Nga Enver Robelli
Që nga shpallja e pavarësisë, për dhjetë vjet me radhë, shoqëria e Kosovës ka lejuar e toleruar që një kastë politike e përbërë nga vjedhësit ta mbysë besimin e shumë njerëzve që Kosova mund të jetë shtet. Në këto situata, dalin njerëz e flasin kotësina kundër «kombit kosovar», i cili – për arsye historike – nuk shihet në horizont.
Muhabetet për «kombin kosovar» janë vetëm ikje nga debati kryesor: sa është përgjegjësia e pjesëmarrësve në jetën publike në lëkundjen e besimit në shtetin e Kosovës? Për fajin e politikës folëm. Po shoqëria civile? Një pjesë e mediave që pa asnjë bazë i fryjnë çdo debati që polarizon shoqërinë? Po kompromiset e jo pak njerëzve për pak favore nga pushtetet? Po heshtja e botës akademike? E shkrimtarëve? Kush i ka ikur ballafaqimit direkt me të keqen në dekadën e fundit, e ka lehtë që tani të thotë: s’po bën Kosova shtet, hajde të bashkohemi me Shqipërinë.
Në zgjedhjet e 6 tetorit shoqëria kosovare demonstroi gjithsesi vullnet për të ndërtuar një shtet funksional. Fitoi bindshëm opozita – një parti relativisht e re si VV dhe një parti me traditë të gjatë në politikë (me periudha shkëlqimi dhe faza dështimi) si LDK. Forcat e vjetra dhe të diskredituara nuk morën përkrahjen që dëshironin.
Albin Kurti nuk u bë lideri më i votuar në Kosovë për shkak të retorikës patriotike panshqiptare, por për shkak të premtimit se do të pastrojë shtetin nga krimi e korrupsioni. Ky ka qenë motivi kryesor i shumë njerëzve për ta votuar. Nëse si kryeministër humb kohë me politika simbolike dhe nuk merret me zgjidhjen e problemeve të përditshme të qytetarëve, shumë shpejt do të bie entuziazmi për Kurtin. Është me rëndësi të dëgjohet jo për çka po flet Kurti, por për çka nuk po flet. Nuk po flet kundër flamurit të Kosovës, nuk po premton bashkim me Shqipërinë, sepse e di që para se të ndodhë kjo duhet të kryehen edhe nja një mijë punë të tjera në Kosovës (plus të ndryshojë komplet politika perëndimore ndaj Ballkanit, që nënkupton jo vetëm hapjen e temës së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë). Nuk po flet Kurti për ftesat e Gjykatës Speciale, sepse e di (ose po e kupton) që as sistemi gjyqësor, as një pjesë e madhe e shoqërisë nuk është e gatshme të ballafaqohet me të kaluarën. Sepse të ballafaqohesh me të kaluarën domethënë të kesh prokuror që për vrasjen e Haki Imerit fokusohet te shumica e anëtarëve të «Grupit të Drenicës» (me lidhje të thella me grupe kriminale nga Prishtina dhe treva e Llapit). Sepse të ballafaqohesh me të kaluarën domethënë t’i dërgosh në burg ata që zhdukën pa gjurmë edhe rivalët brenda subjektit të tyre politik. Pa e zgjatur këtu me kapitullin e sulmeve ndaj pakicave sidomos pas përfundimit të luftës. Kush s’dëshiron të merret me këto tema, e nxjerr nga sirtari temën e përhershme të «kombit kosovar».
Mosgatishmëria për t’u marrë me problemet kryesore të shoqërisë – krimet e pazbuluara, jo pak kriminelë të pajisur me pushtet, ekonomia në duar të një grupi politiko-oligarkik, deformimet e rënda në jetën publike, ku oportunizmi shihet si vlerë – të gjitha këto kanë ndikuar që të harxhohet shumë kohë për një debat mes grupeve të thellura në baltën e istikameve. Metoda më e ulët për të diskualifikuar tjetrin është ta shpallësh «projugosllav» nëse ende beson se Kosova mund të jetë shtet. Por nuk është e thënë të jetë përherë kështu. Me ndërrimin e gjeneratave në politikë dhe evoluimin shoqëror do të ketë ndryshime edhe në parti si PDK. Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë ndodhi diçka e paimagjinueshme: kishte brenda PDK-së zëra të guximshëm që atakuan kolegët e tyre për vjedhje votash e deformim të procesit demokratik. Sa më shumë që të ketë kritikë të tillë në çdo parti, edhe më mirë për demokracinë.
