Inxhinieri i ndërtimit: Ndërtesat e kaluan pranueshëm tërmetin e fortë

4 Dhjetor 2019, 22:35Sociale TEMA

Igli Kondi, inxhinier ndërtimi, i ftuar në A2, deklaroi se “në përgjithësi, strukturat e ndërtesave e kaluan pranueshëm këtë tërmet të fortë” duke nënvizuar se “nuk është bilanc shumë i keq”.

“Duhet një analizë shumë e hollësishme nga ana inxhinierike për të kuptuar shkaqet që çuan në këto pasoja të tërmetit.

Brenda tyre ka edhe gabime njerëzore, por tërmeti është një forcë e natyrës jashtëzakonisht e fuqishme.

Unë theksoj fort se shkaqet e këtyre shkatërrimeve duhen analizuar me shumë qetësi, imtësi dhe pa u nxituar për konkluzoinet. Në përgjithësi, strukturat e ndërtesave e kaluan pranueshëm këtë tërmet të fortë.

Në Tiranë dhe Durrës mund të kemi 100 000 ndërtesa.

Nga këto, u rrënuan totalisht vetëm 5. Është një sasi shumë e vogël. Më pas, ato ndërtesa të deklaruara të pabanueshme u rritën dhe jemi në 200-300 ndërtesa të pabanueshme.

Unë mendoj se jemi në nivele të pranueshme, duke patur parasysh fortësinë e tërmetit. Nuk është bilanc shumë i keq”, tha Kondi.

Sipas tij, “duhet të jemi të kujdesshëm në shpalljen për shembje të ndërtesave sepse çdo ndërtesë e shembur është kosto individuale dhe për ekonominë e vendit”.

“Një ndërtesë, që të shpallet për shembje, duhet të plotësojë disa kritere. Një kolonë e dëmtuar nuk do të thotë që të shembim ndërtesën.

Për vlerësimin e ndërtesave të shkojnë ekspertët më të mirë që ka vendi ynë. Ne kemi ekspertë që të shpallin me saktësi nëse një ndërtesë duhet shembur apo jo”, u shpreh Kondi.

Inxhinieri nënvizoi se inxhinierët shqiptarë bazohen në kodet evropiane të ndërtimit, pasi kodi shqiptar është i viteve ’80.

“Ne bazohemi në eurokode, ne inxhinierët kemi hyrë në Evropë në këtë aspekt. Nëse pasojat nuk janë më të rënda, kjo i dedikohet edhe faktit që inxhinierët bazohen në normative evropiane. Nëse do të ishim bazuar në normativat e vendit tonë, pasojat do të ishin edhe më të rënda”, tha Kondi.

7 komente në “Inxhinieri i ndërtimit: Ndërtesat e kaluan pranueshëm tërmetin e fortë”

  1. Alb says:

    Po inxhinier po per planin urban i ke hedhur nje sy qe eshte si koshere bletesh kur i shtohen dhe keto pallate qe te bihen ne koke llogarite vet rrezikun.

  2. Wer says:

    O Igli fshatari mashtrues!
    Nuk jane rrenuar 5 ndertesa por 30!

  3. Krio says:

    degjojeni Iglin se di ca flet

  4. Kasem gahinji says:

    Po mureve te shkalleve dhe fasadave te shembura ua gjete origjinen zoti specialist?nese jo,mos mbuloni pislleqet e ndertuesve duke u vleresuar konstruksionin cimento.

  5. Jep says:

    Ti mund te jesh inxhinier dhe shume I zoti biles, por Kur Thua qe bazohemi ne kodin europian, me duket pak tallje bythe.
    Ku ke ne Europe, palate shumekateshe qe srespektojn largesine midis dy ndertesave?? Shume lagje, Mos e dhente zoti ne Rast zjarri shyn dot as zjarrfikset as ambulancat. Mezi kalon nje makine e Vogel.
    Sipas teje KY esht kodi europian qe ke zbatuar zotrote??
    Nga KY termet shqiprine e ka rujt zoti dhe aq, se t ishte per. Kodin tuaj europian do ishin rrafshu shumica ndertesave pas viteve 90.
    Kodi europian thot, Kur po t bjeri nje ndertese prish dhe tjetren ngjitur sado e Forte qe te jet ndertesave do bjeri nga pesha. Thuaj qe bazohemi ne kodin e babezitjes, jo te europes.

  6. h says:

    Inxhinjeret,arkitektet,dhe ndertuesit jane ne nje kategori me gjykatesit dhe prokuroret.
    Hajdute,mafiose dhe te korruptuar.I mungonte vetem kodi penal urbanistik te arrinin ata.
    Shqiperia ngjan atyre pantallonave me arna ne cdo centimeter ku po ti qepesh
    nga njera ane shkepen nga ana tjeter. Ato duhen hedhur ne kazanin e plehrave.

  7. Deti says:

    A ka sy ky inxhinieri. Ne vend te ngrej probleme per ndertime me te mira, mundohet ti fsheh. Inxhinierat tane nuk vleresojne dot paanshmerisht pasojat. Duhen absolutist specialist te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje