Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shprehet se paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm kur liderët serbë, do të flasin me turp, për trashëgimin e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviç.
Komentet e presidentit Thaçi vijnë pasi më 5 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se sa i përket masakrës së Reçakut më 1999 “bëhet fjalë për një krim të trilluar dhe se gjithçka ishte trillim i një mashtruesi, siç është William Walker”.
“Kancelarja Merkel foli me dinjitet në Aushvic për turpin e autorëve të krimit në të kalurën. Liderët serbë flasin me krenari për gjenocidin.
Ne do të arrijmë paqe për të ardhmen e gjeneratave në të gjithë Ballkanin, kur me turp dhe vetëm me turp shprehemi për trashëgimin që ka lënë Millosheviçi”, ka shkruar në Twitter presidenti Thaçi, duke përmendur një vizitë që kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë në kampin e përqendrimin në Aushvic, ku tha se ndihet thellësisht e turpëruar nga krimet gjermane.
SI SALI PORDHA PER ATO TE KOMUNIZMIT!! GRUAN KU TA KETE
Nëse Franca dhe Anglia i kërkojn dëmshpërblim lufte Gjermanisë, atëher nis lufta e tretë botërore.