Nga Dritan Hila
Ka mëse një javë që jeta politike është ndezur flakë. Në vijën e parë të sulmit është Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Pas sherrit me emrat e personave që do të jenë në Gjykatën Kushtetuese, lufta është ndërkombëtarizuar duke shpallur person ‘non grata’ shefin e Misionit të OSBE-së, Boshard.
Është Meta i cili ka mëse një javë që gjithashtu kërcënon me padi penale dhe i del zot protestuesve të Astirit. Po ashtu edhe LSI e cila në këtë moment beteje nuk mund të lërë vetëm themeluesin e saj.
Por ajo që bën përshtypje është qëndrimi i aleatit kryesor të opozitës, PD-ja.
Në rastin e Astirit, PD-ja u mjaftua me një deklaratë të vakët. Ndërkohë Lulzim Basha ka dalë në takime, në qarqe në një fushatë të stilit amerikan dhe ngjan se nuk i intereson përplasja që Meta po zhvillin me mazhorancën.
Por ca më shumë, guruja i demokratëve, Berisha, ngjan se po merret me lexime librash. As edhe një lajm nuk vjen prej tij, hiq një foto të Edi Ramës në stadium.
As qeveria nuk ngjan se ka marrë ndonjë demarsh politik. Më tepër sesa luftë e ndezur, ngjan se ia ka lënë rrjedhën e ngjarjeve ose rastësisë ose, ndërkombëtarëve.
Kurse ndërkombëtarët janë më aktivë se kurrë. Ambasadorët dhe përfaqësues të lartë të BE-së janë prezent thuajse përditë. Vetë amerikanët të udhëhequr nga zv/ambasadorja, janë shqeto në qëndrimet e tyre për Reformën në Drejtësi.
Cila është arsyeja e kësaj gjendjeje politike dhe pse në daljet e tij televizive presidenti është elokuent si asnjëherë më parë dhe është i gatshëm të luftojë në të gjitha frontet?
A është vallë ai kurbani i parë i rezultatit të Reformës në Drejtësi dhe faktorët e tjerë si Berisha dhe Rama kanë marrë një indulgjencë të përkohshme?
A është i trembur për veten e tij Ilir Meta, apo vërtet shqetësimi i tij është kapja e shtetit nga Edi Rama me duart e ndërkombëtarëve?
Këtu jemi dhe do të shohim./dritare.net
Nuk I bie te jete ‘kurban’ e as flijim por I akuzuari I pare I reformes ne drejtesi. Floririn president!!! Berisha do te merret ne pyetje per floririn e SHQIPTAREVE…. e cfare do thote?
Ai pra Meta eshte kurbani i radhes se Berishes i sprovuar e me pervoje me te gjate ne kete fushe nga te gjithe politikanet!Ai eshte si gjarperi qe kur ka ushqimin e siguruar fle gjume!Deri sa te ngordhe Iliri ai eshte i siguruar per dimer deri ne pranvere ku i duhet te dale nga foleja ku eshte futur e ha pak nga pak Rrushin Meta qe mendoi se e beri qytetin si fshati!
Kjo nuk eshte analize eshte shikim filxhani.
Analiza mbase duhet te fillonte se kush e zgjodhi Meten president dhe pse e zgjodhen ne kundershtim te pakten me opinionin qe ambasadoret e huaj kishin karshi Metes (rasti i Lus)…..pastaj mundet te dilet ne perfundim qe kjo eshte nje loje treshe midis Ruçit Metes dhe Berishes,natyrisht dhe me miratimin e Rames.
Sali vampiri flet me heshtjen e tij si bamke topi….
Sali krimineli hesht se po numron tanket dhe armet qe nuk i shiti sypeshkaqeni dhe do armatos shpellaret dhe ceten e mamursit
Rrembeni armet se nuk ka me prit,vrituni per shpellarin sali qe akuzoi dhe pagezoi ilirfloririn dhe me vone e mbrojti nga vidio
Pak kohë më parë ishte Ilir Meta që udhëtoi disa herë rresht brënda një periudhe të shkurtër në USA. Tani po shkon po disa herë e shoqja. Nëse këta janë shoqëruar nga Mehdiu, kjo thjesht është për lobim. Por nëse kanë shkuar individualisht, mendoj se ata thirren për tu marrë në pyetje për ndonjë proces të caktuar, i cili po hetohet nga vetë amerikanët.
E kam thënë edhe më parë, Sali Berisha nuk mund ta shikojë vehten jashtë politike. Nëse drejtuesit politik të këtij vëndi, por sidomos Rama, do ti kishin kërkuar komunitetit ndërkombëtar ta përfshinte në nisma politike rajonale, si psh., në vëndet e lindjes së mesme, si një individ me mjaft përvojë në komunikim me vëndet muslimane, atëhere ai do ta ndjente vehten politikisht atje ku i takon. Siç po bëjnë këto kohë, duke e përfshirë vetë amerikanët në komunikimet me opozitën iraniane të strehuar tek ne. Berisha i merr shumë seriozisht punët që i caktohen dhe përfshihet totalisht në to. Kjo mund të jetë arsyeja pse ai duket sikur ka lënë pas dore luftën politike të brëndshme. Thjesht ka me çfarë ta zërë kohën dhe i duket vetja i dobishëm. Atë ditë që Berishës do ti duket vetja i padobishëm, të nesërmen ai vdes.
Kjo heshtje e tij eshte shprehje e mentalitetit te tij dredhor. Dridhet e perdridhet Sala, sepse mendon qe Iliri do jete i Pari ne listen e “peshkaqeneve”. Me eliminimin e tij, Sala mendon qe Evropa dhe Amerika, populli shqiptar do genjehen nga ideja qe Iliri ishte e keqja e vetme dhe i vetmi peshk I madh qe Evropa ka ven kusht per tu arrestuar. Saliu si perdredhes qe eshte mendon se edhe po te vazhdoje lufta kunder krimit mbas Ilirit, do duhet kohe. Iliri do e beje Shqiperine rrumpalle dhe Shqiperise prape do i duhet ndihma e Sales per te qetesuar situaten. Ky skenar i Sales qe nuk vjen aspak ere shqiptarizmi por vjene ere dredhizmi, per te shpetuar nga zullumet, eshte I destinuar per deshtim. Sala po perpiqet fshehurazi, duke nxitur Ilirin dhe ai beson se do ja dale. Si mbyturi qe kapet nga kashta edhe Sala mendon se Vetingu do kenaqet me kaq. Kjo eshte e gjitha sepse Sala si ish komunist qafshajak, mendon qe dredhite jane paresore dhe jo principet e demokracise. Ai mendon qe sic komunizmit I erdhi fundi, edhe demokracise do I vi fundi. Ate e josh mendja e tij dredharake se eshte shume i zgjuar dhe ne kete rast po I ofron Perendimit eliminimin e Ilirit si koketrash i Skraparit qe fryhet si gjel dhe nuk kupton nga dredhite e Sales. Luajne dhe perdridhen keta maskarenj sepse Rama nuk perdor trurin por principet. Rama nuk kupton qe me kriminelet, hajdutet dhe spiunet nuk mund te presesh. Duhet aksion dhe jo zbatim i “kulluar” i principeve te demokracise. Eshe kaq demokrat sa po ja kalon dhe Fan Nolit dhe ne fund ka rrezik ta pesoje. Nderkohe ne shpesh mendojme se mos ai bashkepunon me krimin, qe eshte shprehje e humbjes nga ana jone te durimit. Thjesht , jemi bere per meshire. Ne pikepyetje jane gjithe mithet tona per trimerine, patriotizmin dhe dashurine per Shqiperine.
Plaku Mere po perpiqet tja hedhe pa lagur, ka gjetur kete palacon e Skraparit dhe keshtu kalon pa rene ne sy por harron ka shume krime ne kurriz duhet te paguaje dhe dita po afron pregatitu
Berisha hesht se Po pregatit ti shesi të gjithë këta që të shpëtojë veten. Nuk shpëton dot kërma.
Berishes eshte ngujuar e po mendohet: Te shkoj ne gjyq apo te vras veten.
undefined
Shikojeni videon me Dritan priftin e ndjerë si i bëhet presion për një ofertë 700 mijë euro dhe kush e mbrojti në gjyq ofertuesin e 700 mijë eurove që ja futen veremin të ndjerit Dritan prifti që iku para kohe nga kjo botë. SPAKU duhet ta filloje me këtë video që është dhe turpi kombëtar i qeverisë berisha leshelise,
Osht tue cof, i ka ardhur ngordhja. Ka filkuar te laget ne pantallona dhe nuk cohet dot nga krevati.. salahu akbar, vdis he te keqen
Per mendimin tim sot ne Shqiperi nuk po ngjan nje lufte per pushtet, siç ngjan ne te gjithe boten, por po luftohet per koken. Duket nga larg se Meta, Basha dhe Berisha jane tejet te trembur nga reforma ne drejtesi. Nga Vettingu dhe SPAK-u. Prandaj duan te bejne “gjemen”! Deri sa ta fusin edhe vendin ne lufte civile. Llogoret jane hapur dhe frontet jane te qarta. LSI-ja dhe PD-ja ne njeren anë dhe PS-ja ne tjetren. Ne vendet perendimore pozita dhe opozita, ose per taktike ose nga vullneti i popullit, ia lejne vendin njera tjetres, ne me te shumten e rradhes, pas 2 legjislaturash. Megjithese bejne sikur zihen, megjithese “luftojne” se kush e do me shume popullin,(!) ky nderrim i kuajve te karroces ka ne baze marreveshjen: nje here ju ne pushtet, me te gjitha privilegjet dhe mundesite qe te jep ai, dhe nje here ne. Keshtu edhe mishi piqet edhe helli nuk digjet! Por ne Shqiperi puna eshte disi ndryshe. Ketu nuk behet fjale vetem per interesa materiale, per tendera qe te sigurojne me miliona euro nen dore, por luftohet per te shpetuar koken. Sepse reforma ne drejtesi, e iniciuar nga nderkombetaret, vë shume koka ne rrezik. Sidomos ata qe kane vjedhur dhe vrare gjate ketyre 30 vjeteve. Më e renda nga te gjitha: – 4 te vraret e 21 janarit. Qe kerkojne shpagim. Sipas ligjit ose kanunit. Shume e akuzojne Ramen se ben sikur do te beje drejtesi! Po a mund te bente drejtesi Rama me sistemin e drejtesise te pushtuar nga Gjin Gjonet , Llallat dhe Dhallat?! Duhej pastruar me pare hauri. Rama mesa duket, me çmendurine e tij nuk ka pranuar kompromisin e njohur: “Nje here ju ne pushtet, nje here ne. Nje here vidhni ju, nje here vjedhim ne. Dhe populli eshte i lumtur”! A e ben kete nga etja per pushtet, apo per drejtesi – kjo eshte nje çeshtje tjeter. Por e sigurt eshte qe ata qe shkaktuan tragjedine e 21 janarit, perkatesisht Meta, Basha dhe Berisha, jane mbledhur sot kokë më kokë vetem e vetem per te shpetuar koken e tyre. Te gjitha te tjerat, fjalet e bukura dhe ngasherimet per popullin e varfer jane profka. Ndersa 30 qershori, 13 tetori, emerimet dhe çemerimet jane perpjekje per t’i vene gure ne rrota kesaj qeverie. Per ta rrezuar para se te ngrihen Gjykatat e larta, Keshillet e Drejtesise etj etj. Me nje fjale para se fajtoret te japin llogari. Te shpresojme se nuk do te arrijne qellimin dhe nuk do ta djegin perseri Shqiperine.