Ilir Metën nuk po e mund Edi Rama, por vetja!

23 Nëntor 2019, 22:12Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Kur pas disa kohësh ta shihni Ilir Metën që të mos i përdori më zyrtarisht; kartvizitën e Presidentit të Republikës, makinën, faqen e internetit, zëdhënësin, zyrën në godinën Nr. 001 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, etj. do të kuptoni se në të gjithën këtë që po ndodh, atë e mundi vetja e tij. Nuk e mundi as Edi Rama, as shqiptarët, as ndërkombëtarët.

Ilir Meta duke qenë President i një Republike Parlamentare, e kishte të humbur ende pa e nisur këtë luftë të paprinciptë me mazhorancën, për një arsyre fare të thjeshtë. Ai është veçse Kreu i Shtetit dhe jo kreu i ndonjë pushteti. Shteti ngrihet mbi tri kolona të mëdha dhe ai nuk përfaqëson asnjë prej tyre. Ndaj nuk mund të triumfojë dot mbi dy pushtetet (Parlament + Qeveri), që kanë marë mandate popullore, për të reformuar pushtetin e tretë (Drejtësinë).

Që në Nenin 1, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, përcakton se “Shqipëria është Republikë Parlamentare” dhe JO Presidenciale. Më tej në Nenin 2, vijon: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë, i përket popullit.” Dhe populli e ushtron këtë sovranitet nëpërmjet përfaqësuesve të tij… në Parlament. Që të fitojë Presidenti, duhet të mundi Parlamentin, nga ku buron edhe Qeveria. Si do ia arrij Ilir Meta kësaj, kur PS ka një mazhorancë të konsoliduar?!

Më 8 qershor 2018, Metthew Palmer rikonfirmoi qëndrimin e SHBA dhe bashkësisë ndërkombëtare, se “Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave dhe legjitime.” Kjo do të thotë se, pikërisht nga ky legjitimitet i qeverisë dhe i Parlamentit funksional, buron fuqia reale e mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama për të çuar deri në fund, me ndihmën e SHBA dhe BE, reformimin e pushtetit të drejtësisë.

Ndaj edhe pse opozita tentoi që ta bllokonte sistemin, nëpërmjet daljes nga Parlamenti dhe duke mos u futur në zgjedhjet e 30 Qershorit, dështoi. Ilir Meta po bën të njëjtën gjë, duke u përpjekur të injektojë krizën e tij personale në sistem, nëpërmjet bllokimit të Gjykatës Kushtetutese. Do ketë të njëjtin fund. Për të njëjtat arësye!

Ilir Meta dështoi herën e parë kur çdekretoi datën e zgjedhjeve, që ta mundte sëbashku me opozitën e rrugës, mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama. Dështoi edhe kur firmosi një dekret tjetër ku e përcaktonte 13 tetorin, si të vetmen datë legjitime dhe kushtetutese për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme lokale të vitit 2019. As Lulzim Basha dhe PD, nuk e ndoqën dot pas në këtë marrëzi.

Tani ka dalë me një teori të re, për ti shpëtuar iniciativës së mazhorancës, për shkarkimin e tij si President Republike nga Parlamenti. Duke dashur që të fitojë kohë për të mos lejuar ngritjen e Gjykatës së re Kushtetutese që do i vendosi vulën largimit të tij nga Kreu i Shtetit, po vijon avazin e vjetër, duke përdor një truk të ri.

Më 22 nëntor, në përvjetorin e referendumit për Kushtetutën e 1998, deklaroi se do të kërkonte një referendum të ri popullor. Kuptohet përse. Nuk ka as mazhorancën me vete, e duket as gjithë opozitën. Nuk ka as ligjin dhe as kushtetutën. As shqiptarët dhe as ndërkombëtarët. Por, beson se populli e do. Shenjë e sigurtë, se ka humbur veç gjithë të tjerave, edhe lidhjen me realitetin!

E ku duket kjo? Mjafton që të rikujtoj se çfarë shkroi sot në facebook-un e tij përpara se të pozonte përpara një hurme të kalbur në Elbasan: “Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi.” Kur e lexon këtë fjali, të krijohet ideja se Ilir Meta ka hyrë dje në politikë. Tipike e dikujt që përgjegjësinë e sheh gjithkund, përveçse tek vetja!

A thua se Ilir Meta nuk ka qenë pjesë e politikës së Shqipërisë pluraliste, që nga dita ZERO, për plot 30 vjet me radhë?! Madje, si askush tjetër deri më sot, ështi i vetmi që i ka mbajtur me radhë të gjitha postet më të larta politike. Deputet, sekretar shteti, disa here ministër, zv. Kryeministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, President…

Ndaj pyetja që i bëhet atij, është: A po bën çmos ti vetë, që ta injektosh me çdo çmim e me çdo kusht, krizën tënde personale në sistem? A do të mbash një ditë përgjegjësi për këtë? “Shqipëria është pranë finalizimit të një sistemi të pavarur drejtësie, për të mirën e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë”,- tha Palmer.

Një ditë pas kësaj, gjithkush do ta kuptojë se Ilir Metën nuk e mundi askush tjetër, përveç zullumit të vet.

11 komente në “Ilir Metën nuk po e mund Edi Rama, por vetja!”

  1. Xxx says:

    Ilir meten po e mund gropa qe hapi vet

  2. Gomari says:

    Kete here me duket se e pret burgu kete prandaj pellet si gomar!!!

  3. Nicolla says:

    Edi po shikon se sa idiot po behet Ilir Meta …

  4. Doku USA says:

    Kjo eshte nje nga analizat me te mira qe kam lexuar per meten.. BRAVO. Shume i sakte

  5. Meta hajdut says:

    Meta hajdutin po e mundin vjedhjet e tij.

    1. Ce says:

      Artikulli i plote. Brilant, exelent, bravo Peza por na e bere me qarë me zë sot Sharebajgen e leshitlikes Nora Bythderrja gjithollog’ja surratgerdalla.Ajo është në delir dhe nuk i duron dot këto analiza se sheh ëndërr të bëhet përsëri zv ministre.

  6. Shkrimi says:

    Bravo
    Super shkrim

  7. Video erotike meta says:

    Tamam zullumi vet. Zullumi i nje idioti nje gomari nje presidenti te degjeneruar qe ka humbur cdo fill te pozicionit qe ka. Nga mgjesi ne dark me sulme ordinere dhe muhabete tavolinash me video erotike….. TMERR

  8. Shqiponja says:

    Nje shkrim i persosur nga Alfred Peza .
    Meta nuk ezhte i zgjuar , nuk e kuptoi qe vendosja e tij ne Prezidence qe nje karem vdekjeprures , nderkombetaret dhe Edi Rama , e dinin fare mire karakterin e tij si karierist dhe e vendosen Meten ne Prezidence duke e larguar ate nga partia e tij jo me inicialin LSI , por partia ” Nga fryn era dhe interesi personal ”
    Me kete ata hariten , ta neutralizojne deri ne degradim LSI -ne , duke egoditur ate nga te gjitha anet , dhe duke mare parasysh te kaluaren e saj si bashkepunetore e gjithkujti , LSI u be e pavlefshme per bashmepunim me opoziten ( pd )
    Ketu qendron pikerisht inati dhe nervat e Presidentit , se si ai e gelltiti karemin helmues , dhe nuk e kuptoi se Edi Rama ja futi pa ai kuptuar asgje …….
    Kush kupton nga politika nuk denon Edi Ramen per vendosjen e Metes ne Presidence , por e cileson ate si nje politikan largpames dhe cilesor , nuk e di neseai e beri ne bashkepunim me partneret , apo e beri vet , gjithsesi eshte nje levizje mat , qe historia do ta shperbleje ne te ardhmen …………..

  9. Olimpia says:

    O Peza,ke shkruar qarte dhe sakte.Por do te jepja nje ide….perse te mos i pergjigjeni ketij gangsteri,,politik,,me te njejten monedhe …??? Ndermerrni nje nisme per nje referendum kombetar me nje pyetje te thjeshte …A e doni Ilir Meten akoma president….me nje pergjigje…..PO…..osé JO…Te Jeni te bindur qe i gjithe elektoratin i PS i PD dhe 90 perqind e elektoratit te pavarur do te pergjigjeshin….JO…..Ne favor te Metes do te ishin gjithesej 10 deri ne 20..mije persona per alle 1 milione e 400 mije. JO…ve..Do te ishte interesante te vezhgoje cdo te bente vagabondi provinciale pas ketij referendumi.Mos e merrni per provokacion. Ky eshte nje propozim i realizueshem sepse ka nje baze te forte ligjore,logjike dhe morale.Pas ketij referendumi ,te ndryshohet ligji per zgjedhjen e presidenti direkt nga populli ,me me shume te drejta .Asnje parti nuk do te guxonte qe ti propozonte popullit per president nje person komplet te diskretituar,hajdut ordiner,pa moral si Meta apo nje kriminel filoserb si Berisha.

  10. Lola says:

    Kete njeri shqiptaret e urrejne tmerrsisht. Pervec nje grushti te vogel njerezish qe ka perreth, kryesisht delikuenr, askush nuk thot nje fjale te mire per te.
    Analize e sakte.
    Si duket po vjen ora e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje