Nga Edmond Arizaj
Thirrjet, lutjet por edhe situata ishte e tille qe te pakten ditet e para, apo te pakten ne respekt te viktimave e halleve qe u rane mijera njerezve ne koke nga termeti, njerezit te mos tregoheshin cinike, duke e treguar cinizmin e perfitimit nga situata. Ndodhi krejt ndryshe, ne syrin tim:
1) Qe dreken dhe pasditen e se martes te pakten nje drejtues, ne moderim ne ekran, tha: E ndoqet vetem ketu (emri tv), ishim vetem ne, ekzkluzivisht, etj shprehje mese normale per nje lajm te zbuluar a ndjekur, por ndoshta s’ishte rasti per gare dhe reklame, per nje “lajm te dhuruar” nga nentoka.
2) Sipas sizmiologeve nje termet deri ne 4 balle, ndoshta dhe pak me shume eshte krejt i paperfillshem madje as nuk ndihet shpeshhere. Por cilet ishin titujt: Tmerr, tjeter termet; E pa imagjunueshme…; Vazhdon llahtari…Toka nuk gjen qetesi; Dridhet Durresi… etj. Tituj te tille per nje lekundje 3.5 balle psh, cfare kuptimi ka, pervecse synimit te perfitimit? Nuk eshte nje lajm i zbuluar nga portalet, por nga IGJEUM, madje i marre edhe nga nje aplikacion qe e ka te shkarkuar tashme cdo femije ku shihen goditjet sizmike ne bote.
3) Disa portale paten tendenca te theksuara, madje s’do hezitoja ta quaja kriminale, ne injektimin e panikut ne mase, duke luajtur me emra sizmiologesh, deklarata te tyre, ndryshim konotacioni te shrehjeve ne titull, nenkuptime, etj. Por sidomos kane luajtur me pasigurine, injorancen dhe sidomos me friken dhe panikun. Nuk e di cfare perfitimi kishin ne kete rast.
4) Ndjesine me te keqe e kam pasur nga disa reklama, nuk mbaj mend diku pashe dhe me te ftuar madje, te ketyre firmave qe te siguronin shtepite nga termeti. Nje cinizem i shkalles siperore, madhe duke “na kujtuar” se duhet te siguroni shtepite se termetet nuk parashikohen.
4) Sigurisht qe do te kishte politikane qe do perpiqeshin te perfitonin politikisht. E bene ne menyren me te keqe, duke perdorur fatkeqesine. Nuk dua te flas per ta, ma neverisin.
5) Ekzagjerimi i kryeministrit. Dukej sikur ishte ne cdo vend, dilte kudo, qante (nuk e paragjykoj), nxehej, ironizonte, akuzonte, premtonte. Ku me dore ne qafe, ku me buzeqeshje, ku prane rrenojave, ku prane ambulances, etj. Bukur. Diten e pare te tragjedise jam i sigurte se keshtu i takonte. Por ama, dukja e tij ne cdo cep ditet e tjera, nese nuk eshte per PR, per te treguar “heroikun” sic kryeministri mohon te jete, atehere tregon nje gje dhe me te rende: Rama ishte i detyruar te kontrollonte dhe urdheronte vete gjithcka, pasi strukturat pergjegjese nuk u pergjigjen me efikasitetin qe kerkonte situata.
P.sh: Kush ishte personi i caktuar qe do te informonte cdo ngjarje, cdo iniciative, cdo nderhyrje, cdo udhezim, qe do te mbyste zhurmen e fake neës te situates kaotike? Me ate qe pashe une, sfida ne ato momente pas shpetimit te jeteve nen rrenoja, ishte kontrolli i panikut ne popullsi, e per kete nuk pashe asnje levizje, asnje thirrje serioze sidomos 40 oret e para. Per gjithccka, ose shumicen fliste Rama, per cdo gje pergjigjej Rama, madje bente edhe thirrje per dicka krejt te rendomte si ajo se skemi me vend ne magazina per ushqime dhe veshmbathje, apo me keq narcizizmi i tejkaluar ne deklaraten: me shkoi mua mendja t’i sistemoja te pastrehet ne hotele…
Nuk mund te thuash qe nuk ishim paralajmeruar. Dy muaj me pare madje. Por shume mangesi, u zbehen dhe nuk rane fare ne sy, per shkak te panikut, frikes, alarmit, por mbi te gjitha per shkak te ndihmes se menjehershme te ardhur jo nga vetem nga shqiptaret anembane botes, por dhe fqinjet dhe miqte e Shqiperise… Rama urdheroi arrestimin e dy administratoreve te nje faqeje me akuzen e perhapjes se panikut. Shume mire. Por nje mase te tille nuk e mori dy muaj me pare. Pse dy standarte? (Uroj te jem krejt i pasakte per gjithe sa me siper. Do isha i kenaqur te isha gabim).
