Nga Carlo Bollino
Këto ditë do të kisha festuar 40 vitet e mia si gazetar. Për të paktën 15 vite kam ndjekur historinë e mafias në Itali. Gati gjithmonë, ishin të këqinjtë të vdekurit për të cilët shkruaja. Pastaj bëra të dërguarin e posaçëm në vende lufte dhe për 15 vite të tjera, isha dëshmitar e shkruajta prapë qindra histori dhune dhe vdekje. Të vdekurit në luftë rrallë kanë një emër, dhe kështu, me gjithë përpjekjet, shkruhet vetëm për shifra. Ndoshta, për këtë arsye, edhe pse përballë shumë tragjedive, rrallë kujtoj të kem qarë. Por pas 4 dekadave profesion, këtë herë diçka ka ndryshuar.
Arjela 4 vjeçe, Selvia 77, Sardi 17 vjeç, Drita 58 vjeç, Amelia 8 vjeçe, Dionisa 2 vjeçe, Sadiku 85 vjeç, Drita 15 vjeçe e më pas një tjetër, një tjetër, për plot 51 herë. Lista që rendit viktimat e tërmetit nuk mbaron kurrë, si ato 31 sekonda dridhjeje e tmerrshme e tokës që i mori me vete përherë. Të gjithë kanë një emër, një mbiemër, një moshë, një pamje. Secili ka një histori, dhe çdo histori është e zonja të të përshkojë zemrën sepse jeta e tyre, zanatet e tyre, detajet e jetës së tyre private, të bëra publike pas asaj nate, çanë një perde, dhe pas asaj perdeje që ra si muret e shtëpive të tyre, i sheh identikë më të gjithë ne dhe normalitetin tonë.
Aftësia shkatërruese e një tërmeti nuk matet vetëm me intensitetin, por edhe me kohëzgjatjen e tij. Dhe atë natë në orën 3.54 zgjati 31 sekonda, që në një jetë nuk janë asgjë, por për një tërmet janë një pafundësi. “Nëse goditja do të zgjaste 10 sekonda më shumë, bilanci do të kishte qenë katastrofik”, më shpjegon një inxhinjer. E dëgjon dhe një drithërimë përshkon kurrizin sepse kupton që të gjithë ne për pak çaste ecëm me sy mbyllur në honin e një gremine, duke mbrojtur fëmijët tanë të përqafuar nën një tavolinë, pa ditur se kur dhe si ajo lëkundje do të përfundonte dhe nëse jetët tona ishin të sigurta. Tërmetin nuk e ndalon askush, ndaj tani e kemi të qartë se ekzistenca jonë ndoshta u shpëtua nga ato 10 sekonda.
Por tani që terrori është shndërruar vetëm në frikë, vjen ora e rebelimi. Eshtë ora kur kërkohet, pretendohet, drejtësi. Duke filluar nga kriminelët që kanë ndërtuar ato pallate dhe ato hotele duke vjedhur në kurriz të cilësisë së projektit, mbi sasinë e çimentos, ose mbi seriozitetin e kolaudimit. Ose duke çertifikuar falsitete në momentin e legalizimit. Sepse janë këto 4 pika kardinale mbi të cilat bazohet siguria e zyrave ku punojmë, e shtëpive që strehojnë familjet tona apo të hoteleve ku kalojmë pushimet apo presim të huajt. Ligjet antisizmike në Shqipëri ekzistojnë. U bënë shumë të ashpra që në kohën e regjimit komunist, pas tërmetit të fortë të 1979 dhe u përforcuan akoma më shumë në vitin 2000. Janë rregullat europiane, të cilat nëse aplikohen me korrektësi, garantojnë një qëndrueshmëri të ndërtimeve akoma më të fortë se ai i 26 nëntorit. Por problemi është pikërisht ky: A janë respektuar rregullat nga të gjithë funksionarët publikë dhe ndërtuesit privatë?
1) Çdo leje ndërtimi shoqërohet nga një projekt ndërtimi që duhet të respektojë rregullat antisizmike. Projekti kalon në filtrin e një oponenca teknike nga ana e Institutit për ndërtime ose nga një inxhinier i çertifikuar. Pyetja e parë: Projektet në fazë oponenca janë kontrolluar gjithmonë, efektivisht, dhe gabimet në përllogaritje janë korrigjuar?
2) Pasi merret leje e ndërtimit ai projekt antisizmik duhet zbatuar në mënyrë përfekte. Pyetja e dytë: Firmat e ndërtimit që bën punimet e kanë respektuar gjithmonë në mënyrë korrekte apo kanë reduktuar trashësinë e kolonave apo cilësinë e hekurit për të kursyer, duke e bërë më të dobët të gjithë ndërtesën?
3) Gjatë punimeve një teknik i çertifikuar duhet mbikqyrë projektin dhe pastaj, në fund, duhet të kolaudojë ndërtesën duke siguruar që respekton normat antisizmike të ndërtimit. Pyetja e tretë: Kontrollet mbi respektimin e projektit janë bërë realisht gjithnjë? Dhe kolaudimi në fund të punimeve ka qenë gjithnjë serioz, apo (siç thuhet) është lejuar të jepet firmë pa kontrolle, tekniku merr paratë dhe aty mbaron historia?
4) Pastaj ndodh që një godinë prej 3 katesh të bëhet 6 katëshe. Për të legalizuar katet e shtuara në mënyrë abuzive një inxhinier duhet të çertifikojë që themelet ekzistuese janë mjaftueshëm të forta për të përballuar peshën më të madhe. Pyetja e katërt: Çertifikimi i ri bazohet mbi një kontroll real të projektit, apo firmoset pa kontrolle, inxhinieri paguhet dhe aty mbyllet historia?
5) E pastaj një pyetje mbi të gjitha: Projektet teknike dhe çertifikimet që iu dorëzohen institucioneve publike në fazën e leje s së ndërtimit apo legalizimit, janë gjithmonë te plota? Apo pranohen pa u bërë mbi përmbajtjen e tyre kontrolli minimal?
Për prokurorinë nuk do të jetë e vështirë, nëse do të dojë, të zbulojë në cilën prej këtyre 5 fazave fshihet fajtori i rrëzimeve të banesave. Projektuesit gabuan llogaritë? Ndërtuesit vodhën materialet? Supervizorët fshëhën abuzimet? Projektuesit gënjyen në fazë legalizimi? Apo ishin funksionarët publikë që mbyllën një sy, apo të dy, duke lejuar abuzimet? Rrënojat janë aty, dhe ato copëza çimentoje dhe hekuri të deformuar që vranë 51 qytetarë shqiptarë, përbëjnë provën bazë për të identifikuar fajtorët. Mjafton të analizohen për të kuptuar se si janë ndërtuar banesat dhe kush ka gënjyer. Kryeministri Edi Rama premtoi modifikime të reja të kodit penal për të garantuar dënime shembullore për krime të këtij lloji. Ne, që kemi gjithnjë vështirësi të besojmë në mrekulli të tilla, na mjafton të dimë se ligji ekziston që sot dhe parashikon arrestime dhe dënime. Mjafton vetëm të verifikojmë ne se policia, prokuroria dhe gjykata kanë vullnet të dënojnë fajtorët.
Edhe pse këtë herë nuk mjafton. Nuk mjafton të shkojnë në burg fajtorët e rrëzimeve pasi ato ndodhën tashmë. Qeveria duhet të ketë kurajon të hapë një hetim serioz dhe të pavarur për të verifikuar nëse të gjithë pallatet e ndërtuara dhe të gjitha legalizimet e dhëna në keto 30 vite demokracie dhe kaosi, kanë respektuar normat antisizmike. Sepse siguria e shtëpisë është vlera supreme e çdo vendi të civilizuar. Dhe askush prej nesh nuk mund ta dijë nëse një herë tjetër do të na lejohen sërish ato 10 sekonda në këmbim të jetës. (shqiptarja.com)
Prokuroria duhet te veproje urgentisht.
Ke te drejte zoti Bollino, por ne nuk kemi nge te merremi me problemet e verteta. Jemi shume te zene me lincimin e nje zonje qe nen presion tha nje fjale te pamenduar.
.. te nje vendi te civilizuar.. thote Bolino! Ka te drejte! Sigurisht! Por jo me salen dhe like florinjte! Keta kane lindur dhe do te vdesin shpellare me mentalitet krimineli!
Pofesionist i verrete QE i duheshe Shqiperise ne keto kohe tranzicioni nga shteti mafjoz dhe drejtesi mafioze ne shtet te garantiar dhe DREJTESIS PERENDIMORE QE DO NA GARANTOJ LIRINE DHE TE DREJTAT TONA NE RRUGETIMIN EUROPIAN. Faleminderit Karlo!
I nderuar gazetar!
Shumica e objekteve te demtuara ne faze problematike jane objekte te ndertuara teresisht jashte procesit tekniko- ligjor, prej banoreve, ne shumicen derrmuese pa konsulte inxhinierike. Shteti yne i pjerdhur vendosi te shqyeje portat e formalizimit duke i legalizuar me vetedijen e plote qe ishin mina me sahat, por per te hequr pergjegjesine nga vetja e kushtezoi legalizimin me nje relacion qesharak te leshuar nga nje i licencuar si inxhinier, ku ne pjesen me te madhe te relacionit behen supozime mbi strukturen. Kjo tentative e shtetit per tja varur pergjegjesine vetem nje individi aventurier, duke bere sikur nuk kupton qe ai objekt eshte teresish i pa verifikuar, nuk duhet te kalohet lehte… mjafton te shikosh procesin normal te lejes, zbatimit dhe kolaudimit te nje objekti, per te kuptuar se sa falsitet eshte bere ne legalizimet e mijera objekteve.
Gjuetia e shtrigave ndaj pak individeve te papergjegjshem nuk duhet ta heqe pergjegjesine ndaj pergjegjesit kryesor – shtetit, dhe sidomos frymes dhe administrimit gjate pushtetit te kryefshatarit kriminel Sali Berisha.
Dua te nenvizoj qe kategoria e strukturisteve dhe inxhiniereve te ndertimit ne Shqiperi eshte nje aset me vlere i ketij vendi, qe ka realizuar shumicen e objekteve ne kushte te veshtira te konfliktit me investitore injorante, administrate te korruptuar e injorante, dhe shpeshhere te arkitekteve te paafte qe nuk kuptojne kushtet e nevojshme te ndertimit ne zona sizmike. Vlen te theksohet qe shkaktari kryesor i ndertesave te parregullta e te rrezikshme strukturalisht eshte Edi Rama, me formimin e tij “artistik”; megjithate strukturistet tane kane qene te suksesshem.
Uroj sherim te shpejte per shoqerine tone hallemadhe.
Si perhere shume i sakte zoti Bollino. Ne arsyetime, por dhe ne ate qe perhere me ben pershtypje, ne shkrimin e gjuhes shqipe; gazetari qe shkruan me sakte gjuhen shqipe nuk eshte shqiptar. Ne bejme cdo gje afersisht, saktesia eshte e huaj per ne, duke filluar nga shkrimi i gjuhes dhe duke mbaruar me ndertimin e banesave.
Ore zotëri, po ç’pret nga një popull që vjedh edhe çimenton e shtëpisë së tij që po ndërton? Ne jemi popull që presim degën ku qëndrojmë vetë. Këtu ndërtues janë banditët, po të kërkoj inxhineri të zbatohen korrektësisht këto që ju thoni, e rrahin si fillim deri sa të shkojë në spital, më pas, nëse është “hajvan” i pandreqshëm e dërgojnë tek të shumtët. Po ishallah bënë një emision Fevziu, thuaj, ku të ftojë, analistët, Bushati, Vangjeli, Lubonja, Zogaj, Shkullaku, Bejtja, Ngjela, Çupi, e ku di unë që ta zgjidhin këtë problem, rrënjësisht, tërësisht dhe përfundimisht…..
Dhe thonë, pastaj, pse ikin njerzit nga ky vënd!
Nje super shkrim