Të superorganizuar në kaosin e luftës së tyre

24 Nëntor 2019, 15:02Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Vini re sa të organizuar janë në spontanitetin dhe kaosin e luftës së ashpër midis tyre!

I pari ka vendosur ta mbrojë kushtetutën me trupin e vet, qoftë edhe i vetëm në një betejë titanike, ku është zbuluar se palaçot ndërkombëtarë janë duke flirtuar me armikun.

I dyti na thotë të ëndërrojmë mrekullinë, që do të shpërthejë në “Shqipërinë që duam”, duke na tundur para syve flamurin e rreckosur të një drejtësie të munguar, e cila do të vonojë, por nuk do të harrojë.

Ndërsa i treti e ka marrë më me nge, pasi është duke na intriguar të përfytyrojmë “Bagëti e bujqësi” të Naim Frashërit në versionit digjital, sepse i kanë premtuar se ditë më të mira paskëtaj do të vijnë.

E ndërkohë që populli nuk di ku të përqëndrohet më parë prej këtij rivaliteti të ashpër, në komisionin e Damianit dhe të Rudinës, që asistohet fort nga ambasadori Borchardt, po i jepen duart e fundit debatit për seksin e engjëjve, në mënyrë që asgjë thelbësore të mos ndryshojë në Republikën tonë sovrane.

Që do të thotë se me reformën e re zgjedhore, si plotësim i njërit prej kushteve të Bundestagut, të garantohet për të paktën edhe 6 vjet të tjera riprodhimi normal i përbindshave politikë, që herë pas here na ftojnë të përleshemi me njëri-tjetrin për të drejtat e tyre kushtetuese, kur ia shkel kundërshtari.

5 komente në “Të superorganizuar në kaosin e luftës së tyre”

  1. lora says:

    Pse vini vrrdalle, doni politikan te ndershrm, te mncur me pavzion ..ja ku e keni para syve: z. Pathosi…

  2. vlonjati says:

    Kurse ti je nje kelysh I rrahur I Saliut I pakenaqur me rolin qe ke ne kaosin e luftes.

  3. kasemi says:

    Ore tit mos u merzit se populli gjithmone e ka ditur drejtimin qe do te mbaje, por me sa duket ti je akoma ne ekstaze dhe nuk po vendos si kryetar i madh qe je.

  4. Edi Ramën o Astrit Patozi i Fabrikës së Miellit në Vorë, mos e përzie dhe mos e përgojo me Kupolën e KÇK në Shqipëri që nga Dhjetori 1990, Berisha+Meta+Basha, e shumë si Ata e si Ty të po kësaj Kupole apo Bande KÇK. Edi Rama në ditën më të keqe ka me vete të paktën 750 mijë Votues, por shanset çdo ditë që kalon këto javët e fundit, pas çmëndurisë së Ilir Metës me prapaskenë të stisur nga dora vetë, Sali Berisha, kundra Perëndimit e direkt SHBA, po i rriten edhe më për më shumë e shumë se 750 mijë në çdo moment që bëhen votimet. Prandaj o ortaku i ish Kryetarit Demokrat të Bashkisë Vorë në Fabrikën e Miellit, kujdes kur llap shumë e shkruan si më lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje