Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej komplekseve më të mëdha të dëmtuar.
Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.
“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”- u shpreh Basha.
“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore.
Sipas PD, banorët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, nuk kanë asnjë përkujdesje nga bashkia dhe nuk kanë asnjë përgjigje prej saj se çfarë do të bëhet me ta në të ardhmen, megjithëse dokumentet i kanë dorëzuar, siç u është kërkuar.
U mo luli qe u prisha mënç nga termeti dhe te lavderova dhe pa kaluar java u pendova!! Po 10 dite tu deshen a vulehumbur te kuptosh qe njerezit jane te pa qete edhe te pakenaqur, po nga se ta kene, valle e ke kuptuar, apo adadadudi qeveria
PO kete inspektor kush e ka komanduar qe na raporton ato qe dime me mire se ky?!
MERE DY FAMILJE TE VILAT E TUA ME PISHINE ME QE JU VJENE KEQE PER POULLIN E VARFER O LULE
Gamor ti,gamor kush te vuni….