berishës i konvenonin demonstratat në Kosovë, sepse shpresonte se kështu do të neutralizohej tërbimi i shqiptarëve pas humbjes së parave në skemat piramidale. Rugova atëbotë e refuzoi ashpër këtë nismë të Berishës.

Kur shteti shqiptar nisi të shembej, kur padron i jugut të Shqipërisë u bë Zani Çaushi dhe çaushë të tjerë, kur vendi gjendej para luftës civile, kur njerëz të papërgjegjshëm i frynin konfliktit mes veriut dhe jugut, te një pjesë e opinionit në Shqipëri kishte një paragjykim – mendohej se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si parti kryesore në Kosovë dhe me lidhje të hershme me Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD) do të dilte në krah të Berishës. Jo, Rugova lëshoi vetëm një deklaratë largpamëse duke shprehur shqetësimin e thellë mbi shembjen e Shqipërisë dhe duke kërkuar gjakftohësi dhe përgjegjësi në një moment të rëndësishëm historik, kur në Kosovë situata ishte para shpërthimit.

Siç nuk pranoi Rugova të bëhet pjesë e lojërave politike në Tiranë, ashtu edhe protagonistë nga Kosova (qofshin këta nga bota politike apo mediale) nuk është mirë të bëhen palë ndërluftuese të njërës parti kundër tjetrës në Tiranë.

Për këtë shamatë lidhur me «hartën e Edi Ramës», kryeministri shqiptar nuk është krejtësisht i pafajshëm. Deklaratat e tij polarizuese lidhur me temën e ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe retorika boshe patriotike e kanë dëmtuar rëndë imazhin e tij në Kosovë. Ka mundur të mësojë diçka nga sjellja e Rugovës ndaj Shqipërisë në vitet ’90. Do ta kishte më lehtë sot. Dhe do ta shikonte hartën dy herë para se ta postonte në rrjetet sociale.

22 komente në “Një akuzë absurde kundër Edi Ramës”

  1. Zigur Qarri says:

    Çfar mund te presesh nga nje person,qe jeton nën efektin e droges mbi 20 vjet!Çudia me e madhe eshte,zgjedhja dhe kandidimi
    i tij si Kryetare i PS-s nga socialistet,qe e dinin pothuaj te gjith,se Edvin Escobar D’Rama ishte perdorues droge!Dëmi moral qe i ka
    shkaktuar D’Rama shqiptareve,eshte më i madh se ai i pushtuesve,po llogaritur dëmin qe i ka shkaktuar Shtetit dhe kombit tone.
    Aq shume i ka buadallallepsur militantet”rilindas”D’Rama,sa per vepren e tij ne proze “Ina, Ina hiqi brekët”,mendojn se eshte nje
    nga kryeveprat e letersise shqiptare,prandaj insistojn se duhet te hyje ne programet shkollore!Edvin Escobar D’Rama shkrimtare,
    gazetare dhe politikan i madh,por ne profesionin e tij si”piktor”,zerro!Diçka nuk shkon ketu!Skandali lidhur me harten,perforcon
    idene,se rasti ne fjale nuk eshte lapsus,perderisa ishte po drogaxhiu D’Rama ai qe inicioi per ndarjene e Kosoves ne favor te serbeve.
    Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi,
    Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatëvitit të kaluar, e ka sjellë
    nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatëkohës sa ishte ende në detyrë për
    dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzori kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te
    individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, megjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”,
    tha Tahiri.

    1. Meritoni says:

      nje popull debil,nuk munde te ket nje kryeminister tjeter,perpos debill si Rama!
      jo me kot shqiperin e quajne vendë i drogës,krimit,prostucionit.padyshim merita kryesore i shkon Ramës dhe Berishës,por,krejtë keto i vulosin debilat si keta me nofken Shkelzeni,Romak,Luka dhe edKARI!
      me fani ju debilat e tjerë qe nuk ju permenda,jeni shumë,aq shume sa shpesh mendoj se shqipëria eshte e pa shpresë!!

  2. SHKELZENI says:

    FUTJA KOT ….KOSOVA NUK KA ASNJE PESHE NE ASGJE E PER ASGJE.
    KOSOVA ESHTE SHPREHJE GJEOGRAKIKE E BANUAR NGA SHQIPTARE PER MOMENTIN JANE NE FEUDALIZME

  3. Romak says:

    Mor shkerdhate,ketu behet fjale per nje gafe apo poshtersi te Edvin kurves qe publikon nje harte te Serbise ku perfshihet Kosova,ti hidhesh dege me dege me Berishera,Zan Caushera e Rugovera.
    Jeni te neveritshem!

    1. Enisi says:

      O njerez qe genjeheni me nje harte qe e botojne ata qe merren me video dhe genjeshtra.
      Vini pak ne pune mendjen se ju ben mire e keni per jeten tuaj, qe ta shtyni me mend ne koke e te mos junterheqinnper hunde.
      Mire per ju se zemerimi ju prish gjakun dhe ju shton stresin.

    2. Atdhetar says:

      TE ESHTE ERRESUAR TRURI NGA URREJTJA DHE NUK TE PUNON LLOGJIKA. VIDEOJA ISHTE PER UJESJELLESAT QE PO NDERTOHEN NEPER FSHATRA NE SHQIPERI. KETO VIDEO BEHEN NGA STAFI JO NGA EDI RAMA VETE. PER ME TEPER VIDEO U KORRIGJUA NE MENYRE URGJENTE BRENDA DISA MINUTASH PASI NJEREZIT E KAPEN GAFEN DHE E KOMENTUAN. PERSONIT PERGJEGJES IU DHA VEREJTJE ME PARALAJMERIM. EDI RAMES MUND TI KERKOHET LLOGARI PER FJALET QE SHKRUAN DHE THOTE PERSONALISHT JO PER VIDEO QE PERGATITEN NGA TE TJERET.

  4. luka says:

    Edi Rama eshte ai qe e ka shpetuar Kosoven dhe ka mbrojtur sovranitetin e saj ne te gjitha qarqet diplomatike perendimore dhe deri ne OKB. Duke rrezikuar edhe qejfmbetjet e vendeve te fuqishme mbi figuren e tij. Krejt e kunderta e tradhtarit Berisha. Kjo duhet t’u behet e qarte kosovareve qe ende radhiten pas tradhtarit te te gjithe shqiptarisë.

  5. Edkari says:

    Kosova duhet Edi Ramen ta shpalle zyrtarisht non grata.
    Edi Rama qe te tjereve i ben dhe korigjim te drejtshkrimit ose te te shprehurit nuk eshte se ka gabuar pa dashje ne postimin e formulimin e hartes.Trathetaret meritojne plumbin.

  6. FATMIRI says:

    KUSH PJERDH PER KOSOVEN O TRAP ,SA TJU KTHEJ BYTHEN AMERIKA KOSOVA DO SHKOJ NE TE SEMES PASTAJ SHKO TI TA MBROSH ME ARM NA RROFSH TRAPIN JENI BER TRIMA PO BREKET JU KAN RENE NE FUND TE KEMBEVE

    1. Kuq e zi says:

      Fatmir Ka Vetem dy rruge o ne si Shqiptare Te jemi Te bashkuar dhe Te vdesim Te gjithe si komb ose ta leme kosoven serbit te bej cte doje dhe ne si Shqiptare Ti mbajme breket ne fund Te kembeve si perhere.

    2. Atdhetar says:

      O PIKA TY MOR DRITESHKURTER. DEBILA SI PUNA JOTE KANE 100 VJET QE PO NA MARRIN NE QAFE. SHKO NE SHKOLLE DHE MESO O LOQE.

  7. SKENDERBEU says:

    Pirdh Pirdh se lirohesh o shoku Enver

  8. Arjan says:

    O Robert rahmuti Ka dal jashte orbite ,babai kombit duhet te shkeputet nga kriminele lufte si vucic ,te qendroje larg atentatorit thaqi qe mban mbi supe vrasje Te shumefishta,te mbaj larg keshilluesin baton si ideator i ndarjes se kosoves.Reagimet e Shume analisteve ndaj shengenit ballkanik me serbine fashiste Jane Te te drejta per cdo Shqiptar jashte dhe brenda vendit nuk eshte dakort me mendjen e ndritur te rahmutit.Nuk mund te lehtesohesh nga problemet e shumta brenda vendit,ekonomia krimi , droga dhe te hidhesh te zgjidhesh problemet ballkanike.Te gjithe ee kuptojme pse ne Duhet Te mbyllemi Ne vetvete dhe te kemi liri veprimi por ne momentin qe jemi serbia Nuk eshte akoma gati Te kete miqesine tone si komb.Kur Serbia armatoset dhe vazhdon Ben lufte per mospranimin e kosoves ne organizma nder kombetare rahmuti nxiton dhe na rehabiliton sikur ska ndodhur asgje .Serbia Duhet Te demshperbleje kosoven per shkaterrimin e vendit Te tregoj ku Jane te humburit dhe te kerkoj falje per perdhunimet .Anashkalimi I kosoves e Ben te pavlefshme shengenin sllave.Bej njehere shengenin Shqiptar se ne jemi komb I shtrire ne 6-7 shtete.Asnje Nuk mund te bej pazar Apo te flas ne emer te kosoves.

  9. MH says:

    Lexova artikullin mbi nji akuze absurde kundr Edi Rames.
    I gjithe artikulli asht nji pordhe qe kerkon me cdo cmime ta mbuloje me koll.
    Edi duhet te shkarkohet automatikisht nga detyra e krieministerllekut.Sepse duhet qe posti i kryeminstrit te drejtoht nga njerez te afte dhe serioz.Dhe jo piktor zanategjije.

  10. Apo jo? says:

    Kosh pati koqe vec ketij burri te thote ne mes te Serbise se Kosova eshte shtet i pavarur?
    Tani na paska nxjerre harte me Kosoven pjese te Serbise.
    Cfare karlliku ne kufjite e imagjinates online.

  11. Ilir says:

    Si leh qeni kur i ngacmojne te zotin!

  12. Oso shkodrani says:

    Zoti Enver Robelli, mos e prish penen tende me nivel, me justifikime ndaj nje veprimi kontravers qe nuk mund t’i lejohet nje kryeministri, nese eshte normal nga gjendja shendetesore. Por edhe sikur kete gafe ta kete bere ndonje sekretar, kjo do te thote se tek “Qazim Mulleti qenkan mbledhur budallenjet dhe jo te mençurit”. Aq me teper kjo, kur edhe me reagimin e dyte, behet e njejta “gafe”!

  13. Fred says:

    Vetem per ate qe ka kerkuar njohjen e Kosoves si shtet i pavarur ne mes te Beogradit, Rames duhet t’i ngrihet nje shtatore. Asnje nuk e ka bere kete gje deri tani nder shekuj.

  14. Sun Qi Ma says:

    O Zigur beji nje Gojore Rames se te Shkon deri ne Gryke dhe te Ze Gurmazin,

  15. mik says:

    Edi Rama ka mekatet e veta, te pa fundme por, ai edhe sikur mos ta doje Kosoven, kurre nuk do publikonte nje provokim te tille.
    Keto provokime bahen vetem per konfuzion.

  16. Ina says:

    Edi Rama eshte fat per kombin, kaq di te them une!

  17. maga says:

    enveri i rugovës , ldk-së jugosllave dhe kombit kosovar,ta lajë gojën mirë para se të përhapë propaganden serbe. rama,si kryeministër i shqipërisë,e ka për detyrë të përpiqet për trojet shqiptare. shteti i kosovës është i përkohshëm ,deri sa ti bashkangjitet shqipërisë. nuk kemi degjuar ndonjë serb nga bosnja apo kosova,ti thotë vuçiçit mos fol e mos u përzje. të gjithë këta që flasin kanë mungese identiteti shqiptar,janë turma ! rama nuk duhet të tërhiqet nga langaraqët e ldk-se proserbe. duhet të punojë me kurtin qe shqiptaret të mos më fise me gardhe e sherre me njëri tjetrin,po komb i bashkuar,si kombet evropiane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje