“Pse ky tërmet ishte më i frikshmi” analiza e sizmologut: Në Tiranë goditja, 1.5 herë më e ulët

3 Dhjetor 2019, 07:21Sociale TEMA

Sizmologu Rrapo Ormeni shpjegoi dje përse tërmeti i 26 nëntorit ishte më i frikshmi megjithëse ai nuk është më i forti i regjistruar në Shqipëri.

“Tërmeti më i fortë i regjistruar është ai i vitit 1979. Ky tani ishte më i frikshmi sepse ne që jemi sizmologë e mendojmë që zgjatja do të jetë 5, 15 apo 20 sekonda.

Unë prisja të mbaronte, kurse ai vazhdonte. Ishte shumë i gjatë, jashtë tipikes. Zgjatshmëria vjen nga thellësia dhe nga madhësia e thyerjes.

Sa më i thellë është, aq edhe më i gjatë është”, tha ai në emisionin Opinion.

Ai nënvizoi se tërmeti bëhet më shkatërrimtar edhe në varësi të truallit dhe se në zonën e Kënetës në Durrës sipas studimeve nuk duhej ndërtuar.

“Dëmtime më të mëdha në toka të buta të ngopura me ujë. Studimi mikrozonik thotë se në zonën e kënetës në Durrës nuk duhet ndërtuar.”

Në Tiranë”, tha Ormeni, “nuk ka arsye te ketë panik pasi është 35 kilometra, këtu vjen 1.5 herë më i ulët.

Tirana ka truall më të qëndrueshëm. Magnituda e niveleve maksimal në Tiranë është e vogël”.

1 komente në ““Pse ky tërmet ishte më i frikshmi” analiza e sizmologut: Në Tiranë goditja, 1.5 herë më e ulët”

  1. BRSS says:

    AH TE QIFSHA SIZMOLOGET QE KEMI NE KETA JAN TE GJITH KOKELOQE ÇA THOT NJERI NUK THOT TJETRI TE GJITH JA FUSIN KOT THON GJERA QE I DI GJITHKUSH KETA JAN PER TE RUAJTUR GOMERET SE PER KETE PUNE TE HAN MUTIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje