Nga Mentor Kikia
Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalbura në Thumanë dhe disa ndërtesa të ngritura pa asnjë kriter teknik në zonën e ish kënetës dhe në plazhin e Durrësit.
Por përmasat e katastrofës janë shumë më të mëdha. Ne sapo kemi filluar të paguajmë gjëmën që i kemi bërë vetes. Në Durrës mijëra njerëz kanë ngritur shtëpi në një zonë që është 2 metra nën nivelin e detit dhe ku nuk ka ansjë infrastrukturë kullimi. Holandezët jetojnë nën nivelin e detit, por kanë një jetë që projektojnë si ta përballojnë.
Në zonën e plazhit pallate e hotele të ndërtuara mbi rërë kanë pësuar dëme serioze edhe pse nuk janë shembur. Në Kavajë, Vorë, Fushë Krujë e Laç mijëra shtëpi janë dëmtuar.
Pasi të varrosim të vdekurit, politikanët duhet të qepin gojën dhe fjalën tua lënë studiuesve. Lagje të dëra mund të duhet të rrafshohen. Dhe duhet të bëhet. Atë që nuk e bënë dot shteti dhe qeveritë e paafta e të korruptuara, po e bën tërmeti. Deti përparon drejt tokës, ndërsa ndërtimet përparojnë drejt detit. Me dhe pa leje, me dhe pa projekte, me dhe pa inxhinierë. Një katrahurë gjigande ka mbushur vendin me ndërtime të frikshme.
Pas kësaj duhet të përcaktohen kritere të rrepta për standardet e ndërtimit.
Nga kjo fatkeqësi duhet të nxirren mësime e të merren vendime që të shërbejnë për dekadat e ardhëshme. Të shkojnë në burg ndërtues e inxhinierë, që për të shkak të fitimit, janë shndërruar në vrasës.
Ti jepet fund epokës, kur një ndërtues(ai që ka ngritur atë grataçelën e tmerrshme tek Shkëmbi i Kavajës), sa herë arrestohej, kur e lëshonin ngrinte edhe katër kate të tjera pa leje, derisa e çoi në katin e 21.
Fole dhe ti …
Perse nuk rane godinat 50 vjecare te Enverit….??
Rane te Sali rrumpalles qe ecen me parimin zapto e sondo….
Te lumte goja mentor Kikia. I ke thene te gjitha
Po boll o koqe, se ti dhe gjithe idiotet e tjere po na e neverisni me kete manine tuaj per te folur, jo se kane dicka per te thene, po se duhet te thone dicka.
E keni kollaj te gjeni kurbane per cdo gje, dhe kuptohet qe kur nuk merr vesh pse ky vend nuk funksionon, fajin ja ve atyre qe jane viktimave te ketij ingranazhi te shpifur social ekonomik.
Shtetit i bie me lire te shembi ndertesat shumekateshe qe jane te amortizuara, se sa te humbin jete njerezish. Pastaj keto pamje katastrofike ben qe jeta na vend te paralizohet, per shkak te operacioneve te shpetimit, apomedhe frikes nga shembje te tjera. Duhet te bashkepunohet me vende qe jetojne perdite me termetin dhe ndertesat i kane ne kembe, p.sh. me Japonine.
Kikia! Nuk jane vetem politikanet qe duhet te qepin gojen! Jeni dhe ju eshte edhe Tosi me Andin,eshte Rakipi me ZHejin eshte Gazeta Dita dhe lista eshte e gjate!Mercenaret e medias ne Shqiperi jane me shumice por jane edhe medioker pa ” din dhe imam” sic thuhet ne turqisht! Shqiptaret jane nje komb ne dy shtete te ndryshme! Por mentaliteti shqiptar eshte i vecante!
Javes tjeter fillon seriali dhe mjafton mos tna lag shiu. Kena pun tjera me kushtetuten qe ta shkrujm me laps, zgjedhjet qe duhet ti vjedhim ma mire se po na ikin votusit dhe sdalin numrat, e pun tjeta. Ske a koh me ndertu shpit ka fillimi. Kaq sa jemi edhe bojm shum zhurme.
Ai maskara jo vetem ndertonte por edhe ia shiste apartamentet e 21-kateshit, oligarkut ordiner, Aleksander Frangajt i cili me pas ia u bente dhurate nepermejt emisionit te idiotit Gjebrea, hallexhinjve te fatit.
A kemi ndonje te dhene per pallatin 21 katsh ne durres i ngritur ne rere ?
Studimet jane bere dhe zbztoheshin me korrektesi qysh ne vitet e para 1960 e deri ne vitin 1991. Ka studime inxhinerike dhe nje kod teknik ndertimi per gjithe rajonet e Shqiperise . Por ne shqiperi ndodhi ajo qe e dime te gjithe nje klike antikombetare qe erdhi ne pushtet shkaterroi gjithcka.. Levizje e pa kontrolluar e popullsie dhe ndertime pa asnje kriter shkencor po shkakton dhe do shkaktoj pasoja dhe trgjedi. Vetem tek vendi jone ndodhi keto krime. Kodi i ndertimeve eshte ligj ne gjithe vendet e botes. Kush e ka fajin.? Te gjtha qeverite e mbas 1991. I lutem zotit qe ti kthehemi arsyes dhe te ndalohet anarshia. Lutem per Shqiperine time. Me respekt ing. Gjeolog E. Berati USA
Ka nje menyre me te thjeshte per te ndaluar te pakten ne te ardhmen korrupsionin,abuzivizmin dhe krimin ne ndertime…Nje grup i pavarur specialistesh te sponsorizuar nga organizma jashte shtetrore apo jashte biznesit te percaktoje nje rregullim tekniko shkencor se si duhet vepruar per te blere nje shtepi.Keto mund te iene p.sh
Ne Durres…MOS ble shtepi mbi katin e gjashte..
MOS ble shtepi pa firmen e studimit gjeofizik dhe sizmik.
MOS ble shtepi te PA certifikuar nga zyrat perkatese te urbanistikes.
MOS ble shtepi te PA legalizuara…
MOS ble shtepi te ndertuara NGA private PA zyra projektimi…
MOS ble shtepi NGA ndertimet mafioze….dhe kjo ne Shqiperi zbulohet lehte.
I permenda keto kushte thjeshte si shembull.Jane specialistet ATA qe vendosin kushtet tekniko shkencore por qe automatikisht shnderrohen edhe si kushte per blerjeshitjet.Kush nuk i pranon,le te rrezikoje,por te MOS te kerkoje ndihme nga parate publike ne rast fatkeqesie.Ka ardhur koha qe diktatura e ligjit te veproje PA meshire,ndryshe gjithmone do te vajtojme viktimat,te cilat shpesh i shkaktojme vete.Spese nuk kuptoj nje person qe le shtepine,token dhe pasurine qe mund te zhvillohet kudo dhe vjen ne keneten e Durresit,nderton nje shtepi me parate e emigracionit pastaj del me lopate ne dore per pune ne kushte skllaverie.
e…
Po me Vangjush Dakon cfar po behet!!! Apo ska llidhje me gjithe keto ndertime pre gjithe viteve qe ka drejtuar kete bashki?
Haaaa e bukur kjo!
Edhe po pati bere, eshte pergjegjesi personale! Ky qe i emeron, ky del i kulluar qelibar si gjithnje!
Skane faj ndertuesit ata gjejne dhe bejne.
Ne gjithe boten ndertuesi mbaron pallatin dhe pastaj vete klienti
E kontrollon shikon shtyllat ambientet cilesine dhe vendos nqs do e blej ose jo.
Ne Shqiperi leshohemi te gjithe Qe ne grope te blejme shtepi thua se po na I japin falas
Ndertusi I ka mare leket dhe vendos sa me pak matreale mundet
I pari qe duhet te shkoje ne burg per rrumpallen qe me qellim e lejoi dhe ndertoi ne Shqiperi eshte sali vuk rrumpalla,pastaj ju anal ista e gazetare legena e gjobvensa.Ptu fare e keqe!
O Mentor para disa muajve beje skuthin e tallje bythen me te kaluaren “Dora e dyt e nitratit” . Sot po na cani bythen me gjemen qe na ra.
Kemi 30 e 40 vjet qe I bihem qylit me natyren , nuk ishte budalla dhe as diktatore xhaxhi qe ti tridhte koqet te vije nje tulle pa leje. Edhe para xhaxhit nuk ishin budallenj te paret tane qe I benin shtepite ne mal e nuk i afroheshin detit. Dolen spurdhjaket e pas 90 dhe sot na ngeli dobici ne dore.
Ne rastet e termeteve ajo qe preket dhe demtohet me shume dhe shpejt eshte koka. Shqiperia duke qene nje vend me lekundje te shpeshta, do te sygjeroja mbajtjen e kaskave apo helmetave,qe perdorin punetoret e ndertimit, ne nje vend ne shtepi, ne gadishmeri. Keto helmeta te jene te varura diku afer deres kryesore dhe ne rast lekundjesh, secili merr helmeten e tij mbrojtese dhe pastaj mund te dale. Kjo do ulte shkallen e demtimit te qytetareve ne rast rreziku.
Ne rastet e termeteve ajo qe preket dhe demtohet me shume dhe shpejt eshte koka. Shqiperia duke qene nje vend me lekundje te shpeshta, do te sygjeroja mbajtjen e kaskave apo helmetave,qe perdorin punetoret e ndertimit, ne nje vend ne shtepi, ne gadishmeri. Keto helmeta te jene te varura diku afer deres kryesore dhe ne rast lekundjesh, secili merr helmeten e tij mbrojtese dhe pastaj mund te dale. Kjo do ulte shkallen e demtimit te qytetareve ne rast rreziku.
Ikni tani dhe protestoni me Opozitën apo me Pozitën…