Kosova duhet të bëhet njëherë shtet funksional. A bëhet komb a jo – këtë e tregojnë pastaj zhvillimi ekonomik, arsimor, ndjeshmëria rajonale apo kombëtare. Më shumë është për të besuar se njerëzit nuk heqin dorë nga shqiptarësia e tyre (pse të heqin?), por do të zhvillojnë një krenari rajonale dhe të bazuar në histori, natyrisht nëse Kosova bëhet shtet funksional. Nuk duhet të jetë në interesin e askujt që Kosova të bashkohet me ndonjë territor tjetër pasi të ketë imazhin e një Jemeni apo Somalie ballkanike pa perspektivë.
Në perceptimin konservator shtetet nacionale kanë një gjuhë të përbashkët, së paku, mirë do të ishte edhe feja e përbashkët. Ka kundërshembuj: Zvicra i ka katër gjuhë. Fe? Kushedi sa. Katolikë, protestantë, myslimanë (gjithnjë e më shumë). A domethënë kjo që Zvicra nuk është shtet kombëtar? Çka mund të themi sa i përket lojalitetit kombëtar nëse në vitin 2045 parlamenti i Zvicrës e zgjedh ministër të Mbrojtjes një person me mbiemrin Kelmendi apo Berisha, i cili thotë se është mysliman jofetar dhe se çdo të diele me gruan e tij katolike nga Kongoja i dërgojnë fëmijët në meshë? Nëse substrat i përbashkësisë nuk janë gjuha e feja, si u bë kombi zviceran? Vullneti e bëri. Vullneti i përbashkët. Në rastin e kombit nga vullneti pyetja, sipas profesorit dhe diplomatit zviceran Paul Widmer, nuk është se çka dëshiron shteti për qytetarët e tij, por çka dëshirojnë qytetarët për shtetin e tyre? Kombi prej vullneti nuk lind nga vullneti i qeverisë, por nga vullneti i qytetarëve. Vetëm ata e shprehin vitalitetin e kombit.
Dijetari i madh francez Ernest Renan më 1882 mbajti në Sorbonne të Parisit ligjëratën e tij të famshme: «Ç’është kombi?» Duke marrë Zvicrën si shembull ai tregoi se çka është një komb prej vullneti: «un plébiscite de tous les jours», një plebishit i përditshëm dhe popullor, do të shtojmë këtu. Kjo domethënë: janë qytetarët që duhet të tregojnë se çfarë shteti duan. Por, nuk mjafton vullneti, duhet të ketë edhe qëllim. Kjo i duhet edhe Kosovës: një definiicon për shtetin. Pjesën tjetër të përgjigjjes e jep e ardhmja. Por në këtë ardhmëri shqiptarët nuk janë lojtarë të vetëm.
Po more Robell,por ka ketu ne Shqiperi ca antishqiptare te urryer sa nuk ka,qe thenien e mesiperme se “jane qytetaret qe duhet te tregojne se cfare shteti duan” e kane hedhur si sllogan mashtrues duke mbushur rruget,institucionet,mediat,mitingjet etj me parullat mashtruese si “Shqiperia qe duam” apo :Bashkia qe duam”,por qe ne realitet si Shqiperia dhe bashkia jane ashtu si nuk e duam ne!
Ne se Rama ka punuar sipas parulles se vet per “Shqiperine qe duam”,pse nuk na ka pyetut ne si popull se si e duam Shqiperine?
Bile as vete nuk e ka sqaruar se si do ta beje Shqiperine si duhet?
Dhe ne fund te fundit sllogani i Rames per “shqiperine qe duam”,per cilet e ka fjalen:Per vete apo per shumicen e shqiptareve?
Se ne fakt Rama deri me sot e ka vene ne jete kete parullen “Shqiperia qe duam”per vete dhe oligarket ne sherbim te tij dhe nuk mund ta akuzoje njeri,qe nuk paska punuar edhe per ne!
Ai e ka patur fjalen per Shqiperine qe ka dashur ai dhe banda e tij e jo per ne.
Fjale per fjale nuk e kap dot Ramen ashtu si edhe Veliajn,qe e ka bere “Bashkine qe duam” per vete e jo per shumicen e qytetareve te Tiranes!
Keshtu e perdori edhe Hitleri ,shefin e tij te propagandes Gebels,per t’i mbushur mendjen popullit se kane ne krye nje udheheqes boteror,por qe i coi ne kasaphane!
Njelloj sic gjykojne tru shplaret e rilindjes qe u duket Rama si lider boteror,pavaresisht se gomarin po e shqyente ujku,por ai lutej,zot m’a bej enderr!
Jo mor ti?! Ne mezi po presim qe te vine perseri dru me pre-të ne pushtet. Ata qe e ndriten qe nga 1991 deri me 1997-ten. Qe e kthyen Shqiperine permbys. Saqe do edhe 1000 vjet te ringrihet perseri ne kembe. Ne mezi presim qe te vijne ne pushtet ata qe shkaktuan Gerdecin, qe shiten te gjitha armatimet e vendit, qe vrane 4 veta ne mes te kryeqytetit etj etj. Dhe ç’ka po thua ti per Ramen or tej! Ne e duam Shqiperine si nje vathe dhensh, siç e kemi ne gjak dhe zakon. Poshte Rama.
Mos u merrme kriminel trushperlare e antishqiptare te Salehit ! Njerez te mykur te erresires
OOOO ‘Rebel’ OOO Tru shperlare nga erresira myku injoranca e frika nga dielli shqiptare !!! Ne duam Shqiperine ,shqiptaret por edhe gjithe popujt qe duan lirine e tyre dhe te tjereve . Ne nuk duan sic tideshiron ; kriminelet,hajdute vrases mashtrues , antishqiptare..Te gjithe te destinuar te deshtojne…Lereni perrallat ! KOMBI SHQIPTAR ESHTE I PA NDASHEM > NJE Kombe pranon qytetare te kombeve tjera she i ben SHTETAS te tyre ! Skocezi o gomere, nuk eshte anglez …por te 4 nacionalitet BRITISH Citizens , Shqiptari i Zvicres nuk eshte Zvicerian….por qytetar i zvicres !!!! Shqiptari (si kinezi a gjermani…) lind shqiptare ,nuk behesh .Je shqiptare i lindur ne trojet etnike Presheve….shkup..shkoder peje..mitrovice.presheve…………Zvicra ka Cantone me gjermane ilaliane franceze………….ata jane shtetas zvicerjan …por kombi gjerman .italjan francez ..me drejta te plota punesimi shkollimi edukimi kombetare dhe detyrimet si shtetas i lire zvicerian. NQS qeni lind ne grazhdin e kalit; lind….kaleqen! (per humor) .. Civilizimi perendimore ka krijuar qytetareve te shteteve te tyre,pa perjashtim’ te gjitha te drejtat.
Eh more Ilir tru shkulur!
Kthehu dhe lexoje prap komentin tim dhe do kuptosh se nuk kam thene asgje nga keto mbrockullat e tua!
Me siguri ne mos ke qene i pire tape,atehere do te jesh i semure psikik!
Do beje mire te pije ilacet para se te me shaje mua!
Suksese ne jete dhe ke nga une falas nje samar!
Sa per internacionalizmin tend proletar shterngoje fort se mua nuk me hyn ne pune qe te qaj hallin e botes,se me dalin e teprojne hallet e mija!
Te kujtoj se kemi 29 vjet qe eshte ndryshuar sistemi politik dhe te gjitha sa shkruan ti i takojne sistemit te kaluar!
Si duket i mbake akoma ne tru fletoret e punes politike dhe na i hedh keti si mencurira idiotesh!
Te fala sat eme!
Patriotizmi, streha e fundit e dallkaukeve- Robeli e demistifikon gjoja patriotizmin dhe atedhedashurime e shqipetarve te Kosoves, por nuk eshte edhe aqe gjeniale kjo ore Robel. Tjeter qe ti mos te them i vetmi qe ke guxim ti thuash gjerat qe ne esence jane aqe te thjeshta dhe transparente,ngase Patriotizmi dhe qasja kombetare e kosovareve eshte aqe primitive dhe tribale.Shtet funksional ndertojne shoqerite e civilizuara, jo shqiptaret e Kosoves qe akoma funksionojne me Kanun, qe thirren ne historine e paraantikes dhe ne ate te mjegullt te mesjetes. Qe vuajne nga kompleksi i perkatesise fetare apo ajo pjesa tjeter qe thirret dhe mburret me fene tjeter e qe ne esence te gjithe jane aqe te pafe, hipokrit dhe amoral sa edhe duken qesharak ne sy te botes.
Genta,me ke keq kuptuar se une nuk kam thene asnje fjale per Kosoven,se kemi ne Shqiperi aq antishqiptare sa po e shesin Shqiperine me PPP dhe akoma themi se “Po iku Rama do vije Basha”!
Le te shporren te gjithe,se edhe Ver Llapen te vesh kryeminister e ben shume here me mire se Rama!