Nga Ylli Doci
Para disa kohësh lexova një poezi që fliste për një pamje të tmerrshme varfërie në formën e një vajze të vogël në mjerim. Autori i revoltuar “ngren grushtin t’i bjerë malit që s’bëzan” duke i thënë me përçmim Zotit: “Ku je? Pse s’bën asgjë kur të pafajshmit vuajnë kështu?” Papritur u dëgjua një zë që tha: “Kam bërë diçka, të kam bërë edhe ty!”
Sot isha në Thumanë dhe në Durrës. Pashë pallatet e sheshuara dhe takova edhe një baba të shpëtuar nga gërmadhat, por ai më tha se gruaja me djalin 18-vjeçar janë ende në rrënoja, dhe unë s’kisha më fjalë.
Çfarë mund të thuash në këtë situatë tragjike? Kush ka përjetuar një kthim aq të beftë të jetës kur bie për të fjetur dhe zgjohesh nën gërmadha? Kush mund ta përshkruajë çfarë ndien babai kur sheh shtëpinë rrënojë dhe familjen më keq akoma?
Duke parë njerëzit e ulur mbi batanije, me vështrime të zbrazëta, nuk kisha fjalë të denja. Gjithçka mund të bëja ishte të ecja mes tyre dhe t’i lutesha Zotit për ta, por e dija që diku duhet të ishin duart dhe këmbët e tij në veprim; ushtarët dhe ndihmësit zyrtarë s’mund t’i marrim si të mirëqenë, por si bekim prej Perëndisë, pastaj aq shumë të tjerë që duan të ndihmojnë përsëri tregojnë praninë e tij. Unë vizitova një kishë ungjillore aty afër stadiumit në Durrës, me pastorin syskuqur për gjumë dhe të tjerë që u kishin shërbyer çaj e biskota gjithë paraditen atyre që kishin ardhur në strehën e tyre mikpritëse.
Ditët në vijim do bëhen më të vështira, kur ndihmësit do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe shtëpihumburit nga tërmeti do të rreken të rifillojnë nga e para, ende të rënduar nga trauma e humbjeve të pallogaritshme. Për disa humbje nuk ka zëvendësime dhe duket sikur disa vende në zemër nuk do të lulëzojnë dot më, por e vërteta është më e çuditshme se mençuria njerëzore që përkulet para vdekjes si fjala e fundit.
E vërteta e ringjalljes dhe ripërtëritjes së jetës nuk është vetëm një metaforë e pranverës, por realiteti i fitores së Perëndisë në Krishtin e ringjallur që vepron edhe sot si personi më influencues në botë. Në Thumanë dhe në Durrës Perëndia është duke ecur pranë syzbrazëve mbi batanije, po u shërben çaj sylotuarve në stolat e kishës dhe nuk do të heqë dorë nga dashuria për ta edhe në ditet e vështira përpara, deri kur të fshijë çdo lot prej syve dhe çdo vuajtje nga zemrat, kur ta shohin siç është në të vërtetë bariun e mirë të shpirtrave tanë.
*President i Vëllazërisë Ungjillore
Pirdh, pirdh. Me një fjalë, unë, Zoti, ju dërgoj tërmetin që t’ju vras, por ama dërgoj edhe një prift që t’u shërbejë çaj e biskota atyre që nuk vdiqën.
Hajde llogjikë, hajde. Ç’pret nga njerëz që besojnë në zot.
Z. Moisi a keni ndonje fakt qe termetin e ka derguar Zoti?
Shkenca e ka nje pergjigje qe nuk ka lidhje fare me Zotin, por me menyren sesi njerezit e menaxhojne token. Do te na ndihmonte te gjitheve nese do te kishim disa shkencetare, qe do te studionin efektin e germimeve per nafte apo gaz, ne Adriatik. Njerezit qe besojne ne Zot, e bejne gjumin e qete dhe nuk ua vjedh dot qetesine e shpirtit as termeti dhe as ndonje gje tjeter. Dhe ne situata si keto, kane lene familjet e tyre dhe pergjate gjithe nates u kane sherbyer njerezve qe te tjeret i shikojne ne kronikat e lajmeve, nen ngrohtesine e shtepive te tyre. Pac nje dite te qete dhe te kthjellet.
Po të ishte në dorë të Perëndisë nuk do të kishte fatkeqësi për “krijesat e saj”. Asnjanësi
Vëllazëria Ungjillore në veprim
Presidenti i saj Ylli Doci i atribuon Perëndisë dhe besimtarëve gjithë aktivitetin zyrtar dhe popullor në përballimin e dëmeve të kësaj fatkeqësie të madhe siç është tërmeti, të gjithë gadishmërinë e zyrtarëve, ushtarëve e të popullit që gërmojnë me duar e me thonjë për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. Ai fut nën drejtimin e Zotit edhe pjesën tjetër të popullsisë kur thotë se “…pastaj aq shumë të tjerë që duan të ndihmojnë përsëri tregojnë praninë e Tij. “Kush gjykon e kupton këtë frymë “vëllazërore” që nuk duket në favor të mirëkuptimit mbarshqiptar. Shqiptarët jofetar që nuk merren me çështjen e Zotit nuk e kuptojnë vëllazërinë dhe tolerancën fetare vetëm midis feve dhe besimtarëve por si unitet gjithë popullor Pavarësisht nga idetë, besimi etj. sepse fetarët dhe jofetarët jetojnë së bashku në familje e në shoqëri dhe kanë ideale dhe interesa të njejta për mbarëvajtjen dhe përparimin e shoqërisë shqiptare.
Unë e lexova sot këtë shkrim dhe për përgjigje po citoj Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj i cili publikon Flamurin Kombëtar të gjetur mes rrënojave në Thumanë (Dita, Nëntor 28, 2019) dhe shkruan: ” 28 Nëtori na gjen të goditur fortë, por jo të thyer…Le të jetë ky flamur lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë Kombëtare. Rroftë Shqipëria!” Kasandra.
Eshtë kohë e vështirë. Një mendje e turbulluar aty nuk arrinë të lexojë se komenti im përcjell vetëm një konstatim dhe një sugjerim dashamirës. Me keqardhje, Kasandra.