Dhe dy pyetjet qe po trazojne prej kaq ditesh: Kush lejoi banoret te hynin ne pallatet ne Thumane, apo kush nuk i ndihmoi? E dyta: A ka ndonje specialist te shpjegoje pse nuk u nderhy nga “emergjenca” shqiptare ne ndertesen kater kateshe, perpara se ajo te shembej e gjitha pas disa oresh? Keto si fillim, por mbi te gjithaRama duhet te premtoje qe per cdo te vdekur, per cdo te pastrehe, do te kete minimumi nje pergjegjes. E gjitha kjo nuk mund te kaloje vec me solidaritet, lutje, lot e ndihma. Duhet te dalin edhe pergjegjesit. E mbi te gjitha, sikur edhe nje jete te humbet tani ne banesat e pabanueshme, por te pamenaxhuara nga strukturat, atehere pergjegjesi nuk do te jete termeti.
6) Falenderime. Patjeter qe eshte vendi dhe per te tilla. Megjithese une psh jam nje njeri i lexuar dhe kurioz per te mesuar, serish paniku i perhapur dhe frika me kaplonte sa here disa portale, nxitonin te shkruanin per tmerrin e termetit te rradhes 3.5 ballesh, apo me keq, per dyshimin se ndoshta mund te kete serish nje termet me te madh. Por ama shume prej tyre botuan ne menyre korrekte dhe profesionale, deklaratat e sizmiologeve, historikun dhe “kapriciot” e termeteve dhe si duhet te silleshe. Ishin fjalet qe duheshin ne ato momente, ato qe zbusnin panikun. Sikur per cdo “tmerr termeti” ta shoqeronin dhe me te dhenat e shkences, do ishte akoma me mire. Por ama duhen falenderuar shume.
Gazetaret ne terren, si perhere ne top forme. Pavaresisht egzagjerimeve dhe propagandes, patjeter edhe Rama dhe qeveria duhet te falenderohen. E them kete sepse krahasimisht me te tjera ngjarje fatkeqe ne Shqiperi, shume me e pakte se kjo, permbytje psh, ka goxha ndryshim, e sidomos per angazhimin e rindertimit te banesave. Duhet falenderuar edhe kryetari i opozites Lulzim Basha, i cili ndryshe nga gjithe paraardhesit, nuk e shfrytezoi situaten per perfitim politik. Duhet falenderuar koke me koke cdo shqiptar. Sigurisht gjithe pjestaret e forcave te nderhyrjes, shqiptare apo te huaja. Duhen falenderuar mjeket, infermieret ne vendgjarje, apo ne salla. Duhen falenderuar gjithe miqte qe iu gjenden shqiptareve, me ndihma apo me fjale.
Duhet te falenderojme thellesisht sizmiologet, sepse me aq sa munden mbajten te mos keputen nervat tel nga paniku dhe tmerri te shqiptareve ne Durres-Tirane, apo rrethina. Duhet te falenderojme gjithe ata qe dhuruan bujarisht sasi monetare per ndertimin e shtepive te rrenuara. E mbi te gjithe, duhet te falenderojme Zotin, natyren, apo ato pllakat tektonike poshte kembeve tona, qe nuk e rriten me shume fuqine pas presjes se 6-es, apo kohezgjatjen, (sipas sizmiologeve edhe 6.5 nga 6.4 do ishte akoma me shkaterrimtar, apo pak sekonda me i gjate), apo qe nuk nxituan ta bejne kete gjeme ne vere, sepse tragjedia kush e di c’permasa do te kishte.
7) Nuk harrova, por cfare mund te thuash per viktimat e kesaj tragjedie? Cfare fjalesh ka per familje te tera te zhdukura, per enderra te prera ne mes, per buzeqeshje te shuara, e per jete qe iken pa kuptuar pse, ne gjume. Por ama lotet nuk duhet te mjaftojne. Duhet edhe drejtesi. Ata nuk vdiqen ne aksident. Nuk u shkaterrua gjithe Durresi e Thumana dhe keta i kapi fati i keq…Dhe le te jene jetet e tyre, kujtesa per cdo shqiptar qe ne koke te tij, nderton pa pyet askend ne kodra, ne lumenj, ne dete, ne keneta, qe pret pyje e than lumenj.
Shkruaj diçka edhe për policët dhe gratë e partisë që vjellin vaj…oriz…biskota dhe….7 batanije të vjetra,shoku gazetar.